Veliaj thirrje qytetarëve: Kontribuoni me 1 orë në pastrimin e qytetit

4 Shtator 2015, 10:33Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua sot aksionit për pastrimin e Tiranës në zonën e Farkës, nga ku theksoi rëndësinë e dhënies së kontributit nga çdo qytetar për një qytet më të pastër . I pajisur me një qese dhe doreza pastrimi, Veliaj ka qenë fillimisht I pranishëm në operacionin që po zhvillohet në zonën e Liqenit të Thatë, në njësinë administrative të Farkës. I shoqëruar edhe nga dhjetëra qytetarë e vullnetarë, ai është angazhuar në largimin e mbetjeve në këtë zonë, ndërsa duke përfituar nga prania e mediave ai I ka përcjellë një thirrje tjetër çdo qytetari të përgjegjshëm që ti kushtojë vetëm një orë kohë këtij aksioni për ta bërë qytetin më të pastër.

“Në disa vende po ndërhyjmë me mjete të rënda të ushtrisë, në disa vende të tjera mjafton vetëm kontributi qytetar. Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjithë qytetarëve. Na duhet vetëm një orë kohë, secili të dalë poshtë lagjes së tij, poshtë shtëpisë së vet, tek rruga apo rrugica e shtëpisë së vet, tek shkolla ku çon fëmijët, kopshti apo çerdhja ku çon fëmijët e vet, sepse besoj kur secili jep një dorë, ne mund të kemi një qytet më të pastër”, – tha Veliaj.

Më tej ai bëri të ditur se pastrimi që kërkohet në zona të ndryshme është në nivele të ndryshme. Prandaj ka theksuar ai atje ku ka vetëm mbetje urbane ato do largohen nga vet qytetarët dhe aktivistët, ndërsa në rastet e mbetjeve të rënda inerte do angazhohen makineritë e bashkisë dhe ato të ushtrisë.

4 komente në “Veliaj thirrje qytetarëve: Kontribuoni me 1 orë në pastrimin e qytetit”

  1. astronomi says:

    banoret paguajne taksat per pastrimin dhe ju thuhet pastrojeni vete..banoret nuk kane uje ne shtepi dhe ju thuhet paguani faturat e ujit..tallje e pashembullt qe nuk ndosh ne asnje vend te planetit

  2. astronomi says:

    me ire mos vidhni taksat e banoreve se pastaj do keni mundesi te blini mjete e te punesoni njerez me shume dhe pastrimi behet me i plote dhe me me cilesi..pra eshte shume e thjeshte mos vidhni..mos vidhni…dhe cdo gje ne kete vend do filloje e te permiresohet

  3. stela says:

    1 ore me pastru ambjentin e perbashket???? Po te kafja kush do rrij????

    Pervecse punonjesve te firmes Fusha dhe te minibashkive, njeri tjeter s’kishe o cun.

    Ehuuuu ishte tjeter Burrre Ai, qe nxirrte popullin ne aksion, qe boni kodrat me brezare e qe lulezoi Shqiperine dhe boni tamom bahce me lule.

    Ju mythpamuksa s’keni as cerekun e cerekut te autoritet te Atij Kollosi, qe udhehoqi Shqiperine me dore te hekurt per 40 vjet.

    Hajt, vete shkoni e pastroni, vete shkoni e vidhni e vete shkoni e boni sikur punoni…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje