Kisha Ortodokse dhe ajo Katolike, përplasen për prishjen e kishës në Dhërmi

26 Gusht 2015, 15:11Sociale TEMA

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka publikuar një deklaratë zyrtare për prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.

KOASH e cilëson aktin të paligjshëm dhe që bie ndesh me të drejtën e besimit, përveç mënyrës së pabesë të kryerjes së tij.

Sot, 26 gusht 2015, në orën 4 të mëngjesit, pa zbardhur dita, në mënyrë të fshehtë e tinëzare, për t’iu shmangur ballafaqimit me banorët e Dhërmiut, në Himarë, u shkatërrua nga forca të inspektoratit ndërtimor të ardhura nga zona të tjera të vendit, kisha orthodhokse e Shën Athanasit.

Ishin dëshpëruese dhe fyese që në ditët tona të shihje se shkatërrimi varrosi nën gërmadha Ungjillin e shenjtë, ikonat dhe objekte të shenjta, pamje që të kujtonin përdhosjen në Kishën e Shën Marisë në Përmet, ku ato u hodhën në kamionin e plehrave.

Ky veprim është në shkelje flagrante të Ligjit nr. 10057, 22.01.2009, “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”, Neni 21/1,2: “Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Ndërhyrja u bë pa as një njoftim zyrtar ose informal si dhe u shpërfillën klerikët tanë, përfaqësuesit arkieratik Protopresviter Atë Pandeli Mitru, Atë Efthim Bixhili, Atë Athanas Qerimi, të cilët kërkuan shpjegime për një ndërhyrje të tillë nga organet vendore”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Nga ana tjetër KOASH nënvizon se qëllimi i prishjes së kishës është ndërtimi i një objekti tjetër për një besim tjetër.

Kjo ngjarje është një shkelje e së drejtës universale të besimit dhe laicitetit të shpallur në Kushtetutë të shtetit, i cili merr përsipër në mënyrë të njëanshme prishjen e një objekti kulti ortodoks dhe në vend të tij të ngrejë një tjetër, duke marrë iniciativa dhe angazhime që nuk i takojnë dhe përbëjnë ndërhyrje në çështjet e brendshme fetare.

Veprime të tilla të papërgjegjshme dhe aventureske vënë në rrezik harmoninë fetare në vend, duke krijuar konflikte midis besimeve dhe komuniteteve fetare”, vijon deklarata.

Por, Kisha Katolike me anë të një deklarate, shprehet se respekti ndaj varreve të çdo personi, është i patjetërsueshëm

“Në lidhje me respektin e varreve të çdo personi, qoftë ai meshtar apo laik, i krishterë ose jo, Kisha Katolike pohon se ai duhet të jetë i patjetërsueshëm.

Ky respekt buron jo vetëm nga ligjet, por sidomos nga feja, tradita dhe kultura njerëzore”, thuhet në deklaratë.

Në kishën e rrënuar duket se do të ngrihet një objekt apo përmendore për misionarin Katalano.

12 komente në “Kisha Ortodokse dhe ajo Katolike, përplasen për prishjen e kishës në Dhërmi”

  1. Int says:

    Zagaret e temes ,mos genjeni se nuk ka as edhe nje perplasje

    1. Adriatik says:

      Nuk ka perplasje.

      Kjo corbe eshte gatuar nga qarqet turkoshqiptare per te vene ne konflikt komunitetin kristian.

      Nuk do kene sukses !

  2. Pelasgian says:

    SHQIPERIA KATOLIKE!!!!

    KAM ORTOQENI MOS TE NGELI GJALLE NE TOKE TE KASTRIOTIT O BIJ SHKINASH E GRRKESH !!!!

    JA U Q….FSSSSHA FEN E ZEZ E TE FLLIQTE …..FMIN NE DJEP DUHET MA JA U FUT NE MAKINE GRIRSE !!!

    ME THEMEL KEMI ME JA U RRZU KREJT SHPIAT E DJALLIT JANULLE !!!!

    THIRRJE ROMES E VATIKANIT PER NDIHME KUNDER GERRQISE POSHTER ….TE VIJNE EDHE SS SE ATA I SHK,…….RDHEEEEJNE VORRET GRRKVE !!!

    1. Tifozi says:

      Pse quhesh pelasgian o ti i ISIS? Ti je mbeturine arabe, c’fut hundet ne pune kaurresh! Tutje nga shkretetira e ke varrin qe te pret hapur.

      1. Shqiptar Iliro Arian says:

        Tifozi ik ne gerqi e rrace e poshter gerko etiopiane. Eshte tamam ashtu sic thote Pelasgian. Feja e shqiptarit mbas shqiptarise eshte katolicizmi.

  3. Dean says:

    Bravo,Kisha Katolike.
    2 rreshta pergjigje dhe mjafton me kaq.Jo carcaf,sikur kan shkru ideologet grek.

  4. Klimax says:

    Dhe xhihadisti Edi Rama prish nje kishe shume shekullore ne Dhermi me 100% popullsi ortodokse (me perjashtim te disa familjeve myslimane te ardhura vitet e fundit si te punesuar apo qe kane zaptuar prona pa leje ose me dokumenta te fallcifikuara) per te ndertuar nje monument te nje misionari greko-katolik te viteve 1600!!!!!!!

  5. kisha says:

    Kisha e quan veten orthodhokse nderkohe qe i referohet ligjit shqiptar per kishen ortodokse. Pse nuk gjen ligjin shqiptar per kishen orthodhokse autoqefale shqiptare?

  6. shkodran says:

    Pelasgian…. Une jam kunder janulles kunder grekeve qe fusin hundet kunder bytheshiturve. Por shumica e ortdokseve jane shqiptare. Ska rendesi cfare feje kane. Ka to like, muslimane,apo ortdokse. Respekto fene e tjetrit. Megjithse nuk Jam ortodoks. Problemi nuk eshte tek feja por tek ato qe e drejtojne si janulla. Problemi eshte kurva janulle dhe jo shqiptaret ortodoks

    1. arbereshi says:

      Bravo shkodran

  7. Amerikani... says:

    Nqs kolera turko-mongole ktheu me shpate shqiptaret ne fene e vet, dhe me ligj ua ndaloi gjuhen, me qellim asimilimin,…. dhe ne kohet e sotme i quan…”vellezer”,…por nuk ka pretendime territoriale,…kolera greke (perfshi dhe ate sllave), ..jo vetem qe eci ne gjurmet e otomaneve, por jua kaloi atyre , duke pretenduar edhe territorin…..Prandaj eshte domosdoshmeri jetike dhe historiko-kombetare, qe e verteta te shpallet boterisht, te respektohet ajo duke u kthyer ne origjinen tone te vertete europiane….Kjo eshte rruga e vetme dhe e sigurte per kombin tone, qe te rreshtohemi dhe te zeme vendin e merituar qe na takon….vetem keshtu realizojme te gjitha aspiratat tona….

  8. andori says:

    shikoni lidhjet e kozma grillos me janullaton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje