Përfaqësuesit e tragetit të linjë Bari-Durrës i përgjigjen Mesila Dodës

26 Gusht 2015, 15:15Sociale TEMA

Përfaqësuesit e tragetit të linjës Bari-Durrës, kanë reaguar pas deklaratave të deputetes demokrate Mesila Doda.

Ata thonë se trageti është vonuar për shkak të shqetësimeve shëndetësore të një pasagjeri.

Me dt 24 gusht trageti Rhapsody i linjes Durres-Bari, pasi ishte nisur me 2400 pasagjere ne bord, pas dy ore udhetimi, pati nje emergjence ne bord ku nje nga pasagjeret u drejtua prane stafit mjeksor ne bord sepse ndjente shqetesime.

Pasi iu dha ndihme e shpejte u verifikua gjendja e rende e tij dhe u njoftuan autoritete shqiptare.

Menjehere kapiteni i tragetit dha urdhe qe anija te kthehej ne port per te shpetuar jeten e pasagjerit.

Ne hyrje te porti te Durresit u moren masa nga sherbimet e urgjences dhe policise dhe kapitenerise.

Ne pritje te tragetit dolen dy motovedeta te kapitenerise se Durresit se bashku me stafin mjeksor te spitalit Durres.

Ne kohe rekord per 40 min u be zbarkimi dhe trasporti i pasagjerit drejt spitalit te Durresit dhe me pas drejt spitalit Tirane.

Pas ketij operacioni te rralle qe kryhet per here te pare ne portin shqiptar, anijes iu dha leja per te vazhduar intenerarin drejt portit te Barit, me komplimentet e kapitenerise shqiptare per operacionin perfekt te shpetimit te jetes se paasagjerit shqiptar.

Kuptohet qe kjo shkaktoi nje vonese ne orarin e grafikut te tragetit i cili u rikuperua menjeher diten pasardhese”, thuhet në reagimin e përfaqësuesve të tragetit të kësaj linje.

9 komente në “Përfaqësuesit e tragetit të linjë Bari-Durrës i përgjigjen Mesila Dodës”

  1. Y says:

    Ju lutem, po e perseris- Itinerarin dhe jo intenerarin.

  2. Tomorri says:

    Bravo dhe falnderojme Kapitenin dhe stafin e tragetit ne fjale. E po kush e shkroi ne fakt kete shkrim,nje mender deputete qe nuk merr as mundimin ta verifikoje çeshtjen dhe pastaj te shkruaj na nje rrjesht ne se i vjen per doresh,mos verifikimi te çon ne gabime me te medha dhe injoranca te pa mate.

  3. astrit says:

    Kaq poshte paska rene Mesilja sa te udhetoje me traget?!

  4. George says:

    Ore gomere sot e beni njoftimin ju, perse nuk i njoftuat pasagjeret kur ndodhi rasti i atij pasagjeri?!?!?

  5. ananananananannannanana says:

    Mire e ke por kujt t’ia thuash.

    ITINERAR m.
    1. Rruga që duhet ndjekur për të arritur në një vend tjetër të largët; rrugëtim; përshkrimi i një udhëtimi dhe i vendeve nëpër të cilat bëhet ky udhëtim, me të dhëna për largësinë që kanë këto vende ndërmjet tyre, për kohën e nisjes e të arritjes; vija e ecjes ose e udhëtimit në një skicë a në një hartë. Itinerari i marshimit (i garës). Itinerari i brigadës (i çetës). Skica (harta) e itinerarit. Caktoj itinerarin. Ndjek itinerarin e caktuar. Eci (udhëtoj) sipas itinerarit.
    2. Rruga dhe koha e lëvizjeve të mjeteve të rregullta të udhëtimit; treguesi i këtyre lëvizjeve. Itinerari i trenave (i autobusëve).

  6. agostin says:

    Mesila ka shume te drejte!Kushe e bene kete linje , e sheh rralle ndonje traget te niset ne orare ,pastaj mbushet aq shume, sa qe pasagjeret flene shtrire ne dysheme,kjo eshte pergjejsi e kapitenerise qe duan te shfrytrzojne sa me shume qe te jete e mundur.Brravo Z.Mesila !Jeni e para politikane qe ngre zerin per nje abuzim ,dhe nje stres te vazhdushem neper keto tragete.

  7. 17nentori says:

    perfaqesuesit dhe mesila flasin per vonesat ne dy dite te ndryshme nga njeri tjetri.
    mesila flet per eksperiencen qe pa vete me syte e saj dhe keta te tjeret justifikohen per vonesat e nje dite tjeter.
    ne fund nuk ben dhe shume ndryshim se trageti eshte vone cdo dite.

  8. emigranti says:

    I nderuar kapiten, te nderuar emigrant, te nderuar gazetare.
    Trageti juaj ka nje shesh emergjencash per helikopteret ne rastete tilla, e ju qe erdhet ne shpiperi si nje risi europiane duhet ta kishit perdor kete risi, te therrisnit helikopterin e te merrte pacientin e semure rende e jo ti merrnit frymen 2400 pasagjereve te tjere duke shoqeruar te semurin sikurse behej ne shekullin e kaluar, e sidomos me motorsafet e kapitenerise se portit qe jane te shekullit te kaluar.
    Te jem une ai pazient ju denuncioj e ju kerkoj dem moral dhe fizik, nje i semure ne ate menyre kerkon nje asistence te shpejte e te specializuar, imagjinojeni kohen e kthimit te tragetit, te shkarkimit per tek motorskafet, shkarkimi per tek ambulancat e spitallit te durresit, pastaj per ne spitalin e tiranes, kush e gjen sa rrezikshmeri ka kaluar ai pacia deri ne destinacionin perfundimtar, spitalin e tiranes, procedure qe me helikopter do te ktyhej vetem per gjysem ore e trageti sdo te ndalonte asnje minut. Pore gazetaret shqiptare jane ne himare e jale me pushime, skan kohe te bejne punen e tyre e te investikojne se si duhej bere ky evakuim emergjent nga trageti famoz qe erdhi si risi ne shqiperi per shqiptaret, si risi per taulant ballen e jo per shqiptaret, flm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje