Policia Bashkiake vijon aksionin, prish parkingun privat dhe ia kthen publikut (FOTO)

1 Shtator 2015, 17:31Sociale TEMA
Policia Bashkiake vijon aksionin, prish parkingun privat dhe ia kthen publikut

Bashkia e Tiranës duket e vendosur për të çuar deri në fund aksionin për lirimin e hapësirave publike, ndërsa vijoi aksionin në zonën e Zogut të Zi.

Në vijim të këtij aksioni, janë marrë masat administrative për zaptuesit e hapësirave publike.

Policia Bashkiake dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit kanë vendosur dhjetëra gjoba për subjektet që vijojnë të bllokojnë rrugët ndonëse është lajmëruar prej ditësh vendosja e paketës së masave që prek ata të cilët zaptojnë hapësirat publike.

Në vëmendjen të Policisë Bashkiake ka qenë dhe zaptimi i hapësira publike me qëllim përdorjen e tyre si parking privat. Në rrugën “Dritan Hoxha” është ndërhyrë duke liruar ambientin e zënë dhe duke ia rikthyer publikut.

Njëkohësisht është hequr një kabinë që shërbente për marrjen e pagesave për qytetarët që kërkonin të parkonin. Me sa duket, askush që do të zaptojë pronat publike apo do t’i përdorë ato pa marrë leje dhe paguar në Bashkinë e Tiranës nuk do t’i shmanget gjobave. Nga ana tjetër, nuk është lënë pas dore as gjobitja e personave që kanë urinuar në publik, të cilët janë kapur dhe më pas gjobitur nga Policia Bashkiake.

4 komente në “Policia Bashkiake vijon aksionin, prish parkingun privat dhe ia kthen publikut (FOTO)”

  1. Tema says:

    Pun e dyfisht., shpenzime të kota

  2. tr says:

    Mendoj qe kjo bashki ka shume pune per te bere . Shpresojme te marri pamjen e nje qyteti Europian .
    Megjithese ne krahasim me kryeqytetet e tjera te ballkanit eshte me keq .

  3. Jonito says:

    Po me parkimin te stadiumi dinamo cfare do behet? A do i kthehet edhe ai qytetareve?

  4. njesia says:

    Ne cdo lagjw te tiranes vec hekura dhe zinxhire qezene hapsirat publike mund te hasesh. Hall te shohim kto fotot se nuk jetojme ne kte qytet! Me shume pune e sa meshume respekt inteligjences se qytetareve per ju te vetshpallur sherbetoret tane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje