Sipas shifrave të vëna në dispozicion për «Kohën Ditore» nga drejtoritë rajonale të kufirit për Kukësin e Shkodrën për periudhën 1 qershor – 14 gusht rezulton se kanë hyrë në Shqipëri përmes pikëkalimit kufitar Vërmicë-Morin rreth 685.616 shtetas, kryesisht nga Kosova, me 174.666 automjete.
Por drejtori rajonal për kufirin në Qarkun e Kukësit, Ndue Doçi tha për gazetën se kjo shifër mund të jetë më e lartë, pasi në periudhë piku, kur janë krijuar radhë të gjata, automjetet me targa të Kosovës janë lejuar të kalojnë pa u regjistruar.
Megjithatë, shifrat e publikuara në këtë mes gushti, ku mbeten edhe dy javë deri në përfundim të sezonit turistik, ose më saktë të përfundimit të turizmit të rërës dhe diellit, tregojnë së për shqiptarët e Kosovës bregdeti shqiptar vazhdon të mbetet si destinacion i pandryshuar edhe për këtë sezon, me gjithë luftën mediatike për çmime të larta në bregdetin e Shqipërisë.
Megjithatë, thuhet se shkrimet në media dhe në rrjetet sociale për çmime të lartë në bregdetin e Shqipërisë nuk kanë lënë pa e bërë efektin, pasi ndryshe nga vitet e tjera, rreth 25.35% e numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri përmes Morinit në Kukës, llogariten të kenë kaluar transit për në plazhin e Ulqinit përmes pikëkalimit kufitar Muriqan-Sukobinë.
Sigurisht qe ky tregues eshte qe me rendesi per te kuptuar fluksin e pushuesve qe preferojne bregdetin e shqiperise , por per ne qofte edhe thjesht si qytetare do ishte me interes dhe do dhe do sherbente si njesi matese edhe per ndikimin ne ekonomi , do ishin , dite qendrimi mesatar i te hyreve nga Kosova dhe nga vende te tjera , si dhe shpenzimi mesatar i tyre per cdo dite qendrimi . Ne te shumtat e Guidave turistike reklamohet dhe informohet vlera e kostua e 1 apo 10 diteve pushime ne Shtetet Greqi , Turqi , Spanje, etj , mundesisht ne dy a tre . nivele perse jo dhe sipas zonave dhe sezonit , pranveror , veror e dimeror . Dhe mundesisht cili eshte ndikimi , impakti i ketij i turizmit ne ekonomime e ketij vendi deri ne p.sh ne 1 miljone dite qendrimi , ne 2 , 3 , 4 , 10 apo 20 miljoneve pushuesave te huaj . Nuk kuptoj cfare dreq punesh bejne ata te Ministrise se Turizmit dhe Ekonomise me ate Zoterine Minister Arben Ahmetin ,? perse ndodh ky ter informativ i cili eshte tregues i punes , perse jo dhe i Evazionit dhe pa aftesise se administrates tatimore e doganore . Apo keta zoterinj e matin punen vetem me llafollogji e grirje sallate ne parlament .Mendoj se puna e performanca e ketij Ministeri dhe institucioni qe drejton eshte shume e dobet ? prandaj dhe duhet analizuar , shkundur a sikterisur ” qarkullim bujqesor ” nuk eshte “Mjelli” i duhur per kete Byrek .?
Ishte ramazan koriku ndaj kan arrdh të gjith në gusht