VIDEO/ Pamjet dëshpëruese të azilantëve shqiptarë në kampet gjermane

17 Gusht 2015, 21:12Sociale TEMA

Te kalosh gjithë ditën brenda nje çadre se bashku me qindra njerëz te tjerë te panjohur, te mbash radhe me ore te tera për t’u ushqyer.

Këto nuk janë thjesht video qe qarkullojnë ne internet qe flasin për njerëz te panjohur ne vende te largëta.

Ky është realiteti i secilit prej atyre shqiptareve qe kane kërkuar azil ne Gjermani për t’i shpëtuar varfërisë.

Vizion Plus ka siguruar pamjet ekskluzive te jetës se përditshme brenda nje kampi azilkërkuesish ne Hamburg.

Çdo dite atyre u duhet te qëndrojnë ne radhe te gjata për te marre ushqimin dhe pritja mund te shkoje edhe me ore te tera.

Dhe pasi kane mbajtur radhe per t’u ushqyer, qindra shqiptare janë te detyruar ta kalojnë ditën brenda kësaj çadre, me shtretërit e vendosur ngjitur, ku flenë se bashku fëmije, te rinj e te moshuar, pa kushtet me minimale.

Ky është realiteti i pritjes se përgjigjes per azil, dite pas dite, për muaj me radhe; ndërsa ne ekranet e televizioneve te gjitha autoritetet gjermane përsërisin se per shqiptaret nuk ka azil.

14 komente në “VIDEO/ Pamjet dëshpëruese të azilantëve shqiptarë në kampet gjermane”

  1. emigrante says:

    Faj i qeverise shqiptare. Nuk ka qene e prere dhe pa ekuivoke per tu shpjeguar ketyre fukarenjeve qe nuk ka azil. Plus gazetat qe kane ndihmuar me propoganden e tyre qe njerezit te niseshin

  2. HAJDUTI says:

    kjo eshte fytyra e vertet e gjermaneve evropianeve qe kotrollojne dicka…25 vjet shkaterruan ket vend qe quhet shqiperi i lane ne mjerim dhe e prisnin ket dite……keta e dine se cdo ndodh neser me shqiptaret ….mos prisni qe ta zbulojme …por shikoheni ne keto fytyra te ketyre njerezve te varfer qe shekuj me pare luftonin kunder shume hordhive anadollake per te mbajtur gjalle krishterimin dhe evropen….keta njerez te varfer dikur shpetonin evropen dhe flijoheshin vet..keta njerez te varfer sot i mesuan cdo lloj evropiani se cfare eshte dhe ku lindi demokratia….keta dikur ishin pellazge ishin ilir…ishin….

  3. BANDAT SUNDOJNE says:

    Ky shkrim tregon te verteten e kesaj situate, por e thote shume shkurt dhe thate.
    http://www.gazetatema.net/web/2015/08/17/deshtimi-i-elitave-politike-ne-shqiperi-dhe-ballkan/

    E verteta eshte qe shqiptaret po shkulen nga trojet qe klasa jone politike ne te gjitha trevat te jetoje e lire, pa presionin e shtreses intelektuale te vendit.

    E gjitha eshte e organizuar prej qeveritareve dhe opozitareve tane ne menyre qe te mos ndjejne shqetesimin dhe presionin e njerezve te papune, te pangrene, te paveshur qe nese organizohen mund ti vene flaken jo vetem ketyre por edhe Europes mbare.

    KETA GJITHASHTU PO PERPIQEN TE SHANTAZHOJNE PERENDIMIN QE TE HAPE PORTOFOLIN POR MESA DUKET PERENDIMI E KA KUPTUAR QE KETA JANE QELBESIRA TE GJITHE DHE NUK U JEP ME PARA.KETA I KERCENOJNE ME VALE EMIGRANTESH, ME DESTABILITET, LUAJNE KINEZERASH, LUAJNE RUSIRASH ETJ, ETJ. POR MESA DUKET ASKUSH NUK PO UA VAR ME. JANE SHENDERRUAR NE BANDA TE BRAKTISURA, TE VETMUARA.

    A ka mundesi qe ketu te mbeten militantet debile, qelbesirat e kapur, te korruptuarit te shijne dhe vjedhin pa fund fondet qe vijne nga jashte, pasurite nentokesore te vendit, naften, kromin, gazin, energjine elektrike, tokat,ajrin cdo gje te ngelet per qelbesirat e politikes. Keto banda kancerogjene po e shtrydhin kete vend. Mjerim ne cdo ane dhe vetem ne Tirane pak makiazh te nevojshem mundesisht shume afer bulevardit qe kur perverset evropiane te bujtin neper institucione te mund ti rrejne e si ajo kurva qe lyhet e lyhet te duke ndryshe si Tirane Europiane. Ne fakt eshte Tirane mjerimi, Tirane ku hajdutet, kriminelet te korruptuarit promovohen ndersa te ndershmit te drejtet perbuzen madje luftohen.

  4. fredi says:

    Ne dhe te huaj kerkojne kushte si te jene djemte e sulltanit …ne vendin e tyre jetojne as me kushtet minimale…..i.kane hipur gomarit se prapthi …!!!!

  5. ka thene fmn bar do hame po reformat do ti bejme says:

    Do te desha nga gazetari investigativ mero baze te thelloheshe ne jeten e ketyrw azilanteve .
    Asnje nga ata qe pashe ne video nuk duket te jete i dobet e i pa ushqyer.
    Jam i sigurte qe te gjithe kane lene shtwpia 2-3 kateshe ne shqiperi.
    Tafmaja e madhe i nis drejt botes me probleme. Ndoshta dhe mosnjoftja e realitetit ne perendim qe konsiderohet si parajse.
    keshtu u genjyemvedhe ne njezet e ca vjet me pare. Ngaqe sdinim cishte realiteti.
    Po tani. Zhgenjim. Vuajtje

  6. Zeqo Kallami says:

    Na e futen Gjermanet. Nuk e dine ata qe duhet te na japin lukse dhe pare qyl, vetem sepse ne bejme tifozllik per skuadren e tyre, dhe shajme te gjithe ne mbrojtjen e “kultures” hyjnore gjermane ? Po nuk ka mundesi. Dicka nuk shkon, se Gjermanet jane “njerez hyjnor” ne folklorin modern shqipetar. Duhet ta kemi ne fajin. Patjeter, ne do te kemi bere dicka gabim, se nuk ka mundesi. Mbase nuk jemi te bardhe sa duhet ? Ah, po eshte gjaku turk, qe ato dreq jugoresh dhe grekerish na e futen !! Te shahemi pak se kush eshte turk, e kush eshte grek, qe te na pranoj Gjermania si te tyre. Asnjehere te mos harrojme qe te bardhet dhe sidomos gjermanet jane i vetmi popull hyjnor ne kete bote. Oburra … Drejt Gjermanise !! Keto pamje jane gabim.

  7. fwef says:

    pse me vjen neveri nga kete njerez?

  8. filani says:

    A c’na cate trapin, ashtu ishim dhe ne ne ’91 e ’97, e nuk u ankuar njeri. Derisa dashkeni me mire, kthehuni nga keni ardhur. Kur tjetri thote nuk ju dua, pse ju ha bytha?

  9. pjatalaresi ne Austri says:

    ska problem se e rregullon Edi Rama imazhin e shqiptareve me ekspoziten qe do hapi ne Mynih

    http://www.galeriekampl.com/startseite/edi-rama/

  10. Nina says:

    Me vjen keq, por ata e kan fajin vete.. Siundet ato te marrin rrugen per Gjermani??? Ku shkojne? Pse ne qe jetojme ne shqiperi, me ato kushte si ato qe kan pas ketu, cfar jemi ne??? Mos ju ka faje Gjermania?? Cfar borxhi ju ka Gjermania tju mbaj ne kurriz??? Mos ushit ne lufte ju?? Po ju sulmonte njeri??? Ku ka shtet, qe njerzit te mos paguajn dritat??? Ku ka shtet qe mos te kete njerez te varfer, dhe ata te marrin rrugen per azile? Me cfar parash ju u niset per Gjermani?? Dmth kishit para per te ikur he??? Menduat se ne Gjermani do gjeni parajsen perdhe??? Pse ju besuat atyre qe ju moret rruget??? Per mendimin tim, j duhet te kthehemi ne vendin tuaj.. Dhe ti shtroheni punes, qyl nuk ka asnje shtet… Po patet zanat do gjeni pune, nese jo nuk ka faj shteti qe ju jeni pa asnje klas shkolle… E deshem vete kete sistem, dhe ky sistem ka konkurrenc ne cdo gje dhe per cdo gje… Pse ju nuk i kerkuat atyre qeveritareve 25 vite ne pushtet, tju krijonin kushte , pse ju nuk u cuat kundra padrejtesive dhe varferise me kohe??? Apo kishit luge floriri, dhe tani jua moren dhe mbetet pa luge??? Thirrini trurit te gjithe, dhe ne se bashku me ju, duhet te derdhim djers te jetojme… Po nuk punuat asnje shtet nuk ju mban…. Apo iket te mblidhnit paret qe ju jepte Gjermania per nje muaj, sa persona kishte familja??? Dhe keni thene, po fituam fituam.. Ndryshe morem ato para tani le te ns kthejn…. Turpi eshte i juaji dhe i joni te gjitheve… Qe nuk e kuptuam kurre fjalen Demokraci… Dhe sdo ta kuptojme asnjehere edhe pse mund te ndodhemi ne qender te Gjermanise.. Edhe åo te na mbajne ata Gjermanet… Se nuk e kemi mendjen te integrohemi me edukat dhe kulture Europiane kuurre… Flm per mirekupim…

    1. Flutura says:

      Mire e the, po kujt ia the.

  11. pip says:

    Plehraaaaa, ju perzuri atdheu juaj, sic ka perzene gjenerata.Lerini te tjeret,shihni halene/shtepine tuaj.Emigrohej ne 1920, emigrohet ne 2015!!!Race arjano/evropiane….shihni te vrisni ndonje kushuri a vella,per ndonje kat pallati.

  12. lol says:

    ja ku u ka katandisur politika mizerable e don pasha sali gercedicit, na flliqet ,

  13. Tema says:

    I trajtojn si çifutët në 1851-in

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje