Totozani, letër Juncker për emigrantët

14 Shtator 2015, 09:39Sociale TEMA

Avokati i Popullit, Igli Totozani, në një letër dërguar presidentit të KE-së, Jean- Claude Juncker, në cilësinë e kreut të Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), shprehet se flukset migratore u instrumentalizuan nga rrjetet e krimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.

Totozani ofron gatishmërinë e AOM për veprime të përbashkëta në zgjidhje të krizës humanitare të emigracionit, duke u shprehur dhe pro implementimit të axhendës europiane mbi Migracionin, të miratuar nga KE.

“Presidenti i Organizatës së Ombudsmanëve të Mesdheut (AOM), i mbështetur nga të gjithë anëtarët e AOM-së, shpreh mbështetjen e fuqishme për angazhimin e institucioneve dhe agjensive të BE-së, për të mobilizuar vullnetin e duhur politik dhe burimet mbështetëse, për të trajtuar problematikën e flukseve mikse migratore.

Implementimi efektiv i Agjendës Europiane mbi Migracionin, e miratuar nga Komisioni Europian ka rëndësi jetike, si për sa i përket veprimeve imediate për shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe azil-kërkuesve, ashtu edhe për trajtimin e shkaqeve në rrënjë të kësaj problematike, duke përfshirë këtu varfërinë dhe destabilitetin që qëndrojnë në sfond të krizës aktuale.

Duke patur parasysh mbledhjen e Këshillit të Jashtëzakonshëm të Ministrave të Brendshëm të hënën, më 14 shtator 2015, ne inkurajojmë fuqishëm Komisionin Evropian për të vazhduar rolin e vet aktiv brenda sistemit institucional të BE-së dhe në marrëdhëniet me vendet e origjinës apo tranzitit, me synimin që përqasja e të drejtave të njeriut të jetë pjesë integrale e strategjive dhe plan-veprimeve kombëtare dhe ndër-kufitare në përgjigje të krizës së migracionit”, thuhet në letrën e Totozanit, dërguar Juncker.

7 komente në “Totozani, letër Juncker për emigrantët”

  1. Moisi Golemi says:

    Ky Avokati i Popullit, leshon deklarata per cdo lloj bythziu, mjaft te mos jete shqiptar. Avokat i cilit popull eshte ky, s’e kam marre vesh ndonjehere? Deri tani folur vetem per arabe, jevgj, LGBT, etj. Por kurre per hallet e popullit shqiptar.
    Kur ofendohet nje jevg ne rruge, ky del me deklarata. Kur shteti vret ne mes te bulevardit, ky eshte me pushime, dhe memec. Yysht,avokat muti.

  2. Dean says:

    Hahaaaaaa……Totozani po u interesoka per ceshtje Nderkombetare.
    Gjej Vrasesit e 21-Janarit,plako,dhe leni karagjozlliqet.Ti s’ke zgjidh problemet ne shtepin tate,lene mo me shpetu Evropen nga refugjatet.

    1. ylli says:

      plako qenke koqe fare ti po pse totozani do ti gjej vrasesit e 21 janarit ty! po shko ore kerkoja atij qe e ke votu dhe po te mashtro diten per diell

  3. saimir says:

    Un ja kam ba hallall taksistit qe ne solli ne Gjernani, ato 1500 Euro qe kam marr borxh. Po ketij Avokatit te djallit nuk ja baj hallall. Te mbrosh nje shtet kriminel je vete kriminel. Fol mire palaco cirku se do te vrase Zoti

  4. salem says:

    Ky eshte kot fare dhe flet kot fare nga qe s’ka pune.

  5. gent says:

    Po si nuk late njeri pa share neper webe o legena. Ky djale ngeli duke fol per te drejtat tuaja se ju qe llapni per kedo vetem pederasta mund te jeni se ska si te jete ndryshe.

  6. altin says:

    mendoj qe totozani eshte vertet personazhi me pozitiv ne kete llum ku eshte perfshire e gjithe politika shqiptare.vertet eshte i pafuqishem me kete shtet te korruptuar te zgjidhe probleme por te pakten e ka ngritur zerin e njerzve te masakruar te ketij vendi jo vetem ne shqiperi por edhe ne arenen nderkombetare.bravo avokat se e meriton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje