Policia Bashkiake gjobit 8 automjete që qarkulluan jashtë orarit të caktuar

15 Shtator 2015, 10:45Sociale TEMA
Policia Bashkiake gjobit 8 automjete që qarkulluan jashtë orarit

Bashkia e Tiranës është e vendosur të mos tolerojë askënd që tenton të thyejë ligjin dhe rregullat e vendosura për të kthyer në normalitet në qarkullimin rrugor të qytetit.

Në ditën e dytë të zbatimit të urdhëresës së nxjerrë për normalizimin e trafikut të automjeteve gjatë orëve kur kryhet mësim në shkollat e Tiranës, Policia Bashkiake ka konstatuar një sërë shkeljesh nga drejtues mjetesh që nuk u janë bindur ndalesave të nxjerra nga Bashkia.

Për rrjedhojë vetëm gjatë paradites së sotme Policia Bashkiake ka vendosur 8 gjoba për thyerjen e orarit të përcaktuar nga Bashkia Tiranë në bazë të urdhëresës për organizimin e trafikut. Gjobat bashkiake kanë variuar në shuma nga 30 mijë lekë e lartë dhe kryesisht janë vendosur për automjetet e bizneseve të ndryshme që pavarësisht urdhrit, kanë tentuar të kryejnë shërbime furnizimi gjatë fashës orare të ndaluar. \

Ndërkohë që në bazë të urdhrit të Bashkisë subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 6:00 të mëngjesit.

3 komente në “Policia Bashkiake gjobit 8 automjete që qarkulluan jashtë orarit të caktuar”

  1. pirdh-pirdh says:

    Nuk thote kot PD-ja se keta jane bijtë besnike te Enverit.
    Duan qe populli te punoje ne turnin e trete.

    1. coco says:

      po or debel malok cfare je shko shif jashte shqiperie si funksjonon

  2. Patrillo says:

    Po shume mire,a po dum Evrope? ja pra ka rreglla mer lal, apo ini msu rrumpall ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje