Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, doli në një konferencë për shtyp për të deklaruar se aksioni kundër informalitetit do të prekë dhe tregun e barnave dhe shërbimet të kujdesit shëndetsor
“Ne si Ministri e Shëndetsisë jemi plotësisht të angazhuar për të luftuar me çdo mundësi informalitetin. Kur vjen puna për barnat nuk kemi të bëjmë vetëm me anën fiskale të medaljes” tha ministri Beqaj.
Ministri deklaroi se eshte e rendesishme qe parate qe qytetaret paguajne per barna apo sherbime shendetsore te shkojne ne arken e shtetit:
“Kur qytetarët blejnë një bar apo paguajnë për një shërbim shëndetësor, pjesë e pagesës së tyre është edhe sasia e parave që duhet të shkojë nga private në arkën e shtetit. Qytetarët e paguajnë këtë sasi parash por jo të gjithë privatët e shkojnë tek arka e shtetit. Prandaj duhet të sigurojmë që të gjithë pacientët që për barnat që blejnë në treg të marrin kuponin tatimor“.
Beqaj tha se “kjo eshte e vetmja siguri që paratë që secili prej nesh paguan të shkojnë në arkën e shtetit në mënyrë që qeveria të ndërtojë më shumë spitale e të ofrojë më shumë shërbime”
Si ane tjeter te medaljes Ministri i Shendetsise percaktoi sigurine e konsumatorit, pacientit.
“Barnat e shërbimet e ofruara në mënyrë informale nuk rrezikojnë vetëm gropën në të ardhurat e shtetit por shëndetin e jetën e pacientit. Shmangia e rrugëve normale dhe të kontrolluara bartin rrezikun e përdorimit të barnave të falsifikuara si dhe rrezikun e humbjes së efektshmërisë nëse barnat tregtohen jashtë zinxhirit të sigurisë së barit“, tha Beqaj
Me pas Ilir Beqaj foli edhe per perparimet qe kishte bere sektori i shendetsise, qe sipas tij ishin fale reformes se plote ne tregun e barnave.
“Frytet e reformes janë të prekshme nga kushdo. Në dy vjet janë regjistruar rreth 500 barna të reja, duke zgjeruar mundësinë e kurimit për pacientët shqiptarë. Kjo ilustrohet me vetë volumet dhe rritjet të numrit të pullave të kontrollit të barnave të lëshuara nga agjencia e barnave. Në 2012 – 41 mln pulla, në 2013 – 41.4 mln pulla, në 2014 – 44.4 mln pulla. Në 7 muajt e parë 2014 – 25 mln pulla, 7 muajt e parë 2015 – 28.8 mln pulla, pra më shumë alternativa të reja, sasi më të madhe barnash të vendosura në treg, zgjerim te listes se barnave rimbursueshme, zgjerim te listes se barnave per perdorim spitalor, dhe padyshim barnat jane me lire se dy vjet me pare”, u shpreh ai.
Ministri në fund të deklaratës së tij i bëri thirrje profesionistëve të ndershëm e korrektë, të mos bien pre e shkelësve të ndryshëm të ligjit dhe rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë për të zhvilluar deri në fund betejën për reduktimin e informalitetit, për vendosjen e plotë të zbatimit të ligjit në kete sektor.
Mos e filloni edhe ne shendetsi nga farmacite e fshatrave dhe haroni spitalet private qe i rjepin qytetaret duke u mare eurot pa kase fiskale apo ato do te jene me zot me bole te medhaja dhe si prekni dot dhe do beni reprezalje tek bisnesi i vogel. Faleminderit
Ilaçe te skaduara
Prisja te degjoja,nga ministri,per masat ndaj evazionit, tek dentistet.
Heshtje varri !
Z.Minister,dentistet marrin nje rroge tek shteti,pa punuar,figurojne te rregjistruar neper shkolla.Nje nga keta,keto dite doli ne pension,ka mbi 20 vjet,qe nuk ka derdhur sigurime,sigurisht i ka dhene rroge dhe e ka siguruar shteti !!!!!!!!
Asnje dentist,nuk punon me kase fiskale,cmimet ne vere i kane super,per emigrantet sigurisht.