VIDEO/ Drama e azilantëve shqiptarë, janë gati të japin jetën për të qendruar në Gjermani

20 Gusht 2015, 09:35Sociale TEMA

Një shqiptar në Gjermani kërcënoi me vetëvrasje, pasi mori përgjigje negative nga autoritetet gjermane për kërkesën e tij për azil.

Në një video të dërguar në Top Channel nga azilkërkuesit e tjerë shqiptarë në Gjermani, duket një person i zhveshur që ka hipur në tarracën e një ndërtese disa katëshe të kampit të refugjatëve dhe kërcënon se do të hidhet.

Mësohet se policia gjermane e ka zbritur nga tarraca azilkërkuesin që pritet së shpejti të kthehet nga autoritetet gjermane në fluturimet e radhës me avionët që po përdoren për shqiptarët që iu refuzua azili.

4 komente në “VIDEO/ Drama e azilantëve shqiptarë, janë gati të japin jetën për të qendruar në Gjermani”

  1. Patrillo says:

    Lereni te hidhet, nje plere me pak.

  2. 20082015 says:

    Si nuk hoqem dore ne shqiptaret nga keto metoda ekstreme, qe jane vetem show ne te vertete. Dhe kur bejme greva, i bejme vetem greva urie, sikur nuk ka forma te tjera. Po ne Gjermani sta var kush me keto lloj formash demode.

  3. albi says:

    O ju idiotet e Shqiperise, ju o lisat e thate! Enveri u mbajti me bare te njome, Rama po u mban me bar te thate. 55 vite rresht iket per lesh, ca u vrane, u masakruan, te tjeret u katandisen duke ngrene vetem pershesh. Por ju prape i votoni, Tosin, Salen, Tosin, Salen, edhe Meten, edhe Ramen. Ata tallen, ju mashtrojne, ju genjejne, ju perdhunojne, dhe ju prape i votoni, ata pasurohen, dhe ju gezoni. Ikni, ikni nga syte kembet! Se ketu prape per lesh do ikni, fukarenj do te mbesni derisa t’ju bien dhembet.
    Me keqardhje te thelle per kete popull te mjere.

  4. Tema says:

    Jo të gjith menjëherë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje