Të zhgënjyer nga Gjermania; drama e azilkërkuesve zbret në Rinas

15 Gusht 2015, 11:24Sociale TEMA

Nga Aleksandra Bogdani, BIRN

Han Tola është kthyer qejfprishur në hollin e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, dy muaj pasi përcolli vajzën e tij të pleqërisë.

“Qëndroi 1 muaj e gjysmë në kamp. Qe e kotë,” thotë burri rreth të 60-ave, pa ia shqitur sytë portës dalëse nga pritet të shfaqen pasagjerët e një avioni charter, të nisur në mesditë nga aeroporti i Frankfurtit në Gjermani.

Hani është baba i tetë fëmijëve, i zbritur në mesin e viteve ’90 nga Kukësi në rrethinat e Tiranës. Në të dy qytetet ka ndërtuar nga një shtëpi; familja e tij nuk klasifikohet tek “njerëzit në kufijtë e mbijetesës”.

Si shumë të tjerë në aeroport, edhe Hani e ka ndarë mendjen se ky vend është i pashpresë. Për të bijën, ai ëndërron Amerikën-Gjermania qe për të një zgjedhje me gjysmë zemre.

Gjithsesi, ajo u dorëzua një muaj e gjysmë pas qëndrimit në një kamp refugjatësh në Frankurt dhe u tërhoq vullnetarisht nga procedurat e azilit. Në këmbim, ka marrë mbrapsht pasaportën “e pastër” dhe një biletë falas për kthimin në atdhe.

Avioni charter me 83 persona në bord- i katërti i kthyer në dy javët e fundit në Rinas është ulur në orën 15.00 të së enjtes në pistë. Dyzet minuta më vonë, të afërmit e azilkërkuesve janë ngjeshur pas shiritit ndarës të hollit kryesor, të paqartë nëse duhet të presin aty apo të shkojnë në komisariat.

Një polic thatim në një radhë me të tjerët informon se të kthyerit vullnetarisht nuk do të merren në pyetje.

“Po pres tim vëlla. Po e kthejnë nga Gjermania,” përgjigjet polici.

Aeroporti i Rinasit po përjeton gjatë ditëve të fundit valën e parë të të kthyerve, pas largimeve masive që kulmuan në muajt e pranverës. Autoritetet gjermane raportojnë se kanë në kampe rreth 30 mijë azilkërkues nga Shqipëria.

Shanset që shqiptarët të fitojnë azil në Gjermani janë afër zeros, por apeli i autoriteve shqiptare dhe gjermane ka rënë deri më sot në vesh të shurdhër.

Azilkërkuesit e kthyer

Në dy javët e fundit, Gjermania dhe Luksemburgu kanë kthyer rreth 300 azilkërkues në Rinas; vetëm 1 për qind e shqiptarëve që pritet të kenë të njëjtin fat në muajt e ardhshëm.

“Presim fluks të madh përpara,” i tha BIRN shefi i komisariatit të Rinasit, Ermal Milori.

Në Rinas ndiqen dy procedura për të kthyerit. Vullnetarët zbresin si pasagjerë të zakonshëm, ndërsa të dëbuarit shoqërohen me eskortë policie dhe i kalojnë ca orë të mira në komisariat.

Të parët në portën dalëse të aeroportit shfaqen 3-4 çunakë. Asnjëri prej tyre nuk ngjan t’i ketë mbushur të njëzetat. Djemtë tërheqin zvarrë valixhet e rënda, takohen me të afërmit dhe zhduken në morinë e njerëzve të shumtë të aeroportit.

Vajza e Hanit del fill pas tyre, e ngarkuar me valixhe dhe çanta dore.

“Kampi? I tmerrshëm…” thotë ajo, pasi përqafohet me të atin.

Kushtet e këqija në kampet e përkohshme të refugjatëve në Gjermani përmenden prej të kthyerve si arsyeja kryesore e tërheqjes nga azili. Shanset e pakëta dhe frika nga penalitetet janë gjithashtu faktorë kryesorë.

Realiteti i prekur në Gjermani ishte krejt ndryshe nga sa kishte dëgjuar edhe për një 20 vjeçar nga Shkodra, i cili refuzon të identifikohet.

“Ika me shpresën se do të gjeja punë, por ishte e pamundur,” thotë me trishtim ai.

Përtej dramave personale, të kthyerit janë një procedurë rutinë për policinë e Rinasit. Shefi i komisariatit të Rinasit shpjegon se të deportuarit intervistohen për rrugët e ndjekura dhe më pas lihen të lirë.

Më shumë se tek të kthyerit, vëmendja e policisë së Rinasit është e përqendruar tek ata që tentojnë të ikin. Milori këmbëngul megjithatë se aeroporti nuk rezulton të jetë porta kryesore e azilkërkuesve shqiptarë drejt vendeve të BE-së.

Shefi i komisariatit shpjegon se azilkërkuesit në Rinas bien në sy prej valixheve të rënda dhe lëvizjeve në grup. Paqartësia për arsyet e udhëtimit dhe vendin ku do shkojnë janë elementë të tjerë që ndezin alarmin e kuq tek punonjësit e policisë.

“Kur në valixhet e tyre gjejmë certifikata të noterizuara apo copëza gazetash për konflikte të vjetra, atëherë përpjekja merr fund,” thotë ai.

Biletat e shtrenjta dhe rreziku i lartë në Rinas i ka shtyrë azilkërkuesit shqiptarë drejt rrugëve tokësore apo udhëtimeve me target.

Sipas policisë, pikat kufitare me Kosovën dhe Maqedoninë rezultojnë më të rrahurat në këtë epidemi largimesh nga Shqipëria. Arsyet janë praktike; vigjilenca në pikat kufitare me vendet e rajonit është më e ulët, ndërsa kostoja e udhëtimit me linjat low cost është më e lirë.

Shkaqet e emigrimit

Në një studim të fundit, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme gjermane, emigrantët nga Ballkani janë katërfishuar gjatë muajve të fundit. Autoritetet gjermane i quajnë ata “azilantë socialë”.

Ky raport tregon se edhe pse Shqipëria, Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi janë politikisht, ekonomikisht dhe etnikisht shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, ato kanë si emërues të përbashkët prirjen për emigracion.

“Ajo çka e shkaktoi dyndjen e tyre në Gjermani nuk është gjë tjetër veçse standardi i ulët i jetesës dhe margjinalizimi social,” thuhet në studim.

Në Shqipëri, fluksi i lartë i të ikurve është shoqëruar me mesazhe sensibilizuese të tipit “mos u mashtroni”, ndërsa mungon një studim i mirëfilltë për shkaqet që shtynë mijëra shqiptarë të braktisin vendin në pak muaj.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga intervistimet e të kthyerve japin një panoramë të pjesshme mbi identikitin e azilkërkuesit tipik shqiptar.

Shefi i komisariatit të Rinasit i tha BIRN se shumica e azilkërkuesve janë të një moshe relativisht të re, të cilët jetojnë në zonat më të varfra të vendit. Ai tregon se pjesa dërrmuese e të kthyerve janë nga Kukësi, Kalaja e Dodës dhe Dibra.

Pasi kanë dështuar me mesazhet sensibilizuese dhe kontrollin e kufijve porozë, autoritetet shqiptare i kanë kthyer sytë nga azilkërkuesit e zhgënjyer nga Gjermania. Së fundmi, ata po shihen si një aset i çmuar i fushatës së sensibilizimit për dekurajimin e njerëzve që po bëjnë gati valixhet.

“Të kthyerit do të ndërgjegjësojnë të tjerët se në Gjermani nuk ka azil për shqiptarët,” tha Milori për BIRN.

17 komente në “Të zhgënjyer nga Gjermania; drama e azilkërkuesve zbret në Rinas”

  1. Flutura says:

    Ky Hani 60 vjec enderron Ameriken. Po provoje me llotari amerikane mor burre…

    1. adriatik says:

      Pse nuk shkoni per azili te bab juaj xhepi i erdoganeve.

      Atje jetohet mire dhe mund te kendoni 5 here ne dite allahu ekber.

    2. atdhetari says:

      iDuan ta kthejne Evgropen kerme sic eshte Amerika qe tani ka 50 milione emigrante ilegale.Pasi e bashkuan Evropen duan ta shkaterrojne rracen e bardhe.Gjerma,ia na ka borxhe se na ka pushtuar vrare masakruar dhkateeruar e djegur,Gjermania nuk na ka paguar demshperblimet e luftes dhe megjithate i kthen Shqiptaret dhe MBAN ARABET ME ZEZAKET.DUHET TUA BEJME DHEN E ME KUFIJ NDANJEN DHE KOHEN E VIZITES NE SHQIPERI ZIONISTEVE GJERMANE

  2. Tema says:

    Tallen me refugjatët nga anët tona

  3. bismark_Ber says:

    Te gjithe e kane nga halli, po te kishin nje menyre per te jetuar ne Shqiperi nuk do iknin. Ardhja e rilindjes me sa duket e ka “rritur” shume standartin e jeteses

  4. filani says:

    Azil? Po pse cfare jeni duke vuajtur ne krahasim me ata qe vdesin urie dhe vriten apo perdhunohen nga lufterat? Emigrimi ekonomik eshte ndryshe nga azili, ndaj boll si idiota qe jeni, se dhe ato dy leke qe moret borxh i late per.lesh, duke pasuruar te tjeret. Njerez injorante! Duket si eshte veshur e cfare valixhe ka ajo vajza e ketij ne foto… tamam per azilkerkues.

  5. E po kjo pune! says:

    ore shanset nuk i duhen privuar kerkujt por ka shume nga keta qe lane malet dhe u ngulen ne pronen e tjetrit, e bene Tiranen hale dhe tani kujtojne se po do ua shtroje bota jashte. Ta gezosh pronen ne Tirane, por lere ate nga ke ardhur qe te shitet dhe te futet ne fondet e kompensimit per pronaret… enderra me gjermane!!!!! e ndritet ketu dhe po ju kerkojne me qiri jashte tani. E po ta cosh me duart e tua, fillikat evlatin jashte, ku te con mushka mor burre, ikje dhe ti me te dhe jo copa copa se e keni bere familjen katrahure.

  6. Cecua me Mustaqe says:

    Keta jane te gjithe me nga dy shtepia,nje shtepi e kane bere ne Tirane,ku kane zaptuar tokat tona,e nje shtepi ne fshatin apo qytetin nga kane ardhur. Cecua i shkrete den baba den ne Tirane,me nje shtepize dy e nje guzhine, e tokat sna i japin se na i kane zene keta,e kane bere villa. E thone skemi leka,po kur ske leka,ku i gjen qe iken?

  7. kercovari says:

    hapni bythen e punoni, ndertoni shtepin tuaj shtetin tuaj ashtu si e ben gjermanet shtetin e tyre pas shkaterrimit te luftes 2 botrore.
    e at gjermani o te pa shpres shqiptar e ndertuan me te nderuarat e atij populli, GRUAJA.
    ju o te pa shpres e keni sherrin aq te thell sa edhe per shum dekada do vuani nga sherri grop pas qafe.
    Si te ja bej varrin tjetrit, ta rrej e te kenaqem !

  8. shite! says:

    Ky eshte vetem filimi i endrres evropiane
    European Dream!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  9. Templarius says:

    Njerez parazita,injoranta qe mashtroheni si nje kope delesh.Pse duhet te ju mbaj shteti gjerman kot,kur as nuk keni lufte e as nuk keni diktature ne vendin tuaj.Pse,idiota jane gati 1,5 milioni shqiptare te tjere qe jetojne neper bote si emigrante duke punuar e duke jetuar me djersen e tyre.Kurse ju doni azil,shpi e lek nga shteti kot.Punoni ne vendin tuaj,nese ska pune aty atehere emigroni sic bejne te gjithe tjeret.

  10. Opinionisti says:

    Han Saliu deri ne Tirane mujti me t’sjell. Ke ndertu pa leje, s’ke pagu drita dhe uje. I ke ra vetem daffllakut t’grus me sa po shof (8 kalamaj!!!). T’kemi mbajt ne shqiptaret per 25 vjet Han. Tani ta ka qejfi te te mbajne edhe gjermanet me buke ty dhe ato klyshat me 2 gishta lart?!

  11. Bond says:

    Na mbyten dembelet dhe injorantet! Tamam nje kope bagetish! Mbasi e bene pershesh Tiranen dhe gjithe bregdetin, tani duan te hane e te dhjesin ne shtepine e Gjermanit! Por ndalu beg se ka hendek….

  12. Fred says:

    Vertet ne shqiperi nuk ka shum pune,por po te kerkosh gjen.Nuk gjen dot nje hidraulik,nje elektriçist,nje njeri qe te punoj token etj etj.Gazeta çelsi eshte plot me vende pune.JEMI DEMBELE,DUAM LEK DUKE PJERDH NE DYSHEK.

  13. anonime says:

    Se per cfare azili e kane fjalen keta maloket se kuptoj turp tu vije se s’lane letra fallco e rrena pa sajuar per me marr azil.Kjo se s’eshte e vetmja ca arsye ka kjo kuksianja ka lufte ne Kukës apo ne Tirane njerez te ndyre e pa pike dinjiteti lerjani vendin atyre qe jane vertet ne nevoje qe u djegin shtepite e vrasin femijet e i bombardojne keshtu eshte kjo jete me rradhe kur u be lufta ne Kosove e hapen azilin sot ska lufte ska diktature pra ska azil .Ik ne Kukes e puno token ti goca hanit me Gjithe Hanin se 60 vjec ne Gjermani do ishte akoma tu punu Hani e jo me dredh zinxhiret ne Tirone.

  14. Karamahmuti says:

    Turp per gjermanine mos me i pranua keta far burrash vec kulture do ju kishin sjedhe ju kishin mesuar si me la bythen me ibrike kur bani pordha

  15. arjan says:

    ky polici i Rinasit i cili me thote se te kthyerit (do te shoqerohen me eskorte policie dhe do te kalojne disa ore te mira ne komisariat) eshte ne vete apo duhet ta provoje te jete i pa pune dhepa shprese e pesoje fatin e atyre qe do mimbaka ne komisariat.

    te vije turp o polic.

    ministri i rendit duhet ta shkarkoje kete punojs policie i cili nuk di te komunikoj me mediat per me teper mburret se do shoqeroje per disa ore te mira hallexhinjte e ketij vendi te varfer ne komisariatin e tije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje