Paralelisht me aksionin për çlirimin e hapësirave publike, Bashkia e Tiranës, do të nisë rehabilitimin e të gjitha zonave ku është ndërhyrë për t’i kthyer në parqe dhe lulishte për qytetarët.
Nënkryetari Arbjan Mazniku, ka inspektuar nga afër aksionin policisë bashkike në Njësinë 5, ku shprehu vendosmërinë e Bashkisë për ti shkuar deri në fund aksionit.
“Kompromis me zhulin ne nuk bëjmë. Ne do t’i kthejmë qytetit çdo hapësirë të mundshme e cila është zënë nga papastërtitë apo çdo hapësirë e cila i është marrë nga individi i përbashkëti së qytetarëve dhe ne duhet qe t’ia rrimarim dhe tia kthejmë qytetarëve këtë hapësirë”, tha Nënkryetari i Bashkisë.
Mazniku, garantoi qytetarët se aksioni i bashkisë nuk do të ndalë deri në climimin e cdo hapsire publike të zaptuar në mënyrë të jashtëligjshme.
“Nga një hapësirë e cila është e prishur siç shikoni sot, shikoni një letër që thotë do të riparohen me sa mundësi dhe me shpejtësinë maksimale që në këtë mënyrë që të kthehen në mjedise publike dhe të këndshme për tu parë midis qytetarëve”, shtoi ai.
Bashkia e Tiranës, ka ndërmarrë një aksion i cili ka nisur nga njësia numër 5 për tu shtrirë në gjithë kryeqytetin për ti dhënë fund zbatimit të hapësirave publike nga individë apo biznese.
E keni pare trotuaret, lulishtet dhe tregun elektrik tek njesia nr 2 e atij te LSI-se qe ka zene rrugen me hekura per te parkuar makinen e vet ?
Pse pallatit te Halim kosoves nuk ja heqin rrethimin dhe garazhdit shemtire qe ka 10 m prane nuk e prekin megjithese dhe korrentin e vjedh ke parku i delegacioneve
PËRGJIGJIUNI
Parqet dhe lulishtet shërbejn për të moshuarit.