Aksioni për lirimin e hapsirave publike dhe pastrimin e Tiranës do të shtrihet në gjitha njesitë bashkiake dhe 13 komunat nën varësi. Toleranca do të jetë zero për këto që zë hapsirat publike. Këto dekalrata janë bërë nga nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali gjatë një bisede në studio në tematv. Lidhur me fotot e publikuara të disa personave që urinonin në ambjente publike dhe reagimit ndaj këtij veprimi të qytetarëve për shkelje të privatësisë , Paskali e quajti të drejtë nxjerrjen e fotove. Sipas saj, dikush që nuk ka turp të nxjerrë në publik pjesë të anatomisë së trupit të tij, nuk ka pse turpërohet pse i dalin fotot. Ndërkaq ajo tha se po punohet për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, duke nisur me atë në kopshte, infrstrukurë si dhe shërbimin urban. Nënkryetarja tha se do të shtohen linja të reja urbane, që do të lidhin Tiranën me 13 komunat nën varësi të saj, për t’i krijuar lehtësi qytetarëve në lëvizje. Ajo hedh poshtë çdo supozim mbi një ftohje të mundëshme mes koalicionit të majtë, duke nënvizuar se marrëdhëniet e LSI-së me kreun e Bashkisë së Tiranës janë shumë korrekte dhe bashkëpunuese.
Zonja Paskali, prej disa ditësh Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion për pastrimin dhe lirimin e ambjenteve publike. Sot ju ishit e pranishme në aksionin e zhvilluar në njësinë 5. Si pritet të vijojë më tej aksioni në gjithë qytetin dhe 13 komunat nën varësi, si e keni organizuar?
-Bashkia e Tiranës ka nisur një aksion të gjërë, për lirimin e hapsirave publike të zëna nga biznese të ndryshme, hapsira që ju përkasin të gjithë qytetarëve të Tiranës. Ka rreth një javë që ka nisur aksioni me Njesinë 5, duke pasur parasysh që është qendra e Tiranës, ku ka më tepër zënie të hapsirave publike, për shkak se edhe numri i bareve, kafeneve, restoranteve që gjenden në këtë zonë është i lartë. Ndaj edhe aksioni është menduar të niste nga këto zona, ku qytetarët e kanë gati të pamundur të kalojnë për shkak se trotuaret janë të zëna. E kemi provuar si qyetarë të Tiranës këtë fakt, dhe e dimë se sa e vështirë është të kalosh, në trotuare, na ëshë dashur të zbresim në rrugë, apo afër makinave, madje duke rrezikuar edhe jetën, pasti të gjithë trotuaret bllokohen nga bizneset.
Si do të vijojë më tej ky aksion në njesitë e tjera, do të shtrihet edhe në komunat?
-Ky aksion nga njesia 5 do të shtrihet në gjithë Tiranën. Duhet pasur parasysh se është qyteti ai që ka më shumë problematika të këtij lloji se sa komunat. Keni parasysh se sa është numri i lokalve apo bareve që ndodhen në qytet dhe në komuna, pasi ato kryesisht janë të vendosura në Tiranë. Do të vijojë deri në lirimin e gjithë hapsirave publike. Eshtë e drejta e qytetarëve që këto hapsira të kthehen në shërbimin e tyre, apo në hapësira të gjelbëra.
A keni hasur pengesa nga bizneset për këtë ndërmarrje tuajën. Nga ana tjetër, në aspektin social a ka Bashkia e Tiaranës një strategji bashkëpunimi në mënyrë që qytetarët të mos revoltohen, mos cenohen por të vendoset edhe ligji në fund?
-Eshtë si e pakuptimtë kjo, njësoj sikur dikush t’ju vjedh diçka dhe kur ju ti thoni, pse ma keni vjedhur, ai të thotë:” Nuk keni të drejtë të më kërkoni llogari “. E njejta gjë është dhe kjo, ata qytetarë kanë zënë hapsirat publike, nuk është se ata paguajnë për të, apo ta kenë privatizuar atë hapsirë. Pra, është një përdorim i padrejtë në kurriz të pjesës të qytetare të këtyre hapsirave.
Kur thoni e pakuptimtë, doni të thoni se toleranca do të jetë zero?
-Toleranca do të jetë zero dhe ky ishte mesazhi për qytetarët që dhashë gjatë inspektimit të punimeve në zonën e Tiranës së Re, ku cmontuar një pjesë e strukturave të ngritura nga bizneset për gjatë asaj rruge. Natyrisht ne kërkojmë bashkëpunimin e tyre dhe ky bashkëpunim ka qënë I mirë. Sot ndesha në biznese që po i cmontonin vetë strukturat., duke kuptuar me të drejtë që ka ardhur momenti që ligji duhet të funksionojë, nuk mund të lemë që qyetarët të paguajnë kosto që shfrytëzohen apo përdoren nga një pjesë e vogël.
Këto ditë në fakt keni një mbështetje nga qyetarët për këtë aksion, pasi ata duan një qytet të pastër. U publikuan foto të personave që kryenin nevojat e tyre në hapsira publike, u përshëndet nga qytetarët aksioni, por u dënua publikimi i fotove. Mos kemi të bëjmë me një show, pse duhen bërë publike fotot, nuk mjafton gjoba?
-Më falni se më duhet të flas për dicka që nuk është shumë etike. Por nëse një qytetar shkon në mes të Tiranës, dhe zhvishet në një fare mënyre. Nxjerr përballë qytetarëve të tjerë disa pjesë tonat anatomike që nuk duhet të dalin, atëherë kur këta qytetar nuk e kanë atë sens apo ndjenjë turpi, nuk duhet ta kenë as faktin që dalin në gjobat e bashkisë apo në rrjet e tjera sociale. Reagimi i qyteravë në të gjitha aksionet që ka bërë bashkia është vërtet i madh, dhe kjo për ne është një mbështeje , sepse ka ardhur moment që ne të gjithë të zbatojmë ligjin.
Mos ndoshta kemi të bëjmë me show? Sepse aipër veprimin e paligjsëm është gjobitur, por pse duhet të bëhet publike foto?
-Unë nuk e konisideroj shoë, por e konsideroj si një lloj ndërgjegjësimi. Duhet të ndërgjegjësohen të gjithë të tjerët, që nëse do të bëjnë një veprim të turpshëm do kenë pasoja. Qytetarët duhet të kuptojnë që duhet të ruajnë privatsinë e tyre në cdo situatë dhe nuk mund të pretendojnë që ta ruajnë këtë privatësi kur kanë bërë një shkelje të ligjeve të vendit. Pra nuk është një show ,është për të kuptuar qytetarët që duhet të kenë disa norma mirësjellje që ne të gjithë i ruajmë në komunitet.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë publike 7 masa ndëshkuese. Ai tha se më parë ato do të kalojnë në Këshilin Bashkiak, do të miratohen e do hyjnë në fuqi. Ndërkohë ne kemi pasur penalizim të qytetarëve ende pa u miratuar masat në Këshillin bashkiak. Si e shpjegoni ju këtë?
-Do kalojnë disa prej tyre, ndërsa disa të tjera në këto momente që ne po flasim janë vendime të Këshillit Bashkiak të miratuara kohë më parë. Në 7 masat janë të referuara dhe ligjet apo dhe vendimet e Këshillit Bashkiak që i referohet, ajo gjobë. Disa nga masat janë vendime të Këshillit Bashkiak që në vitin 2010 ose 2011, pra disa vendime janë marrë, ndërsa disa të tjera do të kalohen, ndërkohë janë vënë gjoba për ato që janë me vendime të Këshillit Bashkiak, por që më parë nuk janë zbatuar asnjëherë .
Ndërkohë formulari i gjobës pë rata që urinjnë poshtë Lanës, është formular i një gjobe për automjetin. Ka sens kjo?
-Duke qënë një moment shumë i shpjetë i vendosjes së tyre, është përdorur një formilar eksistues. Normalisht më tej ato do të vendosen një fletë gjobe tjetër, që i referohet asaj shkelje ligjore. Eshtë vepruar kështu , deri në një moment kur të miratohet fleta e gjobës për çdo shkelje.
I keni bombaruar qytetarët deri më tani me fjalët gjobë, aksion, burg penalitet. Ndërkohë ata ju kanë votur që ju tu sillni më shumë shërbime. Kur do të nisni zbatimin e tyre? Sepse ka qytetarë që jetojnë në varfëri. Në këtë drejtim cfarë do të bëhet?
-Bashkia e Tiranës është më e madhja në vend. Ashtu si aksioni për pastrimin e ambjenteve është një angazhim, ashtu ka edhe politika sociale. Mos harroni që në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak u ndanë banesat që kishin mbetur për njerëzit e pastreh, apo ata në nevojë. Sot po flasim për gjobat se ky është një aksion. Por në fund ky është ligji. Ligji ka edhe gjobën, ka edhe burgun, kur bën shkeljen. Nuk mund të themi se ne bëjmë vetëm aksione dhe vëmë gjoba. Duhen ndërgjegjësuar qytetarët që qyteti duhet të mbahet i pastër. Mos harroni se kemi vetëm katër javë në detyrë. E nisëm me aksionin e pastrimit.
Po, por të krijohet ideja se Bashkia e Tiranës ka marrë “një fshesë të madhe” dhe po pastron. Të tjerat kur bëhen?
-Jo, ky është një nga aksionet, që duhet bërë, duhet pastruar qyteti. Por mos harroni se ne jemi në një aksion për të sistemuar 31 çerdhje dhe mos harroni se ky është shërbim. Kur fëmijët e vegjel të shkojnë në shtator, t’i kenë këto çerdhe të pastra, të rregullta dhe me ngrohje.
Por edhe qytetarëve me parë se ti kërkohet të zbatohet ligji, i duhen ofruar disa disa shërbimie. I duhen ofruar banjo publike, vende për parkim, këto mungojnë, apo jo?
-Duke parë problematikën që është shqetësuese, janë vënë 5 banjo publike, dy tek Parku Rinia, një në fund të Bulevardit, gjithsej në pesë pika.
Po ato nuk plotësojnë standadet?
-Ato janë banjo në shërbim, kimike që pastrohen, të tilla gjen edhe jashtë vendit. Problemi është se ka nevojë për më shumë. Por ky është një filim, që synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që nevojat e tyre nuk mund ti kryejnë poshtë urës së Lanës.
Eshtë nga rastet e rralla kur ekzekutivi dhe vendorët ( në këtë rast Tirana), janë të së njëjtës forcë, të një koalicioni. A është e lirë Bashkia e Tiranës të vendosë, apo ka disi ndërhyrjen, apo kujdesin e kryeministrit?
-Bashkia e Tianrës është indipendente, është pushtet vendor i pavarur, që ka detyrat e veta, të drejtat e veta, vendimet e veta . Kjo është një nga çështjet që ne kemi disktuar që në mbledhjet e para, që Bashkia do të vazhdojë të funksionojë dhe të drejtojë, si pushteti i pavaruar. Natyrisht bashkëpunimi me pushtetin qëndror është i rëndësishëm pasi ka mbështetje me fonde, me kredi, ka mbështje të ndryshme siç është Fondi i Zhvillimit të Rajonit, dhe kjo do të ndihmojë Bashkinë e Tiranës dhe të gjithë bashkitë e tjera. Një bashkëpunim dhe bashkërendim do ta quaja një favor në të mirë të qytetarëve.
Zonja Paskali, është folur për një ftohje të marrëdhenieve mes krerëve të koalicionit, kryeministrit Edi Rama, dhe Kreut të LSI-së, Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta. A është përcjellë kjo edhe në Bashki. Marrëdhëniet tuaja me kreun e Bashkisë, z.Veliaj, a kanë rrezikun e kësaj krisje? Si janë marrëdhëniet mes LSI-së dhe PS-së në Bashkinë e Tiranës?
-Jua them me bindjen më të plotë dhe sinqeritetin më të madh që marrëdheniet tona si koalicion janë të shkelqyera. Unë me Zotin Veliaj, si një përfaqësues e LSI-së në Bashkinë e Tiranës, mund t’ju garantoj që kam një bashkëpunim të shkëlqyer, mirëkuptim dhe mbështetje. Një mbështetje që e gjej si nga zoti Veliaj dhe kabineti. Shpesh flitet, apo aludohet më shumë nga gazetarët për ftohje marrëdhëniesh. Por edhe në pushtetin qëndror, duke qenë se unë vij nga ai pushtet, bashkëpunimi ka qënë shumë i mirë dhe ka dhënë rezultate.
-Pa nuk ka ftohje mes jush, PS-LSI po jeton stinën e nxehtë?
-Jo, ne jemi një koalicion që po bashkëpunon fort për të mirën qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
femer idiote dhe perverse. fotot mund ti perdorni ne gjykate nqs kundravatesi nuk pranon gjoben po jo per ekspozite shurrografike. debile femer
Lerni keto show Pse nuk e prishni garazhdin e Halim Kosoves qe dhe korentin e vjedh ke parku delegacioneve Pse nuk ja hiqni gardhin klinikes qe ka zene tej per tej murin e parkut te delegacionit Apo qingji Halim pi shume nena Kjo pune qe po beni shumzohet me zero kur beni diferencime Kapni mjeranet qe urinojne Kapni ne fillim ujkun qe vjedh korentin ka ndertuar pa leje dhe ne rastin ton quhet Halim kosova Pastaj merru me mjeranet O eri
Kur skeni turp ju politikanet qe vidhni dhe te vrisni ne mes te dite, ata 10-tè pianec qe ka tirana skan perse ta rruajn fare.
Peshku qelbet nga koka
Dikush qe vjedh miliona i filmuar me vidio dhe ze ne kete vend nderohet me postin e Kryetarit te Parlamentit! Dikush tjeter qe fotografohet nudo ne nje plazh publik duhet te nderohet me postiin e kryeministrit! Dikush tjeter qe perdhunon “lulkuqe” ne zyren e tij duhet te nderohet si kryebashkiak! Dikush tjeter qe vret qytetaret ne bulevard nderohet si kryetar partie dhe pa folur me pas per “arkitektin e demokracise shqiptare” te 25 viteve te fundit!!!
Ndersa disa fukarenj te tjere qe nga halli dhe jo nga deshira qe shurrosin poshte ndonje ure apo mbrapa ndonje peme duhet jo vetem te gjobiten, por edhe te diskretitohen ne publik me foto si te “paturpshem”!!!!!!!!!!!!!
Ja na thoni kush jane te paturpshem?
Kur nuk jane prove videot, nuk mund te jene prove as fotot.
Njohim anatomin e qënieve njerzore