Reagon ministrja Nikolla: E zhgënjyer nga shurdhëria partiake e Presidentit

14 Gusht 2015, 14:11Sociale TEMA

 

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka reaguar përmes një deklarata për mediat pasi Nishani ktheu në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Arsimin e Lartë. Ajo thotë se ndihet e zhgënjyer nga shurdhëria partiake e Presidentit.

E zhgënjyer me qëndrimin aspak mbi palët të Presidentit të Republikës dhe me shurdhërinë e tij partiake ndaj argumentimit të hollësishëm të Komisionit të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, ku rikujtoj se bëjnë pjesë ekspertët më të spikatur shqiptarë të fushës pa dallime prirjesh e bindjesh politike. E zhgënjyer me faktin që Zoti President shpërfilli produktin profesional të një procesi gjithëpërfshirës dëgjesash e konsultimesh që si rrallë herë u shtri në më shumë se një vit, duke i dhënë mundësi e hapësirë të gjerë demokratike çdo zëri të veçantë, çdo institucioni të arsimit të lartë, çdo grupi e komuniteti pedagogësh e studentësh të interesuar për të thënë fjalën e tyre. 

 

Por e zhgënjyer gjithashtu me faktin se Presidenti bëhet palë me pakicën politike dhe me pakicën shumë të vogël të pedagogëve që e kundërshtuan Ligjin e Arsimit të Lartë verbërisht, ndërkohë që për Presidentin mbështetja dhe përgëzimi publik që ky ligj mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit të Komisionit Evropian, si edhe nga një numër i vyer ekspertësh të shquar evropianë, nuk paska asnjë vlerë.

 

Megjithatë, ky qëndrim antireformist i radhës nga ana e Presidentit të Republikës, nuk e lëkund aspak, përkundrazi e përforcon bindjen dhe vullnetin e shumicës sonë për ta rivotuar Ligjin e Arsimit të Lartë sapo të çelet sesioni i ri parlamentar. Arsimi i Lartë nuk do të jetë më as bajrak i partive politike, as tokë e djegur nga disa bajraktarë që duan ta mbajnë peng atë. Koha kur konkurenca dhe merita abuzoheshin papushim në emër të një autonomie të kufizuar vetëm në kuadrin e papërgjegjshmërisë ndaj prindërve e studentëve, ka marrë fund. 

10 komente në “Reagon ministrja Nikolla: E zhgënjyer nga shurdhëria partiake e Presidentit”

  1. Ai says:

    Nuk dua te bej politike por eshte mire qe nenet me te debatueshme te rishikohen pasi ky ligj ka nevoje qe te ndryshoje pasi do te jete nje deshtim ne praktike nese kalon keshtu sic eshte.

  2. Alo says:

    Gjytyrym edhe nga koka. …..referendum per president. ..urgent

  3. ananananananannannanana says:

    Pertej Jari, ku merr vesh ti moj shushke!

  4. Hegelbert says:

    Ky Presidenti eshte vegla e atij me kontribute ne demokracine shqiptare dhe qe e binde ti ne Parlament moj tyryfyle.

  5. Tema says:

    Ka qën student i dobët nishani

  6. Socialisti bythpambuk says:

    Pa shiko te bisedosh edhe nje here me Saliun se mbase i thote ndonje fjale Nishanit . Ik moj IDIOTE .

  7. era says:

    Po moj laraske e oksigjenuar, edhe ne ashtu themi, qe arsimi nuk do jete KURRE bajrak i partive por do jete e drejte e rinise shqiptare, i bijve te popullit qe nuk kane para se nuk kane vjedhur, nuk kane vrare per te vjedhur, nuk kane bere korupsion dhe nuk kane para per te paguar per mafian dhe klientet e pushtetit, dmth te partise.
    Problemi me projektligjin e arsimit te larte nuk eshte ne thelb ne aspektin ekonomik.
    Kete nuk po kupton OSE BEN SIKUR NUK E KUPTON politiko-burokracia e sektorit te arsimit.Ai eshte nje problem politik per shume arsye qe keta buratinet e arsimit nuk i kuptojne ose se jane militante partish dhe aq e kane trurin ndersa ata qe e kuptojne jane vegla sejmene te pushtetit dhe jane kurdisur per te mbajtur ate qendrim ashtu si paturpesisht dhumica e “deputeteve ne kuvend” qe edhe nese e kuptojne se perse jane ulur ne ate salle, nuk kane guxim e dinjitet qe ti thone JO padrejtesise.
    Po ate JO do te dine t’ja thone studentet dhe pjesa me e civilizuar dhe dinjitoze e shoqerise.
    Ky ligj eshte nje tradheti ndaj kauzes universitare si kauze emancipimi dhe demokratizimi.

    Rastesisht presidenti ka qene mbi palet mbasi ky ligj u propozuar vite me pare edhe nga PD por nuk u pat guximi te kalohej.
    Si duket keta birbot e Rilindjes kujtojne se kane marre 1 miljon vota dhe me kete mund edhe te djegin Shqiperine se “kane marre 1 miljon vota”
    VOTAT QE KANE GRABITUR -edhe sikur ti kishin te marra 100% nuk ja jep njeri qe ata ti perdorin kunder atyre qe ja u kane dhene. kjo do ishte absurde! Por paturpesia shkoka deri aty!

    Edhe para 2 vjtesh i kishit marre 1 miljon shuplaka por po te mos ishte ngritur rinia sot armet kimike do i kishim si varr i hapur siper kokes.

    Jeni ju qe keni marre 1 miljon shuplaka qe me paturpesi bete veshin shurdh dhe syrrin qorr per betonizimet tek diga e liqenit, tek UNIVERSITETI qe po i veni flaken.

    Rinia dhe shoqeria nuk do lejoje perverset ta bejne Shqiperine pershesh.
    Sa mjerane duket kjo ministre kukell!

  8. Hiqeni kete kete “pupel” te verdhe.
    Kjo nuk eshte femra shqiptare
    Nuk ka lidhje me grate,
    vajzat, nenat tona.
    Aq me pak me arsimin
    Kuvendin, qeverine.
    Nje kryetare lagjeje-Hije
    Se nga mbiu ne Tirane?
    Tiranes i beri hatane.

  9. alti says:

    Znj.Ministre nuk ke pse zhgenjehesh, nga kthimi qe i beri ligjit per arsimin e larte presidenti Nishani ,pasi ai ka nje mision ,qe te sabotoj me cdo kusht cdo nisem ligjore te mazhorances , qe perben progres per Shqiperine . Ai nuk u zgjodh nga Sali sulltani , se ishte me i zoti dhe me i pashmi nga te tjeret ,por se ai eshte betuar jo ne kushtetute ,por ne statusin e partise se Shqupit. Me thoni nje ligj qe perben reforme ne Shqiperi , qe te mos e kete kthyer Nishani. Shikoni vetem kur reagon ai si president ,gjithmone mbas ankimeve qe ben PD ,ku shumicen e ketyre ligjeve e ka miratuar dhe gjykata kushtetuese. Shqiptaret jane mesuar me kete president ,dhe nuk ka per te ndryshuar jo vetem kur te iki pa ceremoni nga ai post ,por deri sa te jete gjalle ,se nuk ka kellqe te kundershtoj ate qe e vuri per te kryer misionin antishqiptar te Shqupit . E vetmja rruge eshte largimi i tij si shkeles i kushtetutes ,dryshe ai keshtu do te veproj . Megjithse ligji ka nje pike shume te diskutueshme sic eshte neni 12, ku flitet per financimin e universiteteve private ,qe per mua eshte antiligjore dhe qe perdor taksdat e shqiptareve per bisnesin privat .presidentin e kemi besnik te misionit qe I eshte kerkuar .

  10. sit.. back and relaks → says:

    Shkruaj Xavierit se ndoshta thot ndonje fjale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje