Gjyqet e çuditshme të '36-s: Ka vjedhur brekushet, 3 pjepra dhe…

18 Shtator 2015, 15:44Dossier TEMA

Një varg lajmërimesh dhe thirrjesh për tu paraqitur në gjyq, publikuar në fletoren zyrtare të vitit 1936, zbulon një varg çështjesh ën dukje qesharake, por që dëshmon se sa i fortë ishte pushteti në këtë periudhë të historisë së qeverive shqiptare.

Periudha e mbretërisë, veç luftës kundër analfabetizmit, forcimit të rendit, dhe ndërtimit të një varg objektesh të rëndësishme në kryeqytet e më gjerë, i dha rëndësi të veçantë zbatimit të ligjit.

Çështjet gjyqësore që lajmërohen përmes këtyre ftesave për gjyq zbulojnë raste akuzash nga më të çuditshmet, shkruan Shqiptarja.com.

Adem Beka, nga Tirana akuzohej se kishte vjedhur një palë brekushe të bardha , ndërsa Sotir Golo Qirko nga Fieri akuzohej se kishte vjedhur një shishe birrë.

Më tej Sokrat Mitro nga Piqerasi i Sarandës akuzohej se kishte vjedhur tre pjepra, Muhamed Lila nga Ndroqi akuzohej se kishte vjedhur një pallto me ca të holla, një grup të pandehurish nga fshati Virjon me akuzën  se ishin kapur duke shitur qumësht të holluar me ujë, Dhimitër  Mihal Nika nag Gjirokastra akuzohej se i kishte marrë një thes teshash Gani Gafurrit nga Dibra, apo Xhemal Alush Selimi nga Shkodra i akuzuar se kishte vjedhur dy dollarë një shtetasi italian.

12 komente në “Gjyqet e çuditshme të ’36-s: Ka vjedhur brekushet, 3 pjepra dhe…”

  1. . says:

    po keta te sotmit qe vodhen gjithe memedhene ???
    Rraca paska ardh duke u perkeqesuar

  2. Hastan says:

    Epo ekuivalenti i iPhone ne kohen e Zogut ishin breket, keshtu hajdutet jane po ata, vetem koha ka ndryshur.

    1. Na bashkoj kenga popullore says:

      hahaha e fort

  3. salem says:

    Ore keni shkalluar juve apo ju kane thene se mender Zogu ka qene burr i mire.
    Ne 1938 kur Zogu keputi qafen analfabetizmi ishte 92 % e popullsise.

  4. AloAlo says:

    Nje i ri Shqipetar kishte kercenuar me jete palmen e Melisa Dodes hahaha

  5. petrit says:

    Baban Tim e Denuan ne 1983 Komunistet e Levanit te fierit per Qep. Ishim 6 femij dhe Nena ishte 7 muaj shtatzane me 2 binjak u beme 8 femij me 1 rrog kur u dha denimi trokisnin duart te gjith Spihunat e fshatit Levan. Mbasi mbaruan u ngrit Ismail Kamberi ju kthye nuk keni turp o fshatar. Baban e shfrytezonin ne Bater Martanesh ne Minier

  6. atdhetar says:

    Italianet dhe te huajt e rropen kete vend se Zogu e shiti Shqiperine per te mbajt pushtetin aq sa shkoi dhe ne Angli dhe takoi lobin Zionist Cifut dhe kerkoi te behej Shqiperia Mikpritsja e gjith cifuterve ne Evrope dhe te kthehej ne izrael me kusht qe te mbante ai pushtetin.Ka te dhena qe Ahmet Zogu ishte me prejardhje cifute por kish ndryshuar emrin.Nderkohe qe populli vidhej dhe rripej nga te huajt,ky qelbesira merrej me brekushet

  7. taksirat kusuri says:

    O athetare i tipit komunist JU deklaronit me krenari se atdheu i komunistave eshte moska.Ne vitet 60 ne moshe adoleshente me kujtohet imat ne nje bisede me tha ,ju nuk kini jetuar kohen e zogut ndaj nuk dini se ceshte liria.

  8. Lili says:

    Atdhetar i sotshmit,
    A po sheh se ma zi eshte sot kur gjithe pushtetaret pasurohen tu shit gjithe pasurime e Shqiperise edhe ku asgje nuk u be per shqiptaret?
    Jo ,se verberimi eshte semundja shqiptare qe duhet sherruar ma se pari!

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    koha e zogut = me sot

  10. Lala Adem says:

    Koha e Zogut, tani koha e Korbave me TANGA.

  11. fieraku NGA ferrasi says:

    O petrit
    ATA qe vidhnin dy qepe ose nje grusht
    Fasule i denonte femi avdiu
    Me 5-7 vjet.
    Tani ATA qe vjedhin miljarda rrine nva tre dite
    Eh kohet ndryshojne gnyqtsret
    Dhe prokuroret Jane po ATA ose femijet etyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje