7 masat ndëshkuese për ata që ndotin Tiranën

25 Gusht 2015, 15:24Sociale TEMA
7 masat ndëshkuese për ata që ndotin Tiranën

Bashkia e Tiranës ka ka bërë publike sot paketën e penaliteteve për të gjithë ata qytetarë dhe biznese që dëmtojnë, zaptojnë apo ndotin ambientetet e përbashkëta.

Masat konkrete për çdo shkelje i ka bërë publike vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një takimi që zhvilloi sot me 24 administratorët e njësive të Tiranës.

Në total janë 7 masa që kërkojnë jo vetëm të zhdëmtojnë pronën e dëmtuar, por edhe të ndërgjegjësojnë qytetarët për respektimin e rregullit dhe ligjit në jetën e përditëshme në komunitet.

Më konkretisht 7 masat për një qytet të pastër janë:

1. Hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve – 5.000 lekë

2. Kryerje e punimeve pa leje – 500.000 lekë + shpenzimet e prishjes

3. Shfrytëzimi i paligjshëmi hapësirave publike – 20.000 lekë + 300 lekë/m2

4. Vandalizimi i pronës publike me:                          20.000 lekë

a. dëmtim, bllokim, vjedhje pusete;

b. urinim/pështyrje/grafiti në rrugë;

c. dëmtim i shtyllave të ndriçimit/ndriçuesve;

d. dëmtim pemësh

5. Ndotje e rrugëve nga automjete te rënda (baltë, vaj, llaç) – 10.000 lekë

6. Djegia, zhvendosja, dëmtimi dhe vjedhja e konteniereve – 20.000 lekë

7.  Ndotja dhe mos pastrami i ambientit pas aktiviteteve – 5.000 lekë

Kompanitë e përmbarimit do të kontraktohen për zbatimin e këtyre masave.

Paratë që do të vilen nga gjobat do të shkojnë për gjelbërimin e hapësirave publike.

Aksioni i pastrimit ka të bëjë me një mentalitet të ri.

Janë masa për bashkëjetesë dhe disa norma që janë të patolerueshme.

Sigurisht një pjesë e kompanive të pastrimit kishin 10 muaj pa paguar, unë besoj se do bëjmë performancë më të mirë falë shtrëngimit dhe insistimit që patëm”, tha Veliaj.

23 komente në “7 masat ndëshkuese për ata që ndotin Tiranën”

    1. Nese pordhim ne rruge sa eshte gjoba Erjon se vetem te po mkupton a po mdegjon?

      1. Mero says:

        Jam plaku Mere dhe jam me ……… me behet shpesh ku do ta beje apo te rri arrest shtepiak. Faleminderit biri i partise plackitjes .

      2. Syri says:

        Po per qente pa rrjete te qytetareve dhe kur dalin jashte ne Lulishte te qytetit, apo do hysh ne histori si kbashkiaku ku do te te thone ju dhjefshin qente.

  1. Azio says:

    Bravo Erion!
    Keshtu punohet,vetem beni kujdes njerzeve te ardhur ne Tirane nga fshatrat e malesite,sepse nga sa veme re ata s’e kane edukates qytetare te zhvilluar.
    URIME.

  2. Tema says:

    Sejcili ngjyros me shaka

  3. gazetari me kater (pa hater) klase fillore says:

    “Paratë që do të vilen nga gjobat do të shkojnë për gjelbërimin e hapësirave publike.” Dmth nqs demtohet nje shtylle ndricimi ose tjeter prone publike parate nuk do shkojne per zhberjen e demit por per gjelberim?

    1. enter''" says:

      clidhje ka demtimi I shtylles???? Ketu po flasim per ndotjen e mjedisit.

      1. gazetari me kater (pa hater) klase fillore says:

        Ti enter lexon artikullin apo vetem titullin dhe i fut komentit nje enter?

  4. Lushi says:

    Po nese nuk paguan ?
    Burg besoj

    1. enter''" says:

      Ne amerike psh, nese parkon ne vendin e caktuar per invalided merr nje gjobe 250 dollare. Nese e perserit e ke 500 dollare plus 90 dite pune me detyrim, pastaj ke edhe burgun.

      Tani ju qe ngrini ne qiell ameriqine tuaj, mos beni gek, por mesohuni si te civilizoheni.

      Gjithsesi, burgu ju ben mire juve

    2. vorribomsi says:

      Do shkosh te thithesh lepirese

  5. enter''" says:

    Te mesohen shqipot cdo te thote te jetosh si I civilizuar

  6. Mandi says:

    Pse zotrote Azio nga te kane genjyer prinderit se vjen??? dava pellazg je dhe ti zotrote. Kot sthone, i shari shan. terqeta

  7. stela says:

    Sa te renda i paske mor cun …..

    Hahahaha, i mblodhen karriget e tavolinat lokalet neper lagje, direkt mbas mbledhjes tende. S’po dinim ku t’kalonim, le qe ngeli pop’lli neper kafe gjithe diten e dites.

    Na knoqe mor cun!!!!!!

  8. Moisi Golemi says:

    Ka qene nje kohe (kur Xhaxhi e kishte akoma forcen e mendjes), kur polici ne qytet i binte bilbilit dhe thoshte “Shoku qytetar, jeni ne kundravajtje. Ju lutem ecni mbi vijat e bardha”.

    Ku vajti gjithe ajo qytetari, rregull, edukate? Na pushtuan halldupet.

    1. enter''" says:

      U zhvleresua nga etja e madhe per liri te cilen jo vetem na e serviren gabim por e kuptuam dhe aplikuam gabim.

  9. "BALASHI" says:

    Mrekulli…

  10. gimi says:

    sa polic ka bashkia qe do na ruajne kshu me llaaa?!?!?

  11. gazetari me kater (pa hater) klase fillore says:

    @enter shkencetari
    Nqs na e serviren gabim por edhe ne e kuptuam gabim…..a nuk do na dilte mbare gjithcka? Dy minuse bejne plus apo jo? Si te ta them me thjeshte une ty qe ta kuptoc ti xhaxh, kur dikush te thote gabim shko djathtas por qe ne fakt duhet te shkosh majtas dhe ti e kupton gabim dhe iken majtas, a nuk te doli per mire kjo gje?

    1. enter''" says:

      ti qeke kalamo komplet nga trute.
      Niveli I shkrimit tuaj eshte mjeran, tamam I denje per muhabete kopshtesh.

      Ja ta shkoqis une ty.

      Ty te serviren pluralizmin dhe ne e perqafuam pluralizmin dhe ish sigurimsat bene nga nje parti te tyre. Madje, gjithe sigurimsat u mblodhen tek PD bashke me ata sagllamet. Por sagllamat u larguan, u persekutuan, u vrane dhe ngeli PD me sigurimsa dhe rrugecer.

      Pastaj te serviren cekun e bardhe….e mban mend cekun e bardhe apo jo? Si e kuptuan cekun e bardhe shqiptaret?
      Pastaj te serviren asistencen sociale? Si e kuptuan shqiptaret asistencen sociale?

      Pastaj te thane ti vesh flaken agrumeve ne jug se ishin veper komuniste. Dhe cfare bene shqipot? Ja vune flaken agrumeve.

      Pastaj te thane qe Amerika do vij e do bej shqiperine, keshtu qe shkaterrojeni shqiperine dhe ne hopaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa I vume flaken.

      Pastaj te serviren firmat piramidaleeeeeeeeeeeeeeeeee…hopaaaaaaaaaaaaaaaaaaa e kuptuam ne shume bukur dhe pastaj dihet fundi.

      Ej o lale, -4 + (-2) = -6.

      Apo ke qef ta shtrosh muhabetin ne prizem shumezimi.

      Ik ore palle se le nam

      1. gazetari me kater (pa hater) klase fillore says:

        I madhi Twain ka nje thenie te goditur per kaqolet si ti:
        “Eshte me mire te mos flasesh dhe te te mendojne si budalla sesa te hapesh gojen dhe te heqesh cdo dyshim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje