Takimi për Paqen, 4 mijë të ftuar, Klosi: Organizimi më i madh ndërkombëtar që ka bërë vendi ynë  

3 Shtator 2015, 15:37Sociale TEMA

“Ne besojmë te Dialogu dhe Paqja!”. Kjo do të jetë motoja e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që do të mbahet në Tiranë në datat 6, 7 dhe 8 shtator, ku dhe janë ftuar të marrin pjesë rreth 4 mijë klerikë të të gjitha besimeve, politikanë, filozofë, studiues të çështjeve fetare etj. Nisur nga përmasat e pazakonta për një takim të tillë, është mbledhur sot sërish Komiteti Ndërshtetëror, i ngritur për organizimin e një eventi të tillë, i cili ka bërë dhe rakordimet e fundit për masat organizative dhe të sigurisë.

Ndërkohë që para nisjes së këtij takimi, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i shoqëruar edhe nga përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe fetare që po merren me organizimin e këtij aktiviteti, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku iu ka bërë ftesë të rinjve, besimtarëve dhe çdo të interesuari tjetër që të bëhet pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen gjatë këtyre tri ditëve. “Tirana, në datat 6, 7 dhe 8 shtator do të jetë kryeqyteti i Paqes në Europë dhe në mbarë botën. Në këto kohëra të ndërlikuara dhe të vështira që po jetojmë, përfaqësues të Kishës së Krishterë dhe udhëheqës të të gjitha besimeve fetare botërore do të mblidhen për të dialoguar dhe për t’u lutur për paqe. Në emër të qeverisë shqiptare, ftoj të gjithë qytetarët, politikëbërësit dhe të rinjtë e të gjithë Shqipërisë, besimtarë e jobesimtarë, të marrin pjesë në eventin më të rëndësishëm ndërkombëtar të organizuar në Tiranë”, – tha Klosi në fjalën e tij.

Më tej ai ka bërë të ditur se Qeveria e Shqipërisë, MMSR, në bashkëpunim me Komunitetin Sant’Egidio, pas 10 muajsh organizim, do të zhvillojnë eventin më të rëndësishëm për dialogun dhe paqen në botë. “Mbështetëm këtë aktivitet me bindjen se në Shqipëri dhe në botë, arsyet e konflikteve janë gjithnjë të shumta dhe mund të gjenerohen në çdo moment, por ndërgjegjja qytetare dhe dialogu mund të japin një përgjigje për t’i thënë ‘STOP!’ dhunës”, – tha ministri Klosi. Ai ka shtuar se qeveria, nëpërmjet Komitetit Ndërshtetëror me përfaqësues nga të gjitha ministritë, ka koordinuar dhe bashkërenduar punën për të bërë të mundur që këto ditë të jenë edhe ditët e promovimit të vlerave e qytetërimit të kombit shqiptar, si dhe një mundësi e mirë për turizmin kulturor e fetar në Shqipëri.

“Ministria e Rendit, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë dhe rendin, në mënyrë që qyteti i Tiranës të mirëpresë 4000 të ftuar e pjesëmarrës”, – tha Klosi. Aktiviteti do të organizohet në 3 ditë dhe në ditën e parë do të mbahet ceremonia e inaugurimit në Pallatin e Kongreseve, dita e dytë do të karakterizohet nga bashkëbisedimet dhe dialogu në 11 panele të ndryshme, në të gjitha sallat e qytetit të Tiranës,  me dëshmi dhe histori të vërteta nga vendet e luftës, si Siria, Libia, Iraku etj., që do të përcillen tek auditorët. Në ditën e tretë të gjithë do të jemi dëshmitarë të marshimit të Paqes në Bulevardin e Tiranës dhe nënshkrimit të Apelit për Paqen nga të gjithë krerët e besimeve fetare. Në kohë reale dhe drejtpërdrejt do të ndiqen ditën të gjitha aktivitetet në Eurovizion në 60 vende të botës.

 

5 komente në “Takimi për Paqen, 4 mijë të ftuar, Klosi: Organizimi më i madh ndërkombëtar që ka bërë vendi ynë  ”

  1. hysen daci says:

    Blendo a do prishni ndonje kishe ortodokse qe ta rindertoj Tani Palmave si kishe Uniate se ju komunistave ju qa zemra per fe

  2. hysen daci says:

    Blendo a do prishni ndonje kishe ortodokse qe ta rindertoj Tani Palmave si kishe Uniate se ju komunistave ju qa zemra per fe

  3. tfgs says:

    per cilen paqe mund te pretendohet ne nje vend me 87% sunite….!!!!??

  4. Tema says:

    S’na bezdis një organizim i tillë

  5. stela says:

    O koqe, rob i plogesht, pse per ket’ ishim keq ne???

    Bej o deficent, punen primare si minister i PUNES……
    …. jo minister i sumes!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje