Aksioni i madh i pastrimit që do zhvillohet në 4 shtator ka qenë në fokusin e takimit që kreu i Bashkisë së Tiranës ka zhvilluar me përfaqësues të shoqërisë civile. Veliaj I ka bërë thirrje atyre që me organizatat dhe shoqatat e tyre të bëhen pjesë e kësaj nisme për të dëshmuar vullnetarizëm dhe përgjeshmëri për qytetin.
“Dua shumë që t’ju ftoj në aksionin e 4 shtatorit. Duke ditur që edhe pse nuk e keni pastrimin si çështje kryesore të organizatës suaj, edhe pse shoh se disa organizata që merren ekskluzivisht me çështje ambientaliste janë këtu, do të doja shumë që t’ju kishim pjesë, për të treguar që jemi një qytet që edhe biem por edhe ngrihemi bashkë, që edhe momentet e vështira por edhe momentet e ringritjes i kalojmë bashkë. Do të doja shumë që anëtarët tuaj, degët e organizatave tuaja, ata që ju mbështesin të ishin pjesë e këtij aksioni, ku secili pa ndonjë harxh të madh financiar, me një palë doreza dhe një qese, në territorin ku funksiononi, të bëheshit pjesë e këtij aksioni për të pastruar Tiranën”, – tha Veliaj në fjalën e vet.
Më tej ai shtoi se qyteti në këto moment ka nevojë për vullnetarizëm, ndaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e shoqërisë civile që tani e tutje ta shohin Bashkinë si partnere për të realizuar idetë më të mira për Tiranën. “Një nga gjërat që jemi duke inkurajuar këto ditë të para është gjithë koncepti i vullnetarizimit. Besoj se në një qytet që duhet të fillojë të funksionojë si shtëpia jonë e përbashkët, çështja e higjienës është çështja numër një. Monopolin e pastrimit nuk e ka dhe s’duhet ta ketë Bashkia. Kjo është diçka që i përket të gjithë qytetit, siç edhe monopolin e ndotjes nuk mund ta ketë një 1% që e ndot për 99% të tjerë”, – shtoi Veliaj.
Duke mbetur tek kjo temë, Veliaj ka prekur edhe çështjen e gjobave që Bashkia po aplikon për të gjithë ata që ndotin ambientin e përbashkët. “Kjo është arsyeja pse kemi vendosur disa gjoba, ndoshta më të rëndat në rajon por edhe për arsyen se jemi edhe më të ndoturit në rajon, se po të ishim më të pastrit nuk kishim nevojë të vinim gjoba të kësaj natyre. E di që gjobat që kemi vendosur kanë hapur shumë debat, megjithatë mendoj se ky është një moment kritik për ta ndarë mendjen, jemi me 99% të shoqërisë që do ligj, shtet, pastërti dhe higjienë apo jemi me 1% të njerëzve që thonë liria ime është e pakufizuar”, – tha kryetari i Bashkisë ndërsa ka paralajmëruar rritjen e këtyre lloj gjobave.
Gjatë këtij diskutimi kryetari i Bashkisë ka folur edhe për disa projekte të tjera që Bashkia do të realizojë në Tiranë dhe që synojnë kryesisht rritjen e kushteve të jetesës në qytet. Një prej tyre është edhe krijimi I dy terminalëve të autobusëve, një në Laprak dhe një në Lundër, çka sipas tij do të shmangte hyrjen në zonën urbane të mjeteve të mëdha të transportit interurban. Gjithashtu Veliaj ka njoftuar se një mësa tjetër që do të tentojë të ulë trafikun në qytet është edhe ajo për të ndaluar qarkullimin gjatë ditës të fugonëve që furnizojnë supermarketet dhe minimarketet. “Kështu qe do te marrim disa vendime te vështira qe s’do i kënaqin te gjithë, por nëse shumica janë te kënaqur edhe unë jam i kënaqur. Këto janë kushtet për bashkëjetese”, – tha Veliaj.
Te zbardhet sesa do harxhoje zengjini i ri per festen e pezes. A eshte njesoj si trakufest? Me te njejtet persona?
Ësht i obseduar nga pastrimi
O Erjon vetem shqupin mos e pastroni se derrat duan te zhgerryhen ne lluce.