Veliaj: Bashkia në punë edhe natën për riparimin e rrugëve

21 Gusht 2015, 13:29Sociale TEMA
Veliaj: Bashkia në punë edhe natën për riparimin e

Bashkia e Tiranës po punon edhe natën për riparimin e rrugëve në Kryeqytet. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj shkruan se teksa një Tiranë bie në gjumë, Tirana tjetër e turnit të tretë të bashkisë del çdo natë deri në agim për riparimin e rrugëve.

Statusin e tij, Kryebashkiaku Veliaj e ka shoqëruar me disa foto gjatë punës së punonjësve të bashkisë në rrugët e Kryeqytetit. Ai u kërkon ndjesë të gjithë qytetarëve për devijimin e trafikut gjatë orëve të natës.

“Një Tiranë bie në gjumë, teksa një Tiranë tjetër e turnit 3 të Bashkisë del të riparojë rrugët çdo natë gjer në agim.
P.S Ndjesë për devijimet e trafikut gjatë natës. ‪#‎TiranaNePune”
,  shkruan Veliaj.

5 komente në “Veliaj: Bashkia në punë edhe natën për riparimin e rrugëve”

  1. Tema says:

    Në vapë s’kryhet kjo punë.

  2. xhemal says:

    uroj te mos jete aksion por nje sherbim i perhershem ne te mire te qytetareve

  3. Fieraku 71 says:

    Po ik mor cuni i spiunit
    Ti do tan mezen mor te martovsha ate lalucken.

  4. Pellazget says:

    Cfare paska qene ky Velija per ti bere reklam punes se tij , Rendesi ka qe te filloje rregullimi i Tiranes ,por nuk eshte e nevojshme te kryhen punime naten ,ky popull eshte mesuar te jetoje me gropa nje jete te tere , kjo shpejtesi nuk behet as ne Europe ,

  5. jimmy Lama says:

    Bravo! Tirana duket me e paster vetem ne pak dite, nga ardhje e Mr Erjon Veliajt ne krye te Bashkise se Tiraes. Uroj qe te vazhdoje keshtu! Te fillojme nga pastrimi dhe gropat. Mund te jesh i varfer,por jo i piset.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje