Shqipëria e dyta, me 1198 emigrantë minorenë të pashoqëruar në Itali

31 Gusht 2015, 09:00Sociale TEMA

Një dramë brënda dramës e kanë përkufizuar autoritetet italiane fenomenin e emigrantëve minorenë të pashoqëruar që mbërrijnë çdo ditë në territorin italian.

Fëmijë e adoleshentë që me ëndërrën e një jetë më të mirë përballojnë shpesh herë një udhëtim të gjatë e të rrezikshëm.

Fluksi i madh i emigrantëve e problematikat e emigracionit me të cilat po përballet aktualisht Europa, kanë ndikuar në thellimin e këtij fenomeni dhe pse statistikat e fundit të qeverisë italiane konfirmojnë se Egjipti e Shqipëria renditen në dy vendet e para në klasifikimin e vendit të origjinës me numrin më të madh të emigrantëve minorenë të pashoqëruar të pranishëm në territorin italian, raporton Ora News.

Ministria Italiane e Punës dhe e Politikave Sociale ka publikuar së fundmi Raportin Kombëtar mbi minorenët e pashoqëruar, i monitoruar deri më 31 korrik të 2015.

Sipas tij në Itali aktualisht janë të regjistruar 8442 emigrantë minorenë të kombësive të ndryshme, të pashoqëruar nga një i rritur, shifër kjo që tenton të rritet për shkak të fluksit të madh të përditshëm të mbërritjes së emigrantëve. 8014 janë minorenë të seksit mashkulll e 428 të seksit femër.

Në klasifikimin e ndarjes së emigrantëve minorenë sipas kombësive të tyre, Shqipëria renditen në vendin e dytë me 1198 minorenë të pashoqëruar me origjinë shqiptare, përgjithësisht 14, 2% të numrit të përgjithshëm, pas vendit të parë që zë Egjipti me 1896. Republika e Kosovës renditet në vendin e 11 me 220 miorenë.

Deri më 31 dhjetor të 2014 minorenë shqiptarë të pashoqëruar në Itali ishin rreth 1043 duke e renidtur Shqipërinë në vendin e 5 në këtë klasifikim, pas Egjiptit, Eritreas, Gambia, e Somalia. Sot 7 muaj më vonë deri më 31 korrik 2015, Shqipëria shënon një rritje të pranisë së minorenëve të pashoqëruar në 1198, duke u renditur kështu në vendin e dytë.

Raporti Kombëtar i sapo publikuar i Ministrisë Italiane të Punës e Politikave Sociale konfirmon një tendecë të re të prejardhjes së emigrantëve minorenë nga Shqipëria. Nëse deri një vit më parë origjina e tyre ishte kryesisht nga zonat e Veriut të Shqipërisë si Kukës, Dibër, Lezhë e Shkodër, aktualisht shumica e tyre vijnë nga prefektuarat e Shqipërisë Qëndrore e Jugore si Fier, Elbasan, Tiranë etj.

Dhe pse Shqipëria është pjesë e zonës Shengen e qytetarët shqiptarë mund të lëvizin lirisht deri në tre muaj në vendet Europiane, shumica e familjave shqiptare shfrytëzojnë emigracionin minorenë për të realizuar një përmirësim social në jetën e fëmijve të tyre, duke përdorur mundësi e shërbime që u ofrohen në Itali, shumë më të mira se në Shqipëri si arsimimi e shëndetësia.

Gjatë katër muajve të parë të 2015 autoritetet italaine i kanë kërkuar Organizatës Botërore të kryejnë hetime familjare mbi rreth 165 raste minorenësh të pashoqëruar kryesisht nga Shqipëria, Kosova, Senegali e Bangladeshi për të ndërtuar historinë e kushtet e tyre familjare e për të kuptuar më mirë realitetin e prejardhjes së tyre.

Ky Raport Kombëtar i Ministrisë Italiane të Punës konfirmon se deri më 31 korrik 2015, dhe pse me shtimin e përditshëm të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në territorin italian, Egjipti e Shqipëria janë dy vendet kryesore të origjinës së emigrantëve minorenë të pranishëm në Itali. Mosha e tyre është kryesisht 16-17 vjec.

Ndër 1198 minorenë me origjinë shqiptarë, aktualisht 84 prej tyre rezultojnë të pakontaktueshëm pasi janë larguar fshehurazi nga strukturat e strehimit apo nga familjet që i mikprisnin.

2 komente në “Shqipëria e dyta, me 1198 emigrantë minorenë të pashoqëruar në Itali”

  1. illyrians says:

    Ca dmth “minorene”.. ?????? :O

  2. Tema says:

    Shum prej tyre mbijetojn nga marrdheniet intime

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje