Dyndje shqiptarësh për azil. Raporti: Kërkojnë azil më shumë se sirianët në luftë civile

19 Gusht 2015, 19:43Sociale TEMA

Sipas raportit të Zyrës Federale për emigrantët dhe Azilkërkuesit në Gjermani, gjatë 7 mujorit të parë nga Shqipëria janë paraqitur 29 mijë e 300 persona që kërkojnë azil.

Edhe nga Kosova është e njëjta shifër duke e çuar numrin total të shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria në 60 mijë, por edhe 27 mijë azilkërkuesit nga Serbia dhe Maqedonia, në shumicë janë shtetas me kombësi shqiptare.

Sipas statistikave, shqiptarët në Ballkanin Perëndimor janë azilkërkuesit më të mëdhenj në Gjermani duke tejkaluar shumë në shifra edhe sirianët që ndodhen në luftë civile, raporton TCH.

Nga Siria janë paraqitur në Gjermani për azil 44 mijë persona, pjesa tjetër janë nga vende me probleme si Eritrea, Afganistani apo Pakistani.

Sipas raportit, gjatë muajit korrik nga Shqipëria janë paraqitur 7547 azilkërkues, 29 për qind më shumë se numri i atyre që u paraqitën gjatë muajit qershor.

Shifrat zyrtare gjermane tregojnë se pavarësisht çdo lloj fushate apo kërcënimi për refuzim të azilit, shqiptarët vazhdojnë të iknin gjithnjë e më shumë.

Sipas raportit, krahasuar me 7 mujorin e parë të vitit 2014, kërkesat për azil nga shqiptarët janë rritur mbi 500 për qind.

13 komente në “Dyndje shqiptarësh për azil. Raporti: Kërkojnë azil më shumë se sirianët në luftë civile”

  1. Tema says:

    Na jan bër padrejtsi

  2. alti says:

    Pervec varferise, qe eshte fakt ,ne zonat ku eshte emigrimi me i madh eshte stimulimi politik per ta paraqitur qeverine, si te pa afte per te permiresuar gjendjen .Zonat kryesore jane zona verilindore si Kukesi Dibra ,Tropoja por dhe Shkodra . Kjo e ben dhe me te domsdoshme , impenjimin e qeverise ne keto zona ,duke i ndihmuar me subvensione qe dhe ata banore ta gezojne jeten nepermjet punes ne zonen ku jetojne . Ajo zone ka burime te medha tokesore dhe nentokesore, dhe eshte mundesia me e madhe per tia dale kesaj drame, qe ato po jetojne ,se po shesin cdo gje dhe kthehen nga Gjermania , me te varfer se ishin.

  3. stela says:

    I ben pershtypje Gjermanise, se azilkerkuesit me te shumte jane shqiptare?!

    Gjermani si superfuqi e Evropes, ka 25 vjet qe njeh rregjime kurruptive dhe abuzuese shqiptare. Per aq kohe, sa kjo superfuqi nxjerr ne pah dhe njeh si drejtues te Shqiperise, Berishe kafshen, Nano kumarxhiun, Topin gllaberues tokash, Meten kancerin e Shqiperise dhe se fundi Ramen Don Kishot, aq me teper dyndje shqiptaresh do te kete ne Gjermani.

    Cdo te mbjellesh, do te korresh, thote populli shqiptar.

    1. Flutura says:

      Ate fjalen e urte popullore ne fund thuaja shqiptareve se ata i votojne keta politikane. Jo gjermaneve!

  4. Arber Arjan 100% i paster says:

    Shqiptaret e bejne kete se e shikojne si rruge zgjidhje.

    Tashme per shqiptaret emigraconi eshte bere normal si oksigjeni dhe nuk u ka ngel me krenari nder vena.

    Nuk eshte pune ekonomie ketu jo, por pune mentaliteti dhe perceptimi.

    Nuk do cte them, turp i madh eshte.

    Sigurisht qe politikanet shqiptare kudo nder trojet shqiptare kane pergjegjesi shume te madhe gjithashtu.

  5. ec aty! says:

    jane vendet e punes qe pat premtuar rilindja…

  6. Kan ik per qejf,nuk u rrihet me ne vendin me te mire dhe me te bukur te globit.kan ik per turizem ,qe te ket inat komshiu. Dhe ne qe kemi ik me heret per te njejtat arsye ikem nga syte kembet. Ne kurbet punon dhe vuan se eshte vend I huaj, por ne Shqiperi te gllaberon i joni. Dhe fjalen popullore I yti kocken ta Le mishin vetem te ha,i ka ik kuptimi se rraca jone dhe ate qe se ha dot e shurros. Dhe ne se ju genjej pyesni ndonje emigrant ja u tregon se si ikin nga shqiperia, u kane mere edhe te mbathurat se ne e duam shume njeri-tjetrin.

  7. hikmeti says:

    bravo rama vazhdo keshtu se per nje mandat tjeter nuk ka per te pas shqiptar met votu

    1. liri says:

      Mos t’na vije tharet hic fare: jemi kokebosh, injorante, ngrehaluc, dembele, kumarxhinj, genjeshtare, etj, she duam te rrojm si gjermanet, madje si Berluskoni- pse ca ka jemi rraca ma e squt ne bot…, kta jemi ne..

  8. Ajaxs says:

    SHqiperia nuk prodhon asgje. Dikur prodhonte Kripe dhe e eksportonte, Tani edhe Kripen e importojme.Ska qeveritar qe e rregullon kete vend. Vetem emigracioni eshte shpetimi yne.

  9. yyyyyyyyyy says:

    ikin ata qe merrshin rrogen nga sala me profesjonin demokrat

  10. Arber says:

    Arsyeja kryesore eshte propaganda e fshehte e Sali Berishes per te diskredituar
    Rilindjen e Edi Rames.Sa te jete Ali Baba Saliu gjalle, Shqiperia do te jetoje ne ethe!

  11. k says:

    Kur shqiptaret u dyndën në ambasada,,në darkë në tv
    doli vllai i njërit që kishte hyrë aty dhe deklaroi tekstuale;
    -Vllai im nuk donte me hy po e mori me zorr ai qelbsina Francezit.
    Ky është shqiptari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje