Bashkia gjoba për tregtarët dhe qytetarët që kanë zaptuar dhe ndotur ambientin

31 Gusht 2015, 18:42Sociale TEMA
Bashkia gjoba për tregtarët dhe qytetarët që kanë

Bashkia e Tiranës është e vendosur që të kthejë në çdo rrugë dhe lagje të qytetit ligjshmërinë në raport me hapësirat publike dhe ambientin e pastër. Në vijim të aksionit të saj të nisur prej disa ditësh tashmë, Policia Bashkiake ka inspektuar sot një sërë zonash ku dhe ka ndëshkuar shkelësit e ligjit, të cilët nuk i janë bindur thirrjes së Bashkisë për të liruar hapësirat e zëna në mënyrë të paligjshme.

Kështu, janë gjobitur një sërë subjektesh tregtare që ushtronin aktivitet duke zënë trotuaret dhe rrugët në zonën e Pedonales, përgjatë bulevardit “Bajram Curri” dhe në akse të tjera. Gjithashtu, kanë vijuar edhe masat ndëshkuese me gjobë edhe për ata që ndotin ambientin.

Në vetëm një javë në Njësinë 5 janë vendosur më shumë se 170 gjoba, çka tregon seriozitetin e Bashkisë për t’i shkuar kësaj nisme deri në fund. Gati një javë më parë Bashkia publikoi një paketë masash për të gjitha ata që vandalizojnë ambientet publike, duke parashikuar si gjobitje për shkeljen e bërë ashtu edhe dëmshpërblim për kthimin e hapësirës së dëmtuar në normalitet.

 

6 komente në “Bashkia gjoba për tregtarët dhe qytetarët që kanë zaptuar dhe ndotur ambientin”

  1. Tema says:

    Bashkia apo diktatura

    1. duro says:

      mir se ardhesh ne kohen moderne ku ka drejtsi.

      nese nuk te pelqen rregulli, shko ne afrik.

  2. Tarasi says:

    Ore Eri, more Eri,
    Na je bërë si Enveri,
    Por kur more çun,
    Do besh ndonje pun?

  3. ditmiri says:

    po akoma te njesia 5 vazhdon ky . po pse ajo eshte Tirana .Po qendra qe eshte per faqe te zeze?

  4. rudini says:

    Tek njesia 5 jane liruar ca pak trotuare ,ndersa lulishtet vazhdojne te jene te zena nga biznese qe vazhdojne aktivitatin deri ne mes te nates.Shkurt asgje nuk ka ndryshuar ne thelb .Nuk mbyllin dot asnje nga te ashtuquajturit biznese se bie punesimi.Ekonomi mjerimi me pelivane nga te dyja krahet.

  5. alma hoxha says:

    Keshtu eshte ne gjith boten …mos shkel ligjin se e ndjen tek xhepi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje