Shefja e financës shkon për azil në Gjermani, 82 punonjës mbeten pa marrë rrogën

19 Gusht 2015, 13:10Sociale TEMA

Kjo histori tregon se “virusi” i azilit ka prekur të gjithë në Shqipëri.

Shefja e financës në Shkollën Profesionale ka vendosur të shkojë në Gjermani për të kërkuar azil.

Ajo ka ikur që në korrik, por askush se kishte vënë re.

Për këtë arsye, 82 punonjës kanë mbetur pa marrë rrogën.

Historia bëhet me dije nga vetë kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

“Shefja e financës e Shkollës Profesionale të Kamzës është një nga mijëra qytetarët shqiptarë që ka emigruar bashkë me familjen e saj në Gjermani për të kërkuar azil ekonomik.

Por ikja e paparalajmëruar e saj ka shkaktuar një dëm, duke lënë pa paga 82 punonjës të Shkollës Profesionale.

Shefja e financës ishte larguar që në muajin korrik pa njoftuar askënd.

Nuk është vënë re mungesa e saj deri kur është kërkuar të bëhen gati borderotë e pagave për punonjësit e shkollës.

Në këto kushte, institucioni shtetëror është vënë në dijeni se ajo kishte emigruar drejt Gjermanisë bashkë me familjen, duke kërkuar azil ekonomik, ashtu si shumë familje të tjera shqiptare.

Ikja e saj ka shkaktuar bllokimin e pagave për 82 punonjës të Shkollës Profesionale.

Është për të ardhur keq se si është katandisur kjo shkollë, një investim i rëndësishëm, i realizuar nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë Kamëz me qeverinë “Berisha”, Bashkimin Evropian, qeverinë gjermane dhe GIZ”, shkruan Mziu.

6 komente në “Shefja e financës shkon për azil në Gjermani, 82 punonjës mbeten pa marrë rrogën”

  1. Rita says:

    O Edo ti e ke mire me Merkel pse nuk provon dhe ti per azil plako se si dihet me vone si vete puna

    1. u dhime tu qesh says:

      Familjet e Berish-Mziut jane te patundura dhe nuk largohen per azil,por urdherojne te gjithe ata qe i kane futur vete ne pune qe te largohen nga puna dhe te thone se s’kemi pune ndaj shkojme per Gjermani! Yyyy ca gallate …

  2. Ben10 says:

    Se mos ju ka marre dhe leket?!

  3. ??? says:

    Na mbyten idiotet dhe injorantet. Ky Mziu gezohet se ku eshte katandisur shkolla kur bashk-katunaret e tij ikin si delet neper Europe. Kur do ta kuptojne keto katunare se perpara se me shku ne Europe duhet me e kuptu jeten njehere.

  4. veterani says:

    Po e tha ky mezi eshte e sigurte.Pika qe su bi ju te temes qe paski ngel per lajmet e MEZI.

  5. Tema says:

    Nga gjermania do transferohet në siri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje