Bashkia prish godinën e shkollës “Kristaq Rama”, trotuari i kthehet qytetarëve (FOTO)

29 Gusht 2015, 17:28Sociale TEMA
Bashkia prish godinën e shkollës “Kristaq Rama”, trotuari

Në Tiranën e 4 viteve të ardhshme duket se nuk do të ketë të “paprekshëm”. Fakt për këtë është shkolla “Kristaq Rama”në rrugën “Medar Shtylla” në Njësinë 5, e cila deri dje, për shumë vite me radhë, i kishte bërë ballë çdo aksioni apo përpjekje të institucioneve shtetërore për të vendosur ligjshmërinë në hapësirat publike dhe në të njëjtën kohë ishte kthyer në një shqetësim real për banorët e zonës që duhet të kalonin në rrugën e makinave.

 Nga mbrëmja e djeshme falë ndërhyrjes së strukturave dhe mjeteve të Policisë Bashkiake dhe IMT-së, është bërë e mundur prishja e godinës që kishte zënë trotuarin, duke ia kthyer atë qytetarëve. Mjetet e Bashkisë kanë punuar gjatë natës, duke bllokuar për disa orë edhe kalimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve gjatë natës, për të shmangur çdo rrezik nga prishja e objektit. Gjithsesi kjo nuk ka shmangur kureshtjen e qytetarëve të cilët të kënaqur për ndërhyrjen, e kanë ndjekur këtë operacion për disa orë.

Ndërkohë që pas prishjes së objektit, punonjësit e Bashkisë kanë bërë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte, si dhe kanë pastruar zonën duke e kthyer atë në normalitet. Kjo ndërhyrje vjen në kuadër të aksionit të Bashkisë për çlirimin e të gjitha hapësirave publike, si trotuare, rrugë, lulishte, kënde lojërash, që po zhvillohet prej dy javësh.

 

5 komente në “Bashkia prish godinën e shkollës “Kristaq Rama”, trotuari i kthehet qytetarëve (FOTO)”

  1. elmaz says:

    Ne mbarofshin ndonjehere keto prishjet e ndertimeve pa leje eskavatoreve bejuni permendore ne mes te tiranes

  2. Bond says:

    Mos! Tani na mallengjyet fare…
    Me siguri do zhduket papunesia dhe varferia e skajshme pasi rrogat do behen te pakten 400€/muaj, qe mjafton per te mbajtur frymen gjalle…hahah!

  3. Spartaku says:

    Shume mire! Ne kete raste nuk eshte menduar per interes personale,siç eshte rasti shkolles me emrin e Kristaq Rames,babajte te kryeministrit ton,por per interesin e te gjitheve,tiranasit.Gje shume e mire qe nuk ka patur as nje kontestim,nga as nje njeri,por eshte mirepritur.Besoje,se, Edi Rama si parimor qe eshte,nuk do te kete patur mbetje qejfi.Kjo shton besimin te kryeminitri.

  4. qiu says:

    Nje objekt i vogel por me simbolik te madhe.
    Bravo.

  5. tushja says:

    Ai qe e ka prandaj dhe ja vuri ate emer shkolles derziu,qe mos ja prishnin, qe kur ishte Edi Rama kr. bashkie e ka bere ate ndertim. Kushedi sa do jete bere pishman qe i vuri ate emer i ku dem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje