Pothuajse gjysma e azilkërkuesve, që vijnë në Gjermani, janë nga Ballkani. Përse ikin, ngase largohen? Përgjegjës për eksodin janë kryesisht elitat politike në rajon, shkruan Verica Spasovska.
Luftë, uri apo tortura nuk ka as në Kosovë dhe as në Shqipëri, Serbi, Maqedoni apo Bosnjë dhe Hercegovinë. Që prej dy dekadash e gjysmë shtetet e dala nga ish- Jugosllavia dhe fqinjët e tyre jetojnë në paqe. Kroacia dhe Sllovenia janë ndërkohë anëtarë të BE-së. Vendet e tjera të Ballkanit kanë prej vitesh perspektivë për anëtarësim në BE.
Nuk ka krahasim pra me Sirinë, Irakun, apo Afganistan, ku çdo ditë njerëzit vdesin nga terrori dhe lufta. Dhe megjithatë njerëzit po largohen në masë prej Ballkanit për të kërkuar azil në Gjermani. Ato duan të shpëtojnë sidomos nga varfëria dhe mungesa e perspektivës, janë të zhgënjyer dhe të desiluzionuar nga stanjacioni politik dhe ekonomik në atdheun e tyre. Dhe për këtë mbajnë në rradhë të parë përgjegjësi elitat politike.
Ndihma e BE e shkuar dëm
Ndihmat miliardëshe të BE për zhvillimin nuk kanë sjellë vërtet zhvillimin ekonomik dhe demokratizimin. Edhe perspektiva e anëtarësimit në BE nuk duket se frymëzon shumë zellin e aktorëve politikë për reforma. Për aq kohë sa ato nuk janë në BE, por marrin fonde nga BE, nuk duhet t’ia dorëzojnë kompetencat Brukselit dhe mund t’i ruajnë favoret e tyre.
Në vendet e Ballkanit Perëndimor papunësia që prej dy dekadash është midis njëzet e pesëdhjetë për qind. Në Bosnjë dhe Hercegovinë më shumë se gjashtëdhjetë për qind e të rinjve janë pa punë. Edhe të rinj të diplomuar e të mirëarsimuar nuk gjejnë punë të përshtatshme, sepse korrupsioni dhe nepotizmi pengojnë mundësitë në tregun e punës. Partitë politike janë shtrirë në shoqëri në mënyre të rrezikshme. Ato janë të paktën në mënyrë indirekte, punëdhënësi më i madh: Se kush bëhet drejtor apo portier, e përcakton partia qeverisëse, pavarësisht nga kualifikimet profesionale të kandidatëve.
Duke pasur parasysh këtë gjendje tek shumë njerëz rritet ndjenja e pafuqisë. Duke pasur një tesër partie shumëkush shpreson se do të ketë më shumë shanse në profesion dhe jo se do të marrë pjesë aktive në politikë. Nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia duan të emigrojnë më shumë se gjysma e të rinjve të arsimuar.
Mungesë e infrastrukturës sociale
Pas rënies së sistemeve të vjetra është lënë pas dore që të investohet në infrastrukturën sociale, për shembull në një shëndetësi funksionale. Kjo mund të thuhet veçanërisht për romët, të cilët kanë në Ballkan nivelin më të ulët shoqëror. Ato shpesh janë të diskriminuar jo vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, por ato vuajnë rëndë edhe kolapsin e rrjetit të sigurisë shoqërore. Ato shpesh nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e mjekut. Vijnë në Gjermani, sepse “paratë e xhepit”, që marrin në procedurën e azilit, janë për to joshëse. Dhe sepse në Gjermani mund të shkojnë falas te mjeku.
Struktura autokratike ka ndërkohë në shumë vende. Për shembull në Mal të Zi, i cili prej dekadash ndodhet fort në duart e klaneve të kryeministrit Gjukanoviç. Apo në Maqedoni, ku qeveria e djathtë akuzohet për spiunim masiv të qytetarëve dhe ku kërcënimet me vdekje ndaj gazetarëve të pavarur shërbejnë për të tulatur shtypin.
Struktura autoritare dhe autokratike
Kushte të ngjashme autoritare mbizotërojnë në Kosovë, e cila që nga pavarësia e saj në vitin 2008 është de facto një protektorat i BE-së. Por pavarësisht nga prania shumëvjeçare e EULEX-it, misionit të asistencës ligjore të BE-së, peizazhi politik dominohet nga korrupsioni dhe lidhjet e ngushta midis elitës politike dhe krimit të organizuar. Shumë deputetë dhe anëtarë të partisë në pushtet në Kosovë kanë dalë nga rradhët e ish-UÇK-së. Sipas hulumtimeve të raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ushtria duhet të ketë qenë e përfshirë në krime të shumta lufte, si vrasje dhe rrëmbime.
Në republikën multietnike të Bosnjë Hercegovinës politikanët edhe njëzet vjet pas përfundimit të luftës i bien ende daulles së inateve nacionale, në vend që të ndërmarrin reforma ekonomike. Gjysma e të gjithë boshnjakëve të rinj duan të largohen nga vendi. Gjithnjë e më pak vetë janë në gjenje të vendosin për të krijuar familje. Për vendin, i cili gjithsesi ka probleme demografike, ky është një kërcënim serioz.
BE mund dhe duhet të ushtrojë presion
Tranzicioni i ngadaltë në rrugën e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkan kuptohet që ka shkaktuar pakënaqësi në BE, i cili e ka kthyer vemendjen në vatra të tjera krizash si Greqia dhe Ukraina: Por ndoshta eksodi masiv nga Ballkani do ta kthejë përsëri vëmendjen te ky rajon: Do të ishte mirë, sikur në Bruksel të merreshin përsëri intensivisht me ngecjen e reformave në oborrin e pasëm të Evropës. Në rast nevoje ta mbyllin edhe rubinetin e parave, nëse reformat nuk zbatohen.
Ndërkohë elitat politike me egoizmin e tyre e çojnë dëm kapitalin më të rëndësishëm shoqëror. Sepse sa më shumë të vazhdojë eksodi i të rinjve të arsimuar, aq më pak ato angazhohen për ndryshime shoqërore në vendet e tyre. Për elitat politike atje kjo është një situatë e rehatshme. Për shoqëritë, interesat e të cilave ato përfaqësojnë, është në fakt një katastrofë. Megjithëse në Ballkan nuk ka as luftë, as uri e as torturë edhe dëshpërimi mund të bëhet një diktaturë, nprej së cilës dëshiron të amarrësh arratinë.
Merite e pamohueshme e RILINDJES
i duhet Europes nje tualet e si me i pershtateshmi per momentin eshte ballkani
“i plehrave politike” shkon me shume…
Problemet e ditës çdo ditë
shumica jane kerrmat e saliut qe duhet te ishin ne burg.
Ne kete shkrim thuhen qarte problemet e ballkanit. Deri dje punedhensi i shqiptareve ishte partia demokratike, ndersa sot jane grupet mafjoze qe drejtohen nga L.S.I-ja. Parti Demokratike +L.S.I +20% te Socialisteve formojne berthamen e korrupsionit ne Shqiperi. Kush ka force ta shkaterroje kete berthame? Kjo pergjigje duhet te vije nga Brukseli qe po ushjen me parat e taksapaguesve europiane kete skuader mafjoze.
o Tema po ver edhe emrine autores, maqedonses Vericka Spasovska qe ta kuptojne njerezit se kush i ben keto “komente” per eliten shqiptare… Se kur shkruan DW duket sikur po shkruan ndonje gjerman jo per gje…
Prototipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA nuk jane elita politike te Shqiperise, por jane vetem KRYE PLEHRAT e POLITIKES SHQIPTARE.
Kane 25-se vjet qe keto PLEHRA ne politike dhe ne pushtet nuk bejne asgje por vetem shkaterrojne vendin ne drejtimin politik, ekonomik, social, arsimor, kulturor dhe shendetesor.
Keto PLEHRA dhe gjithe perkrahesit e tyre per kete lloj sistemi politik qe nuk eshte tjeter por vetem SHKERDHATOKRACI.
Futen frymen e TERAPISE se SHOCKUT, EKONOMIA ZERO, futen frymen me negative tek individi shqiptar dhe mbare shoqeria shqiptar qe kush VJEDH, kush GRABIT, kush SHPERDORON nuk eshte HAJDUT, por eshte i SHKATHET. Tjetra, kush genjen, kush mashtron dhe ben demagogji nga mengjesi ne darke eshte i ZGJUAR.
Pra, si perfundim prej ketyre PLEHRAVE nuk kemi asnje reforme te sukseshme, por kemi reforma te pa sukseshme dhe shkaterruese ne te gjitha drejtimet e jetes shqiptare.
Mos valle reformat e tyre sollen HEQJEN e VIZAVE ne hapersiren SHENGEN, a po ishte LOBIMI i sllovenes TANJA FAJON dhe grupimit te saj qe shqiptaret ju hoqen vizat.
Ne nje kohe qe ketyre PLEHRAVE te POLITIKES SHQIPTARE dhe KONSUJVE te disa ambasadave te huaja ne Shqiperi nuk kishin asnje interes qe te hiqen vizat, sepse marrja nje vize ishte nje miniere ari, floriri, per to dhe per gjithe senkseret, mafiozet e PLEHRAT e POLITIKES SHQIPTARE.
Ja, “”PUNA”” e mire e ketyre PLEHRAVE, sot jemi ne nje gjendje te keqe ekonomike dhe sociale pas 25-se vjet demokraci, ku i madh dhe i vogel, i ri, e re, deri pleq dhe plaka duan te ikin eksod masiv nga Shqiperia.
Prandaj, keto PLEHRA duhet te hiqen nga qarkullimi, bile te digjen perfundimisht ne menyre qe te mos kene mundesi as te riciklohen me demin e madh qe i kane bere Shqiperise dhe popullit shqiptar.
Tani, i ka dalur boja neper Evrope si persona mafioza, ku vrapojne ku te vjedhin, te grabisin, te shesin motrat e tyre per prostitucion etj, etj, bema makabre qe nuk i kap as nje mendje njerezore normale.
Me mendesi katundari, fshatari, maloku nuk shkohet hic gje kundi. E kuptoni qe tjetri vjedh, grabit thesarin e shtetit dhe nuk i thuhet HAJDUT, GRABITES, por nga disa PLEHRA te POLITIKES SHQIPTARE i thuhet MEKATAR dhe NEGLIZHENT. Vetem injoranteve, te paftyreve dhe mashtruesve i pelqejne keto lloj praktikash ne shoqerine shqiptare. KETO NUK JANE TJETER VETEM JASHTEQITJA e POPULLIT SHQIPTAR, pra FEKALET ose me sakte MUTI i QELBUR i ketij populli. Tung.