Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi shkollën “Ismail Qemali” për të uruar nxënësit mbi fillimin e vitit të ri shkollor dhe ku premtoi dhënien e bursës për ata që dalin me nota të shëlqyera.
“Ne do t’i propozojmë Këshillit Bashkiak në vitin e ri buxhetor që këtë traditë ta kthejmë, jo sepse këto para që jep Bashkia i ndryshojnë gjithë jetën ekonomike të familjes së atij nxënësi, por është një mënyrë për të kthyer një modë që qyteti ka shumë nevojë, për të respektuar ata që punojnë fort, ata që mësojnë fort, ata që kanë talent dhe jo vetëm këta të fortët, dhe përtacët që vetëm bëjnë muhabet gjithë ditën”, deklaroi Veliaj.
Ai tha se kjo inicativë e bashkisë për t’ju dhënë një bursë studentëve më të mirë është gjëja më e bukur që mund të bëhet në një qytet që ka nevojë për modele të reja dhe pozitive.
Më tej, kryebashkiaku Veliaj sqaroi se shkolla “Ismail Qemali” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të bëhet shkollë model për projektin “Shkolla komunitare”. Sipas tij, shumë prej nxënësve do t’u kërkohet që të angazhohen ose në aktivitete sportive, ose në aktivitete që ndihmojnë të gjithë njësinë administrative nr.2. “Vetëm kur i gjithë komuniteti ta trajtojë shkollën si një pasuri të veten, atëherë do të kemi realisht shkollë të suksesshme, jo vetëm gjatë orëve të mësimit, por gjatë gjithë orëve të ditës”, theksoi Veliaj.
ne shkollen qe une kam femijet notat jane nga 1 tek 5 e di erioni kete apo jo edi erioni qe kjo do shumezuar me 2
Zoti Erion.
Bashkia e Tiranes nuk perfundon tek unaza, por shtrihet deri ne filifistun…
Apo ata, te tjeret, jashte unazes, jane dava fshataresh
Sot si cdo dite u nisa per ne pune ne ora 7:30>zakonisht ne ora 8 pa pak ose e pak, hapen dyert e magazines dhe shoferet fillojn te ngarkojn furgonet e tyre per te shperndar mallrat ushqimore ne marketet dhe dyqanet e Tiranes.
Te furgoni i tij ishte shtrir dhe po dremiste Selimi.U cua dhe si te gjith filloi pune po dukej qe kish nje hall dhe merzi.
-Dhe ky na duhej- tha gjith mellef.
-Me cin e ke Selim- e pyeta me preokupim dhe kureshtje.
-Me Erionin e Bashkis, qe na nisi per shkolle ne 5 e gjys te mjesit- tha gjith zemerim.
-Po pse mo Selim.
Dhe Selimi spjegoi.
-Un gjithnje para se te vi ne pune, coj djalin ne shkolle.E coj un se gruaja punon te nje fason dhe fillon pun qe ne 6 e gjys.Sot si dita e pare e shkolles mu desh ta coj, por kryebashkiaku kish na detyron te lem qytetin qe ne 6 te mengjesit.Mir qe shoket , dikush me shaka e dikush me tallje, i thon djelit qe ku e ka babi jot ate “ferarin” me dopiogom qe te sjell ne shkolle, ma ngacmojn djalin , po tani me duket se me djalin tim po tallet dhe Erioni. Mir qe e cova qe ne 6 pa dhjet dhe e lash ne obor e tani eshte akoma ngrohte, po ne dimer?Mir qe e cova , po per ta mar si do tja bej se nuk besoj se mbaroj dot para ores kater pasdite , qe te kem koh ta parkoj diku furgonin e te shkoi me kembe dei te shkolla e ta mar.Un vetur private si baballaret e bashkenxenesve te djalit tim , nuk kam.Do me duhet qe as “Frerarin” mos ta perdor me po te shkoi me kembe , e djali te me presi ne obor deri sa te arij.
Ky qe halli i Selimit, po hallet e mia qen dhe ca te tjera.A do me lejoj kodi i punes qe shoferet te punojn dhe paradite dhe pasdite?Sa furgon dhe te cfar lloi duhet te shtoj dhe pervec parave qe duhet per ti blere, duhet te shtoi dhe shofere dhe te ris dyfish kostot e trasportit.A do me kuptojn pronaret e dyqaneve qe do te ris me 3 deri 5% cmimet e furnizimit.Mir prindrit e atyre qe i cojn femijet me vetura ne shkolle qe nuk do ta ndiejn ritjen e cmimeve, po prindrit e femijeve si djali Selimit a do ken ndonje perfitim nga ky urdher i KRYEBASHKIAKUT?Cilin favorizoi Ai me kete urdher?Shkollat publike, ato private apo te gjith?Zakonisht ato publike shum ralle i mbledhin femijet me makina.femijet banojn perreth shkolles dhe shkojn me kembe.