"Penalitete për ata që zënë hapësirat publike"

19 Gusht 2015, 16:28Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin për pastrimin e hapësirave publike të zëna nga subjekte të ndryshme. Aksionin e ka inspektuar nënkryetari i bashkisë Isuf Shehu, i cili tha se përvec pastrimit janë marrë masa ndaj gjithë abuzuesve.

“Sot jemi në ditën e pestë të aksionit që bashkia Tiranë po ndërmerr për rehabilitimin e hapësirave publike.

Siç e shihni sot jemi pas kësaj tabele për të shënuar fillimin e punimeve në këtë zonë dhe për rehabilitimin e këtij ambienti.

Neve jemi duke planifikuar marrjen e të gjitha masave të cilat do të sanksionojnë vendosjen e penaliteteve për të gjithë ata të cilët zënë hapësirat publike dhe këto masa do jenë teje të ashpra.

Në këto lloj mënyrë ne do mundohemi që ta çlirojmë këtë qytet nga të gjitha veprimet dhe nga të gjitha abuzimet.

Policia bashkiake dhe këtu kam drejtorin e saj ka ndërmarr masa dhe ka vendosur gjoba ndaj të gjithë subjekteve të cilët kanë shkelur hapësirat publike”, u shpreh Shehu

Pas njësisë 5 që është konsideruar ndër zonat me problematike, aksioni në muajin shtator do të shtrihet edhe në disa njësi njëkohësisht.

3 komente në ““Penalitete për ata që zënë hapësirat publike””

  1. selami says:

    Suksese dhe me shpresen se do te na beni brenda ketij viti nje Tirane te paster!

  2. astrit says:

    Penalizoni pa meshire te gjithe ata qe kane zene hapesirat publike dhe kane fituar ne kurriz te prones publike dhe banoreve. Te fortet e lagjes te kthejne nje pjese te asaj qe kane fituar, te kthejne pronen publike, por te pastruar dhe jo rremuje!

  3. Tema says:

    Lekët jan mir në konto

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje