Gaz Paja i përgjigjet apelit për ndihmë të Veliajt: Adopton një cerdhe

16 Gusht 2015, 13:55Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një fushatë për të riparuar në kohë 31 çerdhet e Tiranës.

Gazmend Paja, aktori i humorit i është bashkuar kësaj nisme së fundmi. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj postoi në Facebook lajmin duke shtuar se kanë mbetur edhe 14 çerdhe të tjera.

“Gaz Paja është 1 nga 17 bamirësit që kanë ‘adoptuar’ 1 çerdhe per ta riparuar. Kane mbetur dhe 14. Nëse do të japësh një dorë ta kalojmë këtë situatë emergjence me çerdhet, na shkruaj tek [email protected] ‪#‎TiranaSolidare‬“, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

 

Më 14 gusht Kryebashkiaku  shpalli nismën “Adopto një çerdhe” duke kërkuar ndihmë nga komuniteti.

“Nëse në qytetin më të madh të shqiptarëve ka mjaftueshëm bamirësi dhe bujari, duhet të ketë edhe 31 qytetarë, biznese, fondacione apo organizata, që të adoptojnë një çerdhe. Për shkak të buxhetit të rrënuar dhe borxhit që na ka zënë frymën, e kemi të pamundur që vetëm në një javë të prokurojmë, tenderojmë apo të gjejmë financat e nevojshme për riparimin e tyre. Ndaj, sot thirrja është shumë e qartë: ‘Adopto një çerdhe’”, u shpreh atëherë kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës sqaroi se administrata do të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme për projektet dhe për stafin, për t’u siguruar që 31 çerdhet që sot janë pa asnjë financim të kenë një fillim të mbarë të vitit, për të gjithë prindërit që duan dhe presin një çerdhe sa më dinjitoze për fëmijët e tyre.

“Jam shpresëplotë se në të qytetin më të madh të shqiptarëve do të gjenden 31 njerëz bujarë, të cilët do të na shpëtojnë nga ferri financiar ku jemi sot”, deklaroi Veliaj.

 

 

1 komente në “Gaz Paja i përgjigjet apelit për ndihmë të Veliajt: Adopton një cerdhe”

  1. Tema says:

    Rama adopton ekspozita me parat e çerdheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje