156 mijë fëmijë, riaplikim për pasaporta. U prodhuan gabim me afat 10-vjeçar

16 Gusht 2015, 15:41Sociale TEMA

156 mijë shtetas shqiptarë duhet të riaplikojnë për pasaporta për fëmijët e tyre, për shkak të një gabimi teknik gjatë prodhimit të dokumentit biometrik në vitet 2009-2010.

Gjatë një interviste për Top Channel, drejtoresha e sistemeve informatike në Drejtorinë e Pergjithshme të Gjendjes Civile, Miranda Harizaj pohon se pasaportat, për shtetasit deri në 16 vjeç, aksidentalisht janë prodhuar me afat 10-vjeçar, ndërsa duhet të ishin me afat përdorimi për 5 vite.

“Siç dihet, në ligjin për pajisjen me pasaportë të shtetasve shqiptarë, afati i vlefshmërisë për shtetasit nën 16 vjeç është 5 vite. Për periudhën Prill 2009-Korrik 2010, Ministria e Punëve të Brendshme ka prodhuar 156 mijë pasaporta për shtetasit nën 16 vjeç në momentin e aplikimit, të cilët kanë pasur afat të pasaktë vlefshmërie. Afati i tyre i vlefshmërisë, në vend që të ishte për 5 vite, ishte bërë 10 vite. Kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik në sistem, që u konstatua me vonesë dhe ndryshimet e nevojshme për përmirësimin e sistemit bënë, që të identifikoheshin gjatë kësaj periudhe pasaportat e tyre. Ky korrigjim ka filluar në korrik të vitit 2010 dhe pas kësaj date është vijuar me prodhimin e pasaportave me afatet e duhura”, shprehet Miranda Harizaj, drejtore e sistemeve informatike.

Por a janë të informuar qytetarët për këtë ndryshim? Për më tepër që mjaft familjarë udhëtojnë jashtë vendit së bashku me fëmijët në këtë periudhë për pushimet e verës?

“Me konstatimin e këtij problemi, le të themi me afrimin e periudhës së skadimit të atyre pasaportave, në sistemin TIMS të kontrollit të kufirit – ku vlerësohen dokumentet e identifikimit të të gjithë shtetasve që dalin apo hyjnë në Shqipëri, – është bërë zëvendësimi. Për menaxhimin e këtij problemi, qeveria pasi e vlerësoi me ekspertët përkatës, Ministria e Punëve të Brendshme propozoi shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së këtyre pasaportave për këta shtetas me 1 vit, në mënyrë që t’iu lihej kohë për njoftimin dhe për pajisjen me dokumentin e ri. Në këtë kuadër, ky akt kalimtar ligjor për shtyrjen e tyre me 1 vit ka hyrë në fuqi më 21 prill 2014, kohë gjatë së cilës Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë ka realizuar planin dhe ka menaxhuar situatën për njoftimin e këtyre shtetasve që janë në list”, vijoi më tej Miranda Harizaj.

Sipas Harizajt, kërkesat e shtetasve për të ribërë pasaportën për fëmijët e tyre ka ndikuar që të ketë radhë në sportele, duke qenë se gjatë verës mjaft emigrantë aplikojnë për pasaportën biometrike kur kthehen në atdhe.

4 komente në “156 mijë fëmijë, riaplikim për pasaporta. U prodhuan gabim me afat 10-vjeçar”

  1. Shtet rrempall. E ka thene Ai i madhi. …………… s’te kuptova dot asnjehere.

  2. shvejk says:

    Sa eshte kostua per 156 000 pasaporta te reja dhe kush mban pergjegjesi per kte gabim te “vogel”?

  3. Tema says:

    Të paguajn gjysëm çmimi në pashaportën e arrdhshme të gjith ata që jan viktim e ktij ndryshimi.

    1. Stela says:

      goxha zgjithje thjeshte te dergojne me poste pashaporten ne zyrat perkatese dhe po me poste tu dergohen te rejat. Keto njoftime te mos jepen ne shtyp por cdo personi qe eshte prekur nga kjo mospergjegjesi e shtetit ti dergohet nje leter zyrtare ku ti kerkohet falje dhe to jepet pasaporta e re per free. Shqiperi te kam ….etj i madhi Konica paska thene nje te vertete te madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje