Meditimi i një vajze të re për Berishën: Po si s'ramë njëherë dakord në këtë familjen tonë të shesim televizorin xhanëm?!

10 Shtator 2015, 14:08Sociale TEMA
Meditimi i një vajze të re për Berishën: Po si

 

Aktivistja Gresa Hasa ka publikuar një meditim të saj mbi prezencën e Sali Berishës në jetën e një fëmijë që është lindur e rritur me të këto 20 vjet.

“Vjeshtë 1996. Kohë me shi (ndoshta). Je në kopësht por atë ditë prindi ka vendosur të të mbajë në shtëpi. Në televizor buçet fonia e një xhaxhi të vrenjtur me dy gishtat lart.

Vjeshtë 2000. Kohë me diell. Shkollat fillore e mbyllin thuajse gjithmonë ca më herët mësimin javët e para të shtatorit. Kthehesh në shtëpi. Zotëria me dy gishtat sipër është ende në ekran. Gjatë këtyre viteve i janë shtuar veç ca thinja më tepër tek rriteni bashkë.

Vjeshtë 2010. Vendos të lësh orën e Kimisë në shkollë të mesme tashmë dhe në shtëpi kthehesh me pretekstin se mungonte zysha. Ulesh të hash drekë, zotëria i vrenjtur me dy gishta vazhdon të thërrasë nga froni në Parlament.

Vjeshtë 2015. Po gatitesh të dalësh të merresh me gjërat e shkollës së lartë. Ndërkohë që lidh atletet, në televizor Berisha edhe pse më i plakur, vazhdon të bërtasë.

Po si s’ramë njëherë dakord në këtë familjen tonë të shesim televizorin xhanëm?!”

 

2 komente në “Meditimi i një vajze të re për Berishën: Po si s’ramë njëherë dakord në këtë familjen tonë të shesim televizorin xhanëm?!”

  1. bush says:

    ide e bukur kjo humor i holle bravo

  2. lola says:

    shume diplomatike kemi 25 vjet eshte bere i padurueshem se vetem theret dhe ai qe beret e do qenjerzve tju mbushmendjen eshte i zene me GABIME dhe eshte i PANDREQSHEM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje