Eshtë i mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë dhe mundësitë që ajo ofron, prandaj apeli i tij ndaj Shqiptarëve është ta ndërtojnë të ardhmen këtu dhe jo duke kërkuar azil.
Ky është mesazhi që lëshoi nga Shkodra, kardinali i Kelnit në Gjermani Rainer Maria Woelki, i cili e quan azilin më së shumti problem të vendit tonë:
“E shikoj si problem të Shqipërisë pasi në 2013-n kanë qenë 3.2 milion banorë dhe ndërkohë janë 2.8 milionë tani.
E shoh të rëndësishme për të qëndruar këtu dhe për ta zhvilluar vendin. Dhe mendoj se Shqipëria e ka fuqinë për të ecur përpara.
Vetëm strukturat sociale duhet të jenë ato të duhurat, që nuk bën të mundur vetëm mirëqenien e një grupi por të të gjithëve”, shprehet ai, raporton Ora News.
Kardinali Maria Woelki ndalet tek disa prej fushave ku shteti duhet të ketë fokusin e zhvillimit dhe të orientojë politikat e veta, siç është arsimi, shëndetësia apo lufta ndaj korrupsionit:
“Duhet çuar përpara arsimi jo vetëm ai shkollor por më shumë profesional. Sistemi shëndetësor le shumë për të përmirësuar, dhe duhet një shërbim që t’i shërbejë të gjithëve. Barazia shoqërore çon në luftimin e korrupsionit, dhe në paqe të mëtejshme.
Është e rëndësishme të investohet në shtresën e mesme, jo vetëm për shkollën por edhe për profesione artizanale.
Qëllimi është një shoqëri solide, sepse nëse nuk është solide nuk ecën përpara. Nëpërmjet projekteve që kemi prezantuar qëllimi është formimi i një strukture shoqërore solide.
Gëzohem që jam këtu i pranishëm në Shqipëri mes jush. Kam tre ditë këtu dhe kam njohur këtë vend të mrekullueshëm.
Jam i mrekulluar nga bukuritë dhe mundësitë e saj. Kam mësuar që ky vend është i begatë në pasuri tokësore dhe ujore. Kam mësuar që është aq e pasur me ujë sa e gjithë Shqipëria mund të furnizohet me elektricitet. I përgëzoj shqiptarët për këto begati, Zoti i bekoftë, dhe uroj që të krijojnë një shoqëri sa më sociale”.
Ta kane thene gabim o Kardinal!
3.2 milion ishim me 1991 dhe jo me 2013!
Ca thote ky, shoqeri sa me sociale ?????
Po shqiptari vdes me i bo karshellik te varferit, te pamundurit, te dobetit, pasi aq e ka trurin. Jane keto pronkaret (pabukesit) si te vegjel e te “medhenj”, qe shkelin ligjin dhe nuk plotesojne kushtet minimale te punemarresit, ku i ashtequajturi shtet nuk mbron shtresen e varfer dhe te mesme.
Amon o gjermono, hajdeni dhe na kolonizoni, qe te shpetojme njehere e mire nga keto vemje, qe ka 25 vjet qe kane ne dore Shqiperine.
Ne 2013 ne ishim sa jemi sot diku te 2.9 – 3 milione banore, diku aty jemi edhe sot, jo me pak,