Bashkia Tiranës vendos sinjalistikë dhe vija të bardha në çdo rrugë shkolle

12 Shtator 2015, 13:11Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës ka nisur vendosjen e sinjalistikës rrugore në çdo shkollë për ndalimin e automjeteve që transportojnë nxënësit, si dhe vendosjen e vizave të bardhave. Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, ishte sot e pranishme në shkollën “Vasil Shanto” nga ku njoftoi se në bazë të urdhrave të nxjerrë një ditë më parë nga kryebashkiaku Veliaj janë marrë masat e para për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ditën e hënë fillon viti i ri shkollor dhe Bashkia e Tiranës është e angazhuar për të siguruar ambientet ku lëvizin nxënësit e shkollave. Pranë shkollës ‘Vasil Shanto’ kemi vendosur tabelën për ndalimin e automjeteve që transportojnë nxënësit dhe njëkohësisht vijëzimin e rrugës së bardhë. Këto dy masa do të merren për të gjitha shkollat e Tiranës”, njoftoi Paskali.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka firmosur ditën e djeshme dy urdhra që do të sjellë kufizimin e lëvizjes së furgonëve që transportit të mallrave për të lehtësuar trafikun ditor dhe njëkohësisht do të merren masa për rritjen e sigurisë së transportit të fëmijëve në shkolla. “Për ne siguria e fëmijëve është shumë e rëndësishme, por njëkohësisht edhe mosvonesa e tyre në orët e mësimit është po aq e rëndësishme”, theksoi Brunilda Paskali.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës tha se paralelisht me masat për sigurinë e fëmijëve në shkolla ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje përreth ambienteve të shkolla. “Bashkia e Tiranës, ndërkohë do të vazhdojë aksionin për lirimin e hapësirave rreth ambienteve shkollore. Ashtu siç kemi filluar në njësinë 5 do të vazhdojmë të marrim masa për të gjithë lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të padrejtë rreth ambienteve shkollore”, nënvizoi Paskali.

Ndërsa paraditen e sotme, Inspektorati Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës ka ndërhyrë në shkollën “Sabaudin Gabrani”, ku ka prishur ndërtimet pa leje rreth godinës. Të gjitha ambientet e liruara do të rehabilitohen dhe do të kthehen në funksion të shkollave dhe për rritjen e sigurisë së nxënësve.

9 komente në “Bashkia Tiranës vendos sinjalistikë dhe vija të bardha në çdo rrugë shkolle”

  1. internacional says:

    Bravo duhet te ndjekim Europen dhe jo Vicidolin e Sheqeres.

    1. mjaft says:

      po pse genjeni si derrat bashke me kte karisimen bjonden kopetenten po kane qene ne cdo shkolle tabelat dhe hekurat e bardhe i nguli lulushi mos genjeni deri ne karllik hajdeni o bytheqimeaaaat e rilindjes se maskar saliut

  2. ananananananannannanana says:

    E kemi pare se ku ka perfunduar Tirana, kur bashkia merret me furce dhe e shet si kushedi ca!

  3. Drini says:

    Me ne fund po lexojme dhe degjojme lajme pozitive nga shqiperia. Te lumte Erion dhe falemnderit njekohesisht.

  4. raqi says:

    Pse nuk bllokoi levizjen e makinave te te forteve dhe levizjen e makinave qeveritare ne ate orrë.
    Gjithmon njerzit qe punojn do ta hajne?
    Di ndonje femij puntori qe shkon me makin ne shkolle kryebashkiaku i Tiranes?
    Mendoni qe keta femij te mjere tani nuk do shohin as ne mbremje baballaret e nenat e tyre ne shtepi pas shkolle.Do jen duke trasportuar ose duke pritur tu vije trasporti ne mes te nates.
    Ata qe benin pall ariu prap e siguruan nga kryebashkiaku.Te zgjohen ne 8 pa dhjete e te shofin filma deri ne mesnate.

  5. PHILADELPHIA says:

    BRAVO ERION ,MOS U NDAL PO BENE PUNE TE BUKURA

  6. Francial says:

    Ai thjesht po mundohet te sjelle sistemin amerikan te funksionimit te bashkive… Sikur minimumin te arrije prape fitore eshte… Bravo do thoja

  7. zonja Milo. says:

    Bravo Erjon ,ti meriton shume per punen qe po ben .Ah sikur te punonin edhe ministrat si tu kushedi Sto arrivando! para do ishte ky vend .Zoti te bekofte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje