Avokatët kundër pajisjes me kasë fiskale. I dërgojnë MEMO Ministrisë së Financave

1 Shtator 2015, 18:39Sociale TEMA

Aksioni për shmangien e informalitetit nuk ka shmangur as avokatët. Këta të fundit për herë të parë janë detyruar që të pajisen me kasa fiskale.

Por Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj ka shprehur kritika ndaj këtij vendimi.

Mësohet Se avokatët penalistë I kanë dërguar edhe një MEMO Ministrisë së Financave ku shprehin pretendimet e tyre në lidhje me nismën e re.

“Sot për herë të parë u pajisa me kasë fiskale.

Kam 19 vite punë si avokat që jam tatim pagues i rregullt.

Në asnjë vend të botës avokati s’paguan TVSH dhe s’ka kasa sepse avokati nuk shet mall apo sende, ndërkohë që është faji i DHKA ( Dhoma Kombëtare e Avokatisë) që nuk ngre peshë avokatët kundër urdhrit të ministrit të Financave për pajisje me kasa avokatët.

Puna e avokatit tatohet me vendime gjyqësore si dhe me zyra avokatie ku 50 % e avokatëve nuk kanë zyra dhe s’janë të licencuar nga organet tatim paguese”, shkruan në profilin e tij avokat Saimir Vishaj.

10 komente në “Avokatët kundër pajisjes me kasë fiskale. I dërgojnë MEMO Ministrisë së Financave”

  1. Emi says:

    Nuk e di se si funksionon nje boten e qyteteruar Por nuk besoj se ka vend nje bote qe di kush nuk pagean taksat.

  2. Spartaku says:

    Me duket se e ka mire zoti Vishaj.Per çfare u duhet kasa fiskale avokateve? Ata nuk shesin zarzavate.Mendoje se ata kane tjeter natyre pune dhe menyra e tatimit te punes se tyre duhet te jete ndryshe nga tregetaret.

    1. Anonim says:

      Jo ore jo te paguajne si te gjithe, se cdo gje e kane te padeklalaruar, sic paguajme ne per rrogen, dhe keto ta deklarojne ate qe marrin.

  3. Agim Anastasi says:

    Ti ke 19vjet vertete i pa tatuar. Pikerishte kjo eshte nje e vertete tmersishte qe ka ndodhur nen drejtimin e qeverive te papergjegjeshme ,te pa afta e te korruptuara. E habiteshme qe nje kuader si ti, befasohesh nga tatimi. Me poshte thua se nuk po shet mall. Jo te gjithe sheshin mall. Po ju kryeni nje mardhenie pune qe ju bien te ardhura e per kete duhet te tatoheni,zoteri i nderuar. A nuk jeni ju qytetar i shtetit? Kudo tatimi eshte detyrim e jo fakultativ. Qytetari ne Europe , qe ti preke,paguan dhe per qenin e macen tatim jo vetem kur i blene por dhe per sa kohe i mbane.

  4. Eltoni says:

    Keta Avoka.et mire qe jane k.ra,pazarexhi dhe ato femra te gjitha bundra qe qarkullojne shuma te medha,por mesojne edhe qyqaret si te bejne evazion mendor dhe jo vetem ekonomik.Jane ne nje grup avkakt dhe noter me miliona euro ne vit evazion.E vetmja gje.qe kane mire mbas Cezit..
    Paguani o hajdute ordiner..

  5. veterani says:

    Edhe qendrat e internetit apo studio te ndryshme nuk shesin mallra apo fruta perime por ne zyrat e tyre duhet te jene paisur me listen e sherbimeve dhe cmimet e tyre qe afrojne dhe pa tjeter z.Avokat edhe kasen fiskale.TUNG.

  6. Tema says:

    Avokat pa provime shteti

  7. semanjaku says:

    Avokat, je I detyruar te paguash taksen,,,me kas me mire, po edhe me ndonje rregull tjeter. Ju shushunja te fukarenjeve pa piken e meshires na keni mare dhe qindarken e fundit. Cdo para qe kalon ne duart tuaja duhet te deklarohet nje per nje dh te paguani taksat sipas ligjit. juve,,,mjeket privat,,,mesuasit privat,,,gjyqtaret po e po,,,bisnesmenet e medhenj duhet tu kontrollohen te ardhurat vjetore me imtesi.

  8. doktori says:

    O avokat leshi Cfare po ben cfare po flet : Nuk te vjen turp??? Taksa paguan nje fakir fukara qe shet domatet e baces tek tregu dhe jo ti qe ben miliona me leket e fakir fukarenjeve !!!! Je zero ne ekonomine politike dhe minus ne avokati!!!

  9. Tahipi says:

    Ore zoteri!
    A kryhen pagesa ne zyren tende me leke ne dore?
    Sa leke i kerkon zotrote fakir fukarait per nje gjyq?(pervec atyre te sekserllekut)
    Per 19 vjet paske paguar sa nje ambulant ne tregun e patateve me pakice..BRAVO TE QOFTE ORE TRIM!
    EPO KA ARDHUR KOHA TE PAGUASH ..E TE KESH EDHE KASE FISKALE!
    SE ZOTROTE NUK I BEN PAGESAT ME BANKE ..SE TE DALIN LESHRAT SHESHIT!
    MERR KASEN ATY E PREJ KUPONIN PER CDO CENT QE U MERR FUKARENJVE PERFSHI SEKSERLLEKUN!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje