FOTOT/ Veliaj nis prishjen e ndërtimeve pa leje përreth shkollave

12 Shtator 2015, 19:06Sociale TEMA
FOTOT/ Veliaj nis prishjen e ndërtimeve pa leje përreth shkollave

Bashkia e Tiranës ka nisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje që ndodhen përreth shkollave. Pas deklarats  së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se një nga masat që do të merren për sigurinë e shkollave është edhe prishja e ndërtimeve pa leje përreth tyre, aksioni i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor është përqendruar sot në shkollën “Sabaudin Gabrani”. S

iç shihet dhe në foto, ndërtesat që shërbenin si biznese private janë prishur vetëm pak metra larg shkollës. INUV ka ndërhyrë për rehabilitimin e kësaj, ndërsa mësohet se aksioni do të vazhdojë në të tjera zona.

Ndërkohë në këtë aksion janë përfshirë edhe ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës që do të merren me rehabilitimin e zonës dhe kthimin e saj në një hapësirë që do t’i shërbejë qytetarëve.

 

 

7 komente në “FOTOT/ Veliaj nis prishjen e ndërtimeve pa leje përreth shkollave”

  1. goni says:

    S ka prish asgje se shkolla eshte e rethuar nga te gjitha anet me ndertime pa leje edhe ky njesoj mashtron si Lulushi.

  2. Altini says:

    Nuk do te jete me “tok e xanun”….

  3. malcori says:

    pordh me rigon ,sepse te shkolla 9 vjecare emin duraku ne qender te tiranes se re mu ne mes te trotuarit dhe duke i bere hije shkolles ngrihet nje pallat 5 katesh,dhe deri me sot qe flasim as qe e rruajne ta prishin,dhe pronari eshte nje ish sigurims as te legalizuar nuk e ka,ky eshte morali i pseudomoralisteve qe politika qeverisese i ka me shumice dhe me dy fytyra sic jane pretendojne te qeverisin gjate duke u mbeshtetur edhe nga disa media laskare qe ushqehen me mbeturina qe i hedhin

  4. zhoztituta says:

    Epo prisni mor te bekuar
    Se sot ka filluar!

  5. 21 says:

    O malësor ndihmo në dhënie onformacioni të saktë dhe mos bëj tymnajë. Ti duhet të thuash se personi me emrin dhe mbiemrin ka bëre një objekt pa leje në shkollën filan dhe se organet ligjberëse dhe ligjzbatuese duhet ta verifikojnë dhe zbatojnë ligjin si për të gjith shtetadit shqipëtarë. Pra mëso dhe të raportosh ose spiunosh brënda ligjeve të shoqërisë. Ndoshta ke të drejyë, por që në momentin që këtë raportim e bën në formë tymnaje, nuk je i besuesjëm. Boll po shohim deputetë që na çajnë trapin gjithë ditën. Të paktën të respektojmë njëri tjetrin në ato që themi.

  6. hipo says:

    Problemi eshte qe ndalohet shurra ne rruge,adopto nje nevojtore,prish nje cope rruge apo kazan plehrash dhe mos harroni TV dhe Gazeten per lajmet. Por Pallatave dhe Rames Veliaj i rri sus,Rama e pikturon mbas murit me nje peshtyme,Po Koco nuk meer pjese ne keto aksione te Debatikut..mgjate Veliaj duhet pergezuar per nderrimin e uniformave sipas venedeve te punes,mos harro mamane ta marresh me vehte.

  7. rudini says:

    Spektakolar ishte lirimi i hapsirave te perbashketa ne njesine 5,asgje nuk ka ndryshuar ,vetem fjale.Hoqi vetem disa katundare nga rruget dhe ju lut zaptuesve te shtyen vetem dy metro.Zbato vetem ligjin dhe nese duhet 2 apo 5 metro e vendos ligji.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje