VIDEO/ Vogëlushi gjerman trondit racistët: A ka të huaj në kopshtin e fëmijëve? Jo, atje ka fëmijë

18 Gusht 2015, 20:03Sociale TEMA

“A ka të huaj në kopshtin e fëmijëve? Jo, atje ka fëmijë”.

Kjo përgjigje spontane e një fëmije 4 vjeçar gjerman është bërë hit në medet sociale në gjuhen gjermane.

Ai po klikohet dhe po merr pëlqime të mëdha.

Me përgjigjen e tij vogëlushi me emrin Niclas ka befasuar edhe këngëtarin e njohur të rapit, Fard, i njohur për qëndrimin e tij “cool”.

“Argument i mirë. Shikojeni se sa lirshëm përgjigjet”, u drejtohet Fard shikuesve të vet.

Në të vërtetë Fard ishte mysafir i emisionit ku do të bëhej fjalë edhe për debatin rreth fluksit të madh të refugjatëve në Gjermani.

Por, gjatë xhirimit, në skenë vjen spontanisht voglushi Niclas.

Hiphop.de e ka vendosur këtë video në Youtube me këtë titull: “Ekzistojnë 1000 përgjigje lidhur me çështjen e refugjatëve. Por të vetmen përgjigje të vërtetë na e jep një 4 vjeçar”.

Dhe vazhdon:

“Hiphop nuk njeh absolutisht asnjë kufi! Mendoni për këtë. Njeriu është njeri”.

Klipi deri në mbrëmjen e të dielës ishte klikuar më shumë se 500 mijë herë.

7 komente në “VIDEO/ Vogëlushi gjerman trondit racistët: A ka të huaj në kopshtin e fëmijëve? Jo, atje ka fëmijë”

  1. agostin says:

    Nje pergjigje fantastike e ketij vogelushi,nje pergjigje te tille ka dhene Albert Ajnshtajni kur hyri ne Amerike .Kur e pyeten se:çfare rrace jeni zoteri? Ai pergjigjet se: jame rrace njerzore, dhe kjo mjafton.Kushe din pak gjermanisht, do te mahnitet me pergjigjen gjenjale te ketije femije.Komplimenti, dhe urime pere ate familje qe e ka lindur dhe edukuar.

    1. aaa says:

      Le qka flet fmiu,qka flasin te rriturit,shiqo planet qe arrijn me refugjate si ne shqipri si ne Kosove.

    2. Toni KS says:

      Paske nderruar mendim nga komentet e meparshme. Megjithese pergjigjia e femiut eshte e padjallezuar dhe te ngrohe zemren, shqetesimet per numrin e refugjateve nuk jane te pabaza. Gjermania veq ka disa milion te huaj te paasimilueshem, qe ju digjet zemra per xhihad. Nese keta kalojne 10% e popullesise do te prishet kohezioni social pasi refuzojne te heqin dore nga kultura e tyre retrograde e cila ishte edhe shkaku qe i beri refugjate. Inazioni nuk behet vetem me ushtri por edhe me refugjate (dhe lindje masive). Europa ka me teper refugjate arabe/turq se sa mund ti asimiloj. Pa e mundur ushtarakisht ISISin dhe islamofashizmin politik, keta refugjate duhet te sistemohen ne vendet si Turqia dhe atje tu ofrohet ndihma humanitare. Perndryshe vete europianet rrezikojne te behen refugjate ne disa gjenerata.

    3. Sit back.. and .....relaks says:

      Kur te rritet do mesoje te beje dhe dallimin.

  2. Bekimi says:

    O Agostin, me zor do ta bësh të qartë se jeton për ca kohë në Itali?
    Komplimente, shoku, komplimente, jo “komplimenti”.
    Shumësi në shqip merr “e” në fund në këtë rast, dhe jo “i”
    I-ja në fund të fjalës “komliment” e bën atë në trajtë të shquar.

  3. drini says:

    Mos luani me pafajesine e femijeve. Femija ne ate moshe nuk e di fjalen te huaj apo racizem. Instikti i mbijeteses zhvillohet tek njeriu ne moshen e adolishences. Pa instintik e mbijeteses bota do te ishte nje anarshi dhe a pa zhilluar.

  4. Maxhuni says:

    Po more vogelushi i vogel niklas por ne qofte se vendi juaj vazhdon me marre refugjate arab cdo dite emrin tuaj duhe ta zevedesosh me aqif os karamahmut ma vone do ta kuptosh se tash je i vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje