Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët e Tiranës, që të premten e ardhshme, më 4 shtator, të bëhen pjesë e aksionit të madh për pastrimin e qytetit. Ai ka nisur dje pasdite një letër familjare në çdo shtëpi, ku dhe u kërkon banorëve të Tiranës që t’i bashkohen luftës kundër zhulit, duke kontribuar vullnetarisht në një ditë të vetme.
“Unë dëshiroj t’ju ftoj edhe ju të na jepni një dorë në këtë përpjekje duke na u bashkuar në Aksionin Qytetar për Pastrimin e Qytetit, në datë 4 Shtator. Angazhimi juaj në këtë ditë, duke ndihmuar për pastrimin e rrugës apo lagjes tuaj, është garancia më e mirë për një qytet të pastër e të jetueshëmpër të gjithë. Duhet veç një palë doreza, një qese e shumë dashuri për Tiranën tonë”, shprehet Veliaj në letrën e vet dërguar qytetarëve.
Më tej në këtë letër kryetari i bashkisë i ofron qytetarëve edhe numrin e telefonit të administratorit të Njësisë Administrative, për ti shprehur çdo problem dhe shqetësim që ata kanë me mbarëvajtjen e punëve të lagjes së tyre. Po ashtu Veliaj në këtë letër ka vendosur edhe numrin e vet të telefonit, ku qytetarët, me anë të mesazheve të shkruara, mund të shprehin pakënaqësitë e tyre në rast se administratori i Njësisë përkatëse nuk i ka dhënë zgjidhje problemeve që mund të kenë.
Më poshtë letra e plotë që kryetari i Bashkisë, Erion Veliaju ka dërguar qytetarëve të Tiranës.
E nderuar familje e Tiranës
Gjatë këtij muaji të parë kemi nisur nga puna për ta rikthyer Tiranën në normalitet, duke filluar nga ato ndërhyrje që i kemi konsideruar si më urgjentet – pastrimi, transporti publik e hapësirat publike. Natyrisht, në kaq pak ditë veç sa kemi gërvishtur sipërfaqen e problemeve me të cilat përballet qyteti ynë. Por unë besoj se të gjithë bashkë po tregojmë ditë pas dite se aty ku ka dëshirë për të punuar dhe mbështetje nga qytetarët, nuk ka asgjë të pamundur.
Një ndër nismat tona më të rëndësishme të këtyre ditëve është ajo për pastrimin e qytetit. Po bëjmë maksimumin për të garantuar një qytet të pastër me moton #LufteZhulit. Ua kemi bërë të qartë kompanive të pastrimit se rinovimi i kontratave të tyre do të vendoset mbi bazën e anketimeve qytetare, ku ju do të vlerësoni me notë punën e kompanive. Shumë prej jush na e kanë pohuar diferencën positive.
Por unë dëshiroj t’ju ftoj edhe ju të na jepni një dorë në këtë përpjekje duke na u bashkuar në Aksionin Qytetar për Pastrimin e Qytetit, në datë 4 Shtator. Angazhimi juaj në këtë ditë, duke ndihmuar për pastrimin e rrugës apo lagjes tuaj, është garancia më e mirë për një qytet të pastër e të jetueshëm për të gjithë. Duhet veç një palë doreza, një qese e shumë dashuri për Tiranën tonë.
Për çdo informacion lidhur me këtë aksion apo gjithçka tjetër që lidhet me komunitetin tuaj, ju ftoj të lidheni me Administratorin e Njësisë, z. …. në numrin 06…. Ashtu si çdo punonjës tjetër i Bashkisë që unë drejtoj, edhe Administratori ka një detyrë të qartë: t’ju shërbejë juve, qytetarëve, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Për çdo ide apo shqetesim mund të më kontaktoni me SMS tek numri …. dhe email: [email protected]
Duke ju falenderuar nga zemra për mbështetjen ju pres në 4 Shtator për aksionin e pastrimit të lagjes tuaj.
Sinqerisht,
Erion Veliaj
Kryetar i Bashkise Tirane
BRRAVO ERION VELIAJ
NJERZIT QE DIJNE VETEM DUKE I RENDUAR TOKES DHE NUK BEJN ASGJE NE JETEN E TYRE
DUHET TE CPOHEN NGA PAS E LEVIZIN MENDERET E TYRE TE PISTA TE PASTROJN QYTETIN E TYRE ASHTU SIEDHE SHTEPITE E TYRE
BOLL JETUAT PARAZITE NE KURRIS TE ATIJ QYTETI EDHE AI KA SHPRIT VETEM GOJA I MUNGON –
Kur te filoje te pastroje vet Ajola shpin e vet do flasim edhe per te tjerat. Demagog i shemtuar
Patjeter do te dalim ne pastrimin e lagjes .Punen vullnetare na i ka kalitur Enveri . Jemi gati te ndertojme dhe hekurudhen. ?
Une jam gati te shkoj kufitar…
Mbështesim thirrjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Është një e mirë që do t’a ndiejmë të gjithë sëbashku. Pa hezitim të veprojmë si komunitet dhe si individë!
….o kryetar…..a do beni njehere nje pune ulur ne karrige ?……larg kamerave…….largoju show-ve…….nuk shtyhen 4 vjet ne kete menyre…… po beni vetem Lejfenin e koheve moderne……edhe ne Kine e kane harruar…….ulu ne karrige se ka pune per tu bere…….dhe lere ekranin…….nese di te besh ndonje pune……..nuk po drejtoni “mjaft-in”…….jeni krytar bashkie………o komisar i ri………..
Ky kujton e e kane zgjedhur per bojaxhi e pastrues
Duhet Te dalim per Te Pastruar qytetin tone ,ne qe jetojme prej 60 vitesh ne tirane duhet Te jemi Te paret shembull edhe per ata qe kane ardhur tani mbrapa dhe nuk Jane ambjetuar akoma me jeten komunitare ne qytetin tone.
Pershendetje .
Hej kryetaro, po taksat qe paguajne qytetaret per pastrim ku shkojen?? Tani zgjidh e merr, ose merru taksen e te shtrojne bythen mafjozet e pastrimit e te mos tallen me qytetaret, ose hiqe taksen dhe thirr qytetaret cdo mbremje per pastrim, ose beje me njoftim ne facebook, sic lajmerove pleqte para dy javesh mos dilnin se do i lagte shiu, shko mer idiot respekto ligjet, mbledh taksen e pastrimit, e ato para mos i ndaj me horrat e mafjozet por pastro tiranen. Ju e pastroni tiranen akoma me mjete te vitit 50 dhe me fshesa te korces more legene…ptu rrace muti
o skender qenke karabush nga mendja ,ku e ke pare ti AJOLEN si e mban shtepine apo mos je shoku i lulushees qe nuk beri asnje pune ah se harrova ai kishte vizion po ti o kalli pa kokrra.
Kur të humb zgjedhjet veliaj të punsohet pastrues