Vijon aksionin për lirimin e hapësirave, Mazniku: Ashpërsim të masave për të kthyer ligjshmërinë

3 Shtator 2015, 15:23Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka vijuar aksionin përtej Njësisë 5 për lirimin e hapësirave publike nga individët dhe bizneset që i kanë zaptuar ato. Nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku ka ndjekur sot nga afër këtë aksion në Njësinë 8, ku dhe ka vazhduar aksioni për rikthimin e këtyre hapësirave qytetarëve. Në një deklaratë për mediat ai theksoi se ky është një aksion i cili tashmë është shpërndarë në të gjithë qytetin. “Policia bashkiake dhe gjithë inspektoriatet e tjera të bashkisë kanë vijuar kontrollin në të gjithë territorin, të vendosur që çdo hapësirë publike e cila u takon qytetarëve të kthehet në shërbim të tyre e gjithashtu për të pasur mundësinë që asnjë individ, person apo biznes i cili përdor hapësirat publike, të mos i përdorë ato në mënyrë abuzive”, – tha Mazniku në fjalën e vet.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se Bashkia është e vendosur që të mos bëj asnjë hap pas deri  në rivendosjen e ligjshmërisë në gjithë terrotirin e saj. Për këtë ai ka bërë të ditur se do të ndërmeren masa akoma më të ashpra për të ndërgjegjësuar qytetarët që të respektojnë pronën publike dhe jetën në komunitet. “Do të ketë masa sistematike nga ana e Bashkisë, në mënyrë të vazhdueshme, që të kthehet në një rregull të zakonshëm të një qyteti normal”, – tha Mazniku në fjalën e vet.

Mazniku bëri të ditur gjithashtu se në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak do të diskutohet dhe miratohen një sërë masash që parashikojnë jo vetëm gjobitjen për personat të cilët përdorin apo dëmtojnë hapësirat publike por edhe detyrimin ligjor për secilin prej këtyre individëve apo bizneseve, për të dëmshpërblyer dëmin e krijuar.

2 komente në “Vijon aksionin për lirimin e hapësirave, Mazniku: Ashpërsim të masave për të kthyer ligjshmërinë”

  1. astrit says:

    Kur do e shkulni tregun e fruta-perimeve tek njesia nr.4, rr.Metush LULI, ngjitur me pallatin 012 dhe prapa kopshtit nr.39, perballe ish shkolles se bashkuar, qe i tmerroi banoret me zhurmen 24/7/365, zhulin, pamjen mesjetare dhe nje wc per tregtaret ngjitur me pallatin. Ky treg ka zene hapesiren publike qe kishim dikur dhe rrugen e hyrjes per ne pallat. Ne pallat nuk jetohet dhe megjithese kemi vite qe ankohemi askush nuk e ka care koken, pavaresisht premtimeve qe na kane dhene. Presim me padurim shkuljen e tregut dhe kthimin e hapesires publike per banoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje