Në 101 vjet shtet Shqipëria numëron 33 kryeministra, që me një llogari të thjeshtë i bie një kryeministër për 3 vjet. Po të heqësh 27 vitet e Mehmet Shehut dhe 9 vitet e Adil Çarçanit, Shqipëria rezulton shteti më i pastabilizuar në Evropë.
Por nga se dallohen kryeministrat e shtetit shqiptar? Është një histori që të lë pa gojë.
Së pari janë 7 kryeministra të vrarë në atentate. Një histori kaq e trishtë që nis që me kryeministrin e parë Ismail Qemal Vlorën, të cilin e helmua në hotelin “Brufoni” në Perugia të Italisë.
Dhe që vijon më parë me vrasjen në atentat të Esad pashë Toptanit, të Hasan Prishtinës, Idhomeno Kosturit. Apo të Maliq Bushatit të pushkatuar si armik i popullit apo i Kostaq Kotës që vdiq në burgun e Burrelit nga torturat.
Por edhe më e rëndë është vrasja në detyrë apo vetevrasje sipas versionit zyrtar të Mehmet Shehut.
Shifrat vijojnë më tej edhe më të rënda: 10 kryeministra në historinë e shtetit shjqiptar janë dënuar me vdekje, pra një e treta e tyre.
Më poshtë disa statistika të përgatitura për DITA nga gazetari Roland Qafoku
7 KRYEMINISTRA TE VRARE
Shtatë kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë vrarë. Ata janë Ismail Qemali i helmuar, Esad Pashë Toptani i vrarë në atentat, Hasan Prishtina i vrarë në atentat, Xhaferr Ypi i vrarë nga bombardimi, Idhomeno Kosturi (në foto) i vrarë në atentat, Kostaq Kota vdekur në burgun e Burrelit nga torturat, Maliq Bushati i pushkatuar si armik.
10 KRYEMINISTRA TE DENUAR ME VDEKJE
Mes 33 kryeministrave, 10 prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakciu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine.
Numrin më të madh e kanë kryeministrat që kanë qeverisur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që regjimi komunist i shpalli kriminelë lufte dhe i dënoi me vdekje në mungesë duke pretenduar që fuqitë e mëdha do ti dorëzonin.
Mes 10 të dënuarve me dënim kapital janë ekzekutuar dy prej tyre: Maliq Bushati u pushkatua dhe Kostaq Kota vdiq në burg.
Ndërkohë Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.
3 KRYEMINISTRA TË DËNUAR ME BURG
Janë 3 kryeministra pas vitit 1990 që janë dënuar dhe kanë bërë burg.
Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”.
27 VJET, REKORD GUINNES NE DETYRE
Kryeministri më jetëgjatë në detyrë është Mehmet Shehu.
Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë. Një rekord që pak gjasa ka që të thyhet.
Pas Shehut kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet.
KRYEMINISTËR 8 VJET, BERISHA REKORDMEN PAS ‘90
Sali Berisha është i katërti kryeministër më jetëgjatë në detyrë mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar.
Por Berisha është rekordmeni më jetëgjatë në detyrë pas vitit 1990.
Me 8 vite ai lë pas Aleksandër Meksin me 5 vjet, Fatos Nanon me 4.5 vjet dhe Ilir Metën me 2 vjet.
1 DITE KRYEMINISTER
Kryeministri me jetëshkrurtër në detyrë është Qazim Koculi.
Ai qendroi kryeministër një ditë, ose më saktë 12 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër, Idhomeno Kosturi me 12 ditë.
27 VJEÇ KRYEMINISTER
Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të vogël.
Ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën në 2 dhjetor të vitit 1922.
81 VJEÇ KRYEMINISTER
Turhan Pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920, duke mbajtur edhe rekordin e kryeministrit shqiptar në moshën më të madhe në detyrë.
Pas tij është Pandeli Evangjeli i cili ishte 76 vjeç kur la detyrën e kryeministrit ne vitin 1935.
2 METER KRYEMINISTER
Edi Rama është kryeministri më i gjatë në historinë e kryeministrave të shtetit shqiptar
Po beni tymnaje per te mbrojtur liken e?!
kryeministri Ahmeti nuk eshte denuar.Ai ka dale i pa fajshem nga farsa Arsidi
Ke harru dy kryesorët të varur në litar ,, mbasi do lujn menç komplet, se deri tani kon hik nga fiqiri nja treçerek,
do ta varin veten me litar nburg,,,
sali berisha dhe edi rama ;)))
Sali shurra nuk eshte rekordmen vetem si kryeminister pas ’90, por edhe si vrases, hajdut, mashtrues, tradhetar, notar me kembet ne toke, etj…
Ketyre te vrareve dhe te denuarve, ja u kemi futur.te tjerer na e Kane fut.
o sa kom qes notar me kembe ne toke hahaha
Edi Rama!!!!!!!!!!!! po eshte i gjat.”Shtati pyll e mendja fyll”
Sikur nuk jane te sakta keto shifra, apo tymnaje gazetareske nga Roland Qafoku! Po Ylli Bufi ishte kryeminister, po Vilson Ahmeti, po Bashkim Fino. Pra statistika te rreme. Te pakten genjeni keta qe nuk i dine.
keto jane disa kuriozitete Lefter… nuk i ka rreshtuar emrat e te 33 kryeministrave…ka plot te tjere qe nuk jane permendur, psh. Pandeli Majko, Fejzi Alizoti, Sulejman Delvina, Mustafa Kruja, etj etj
Po Sulejman Delvinen e kongresit te Lushnjes ku e le.Aq me keq Pandeli Majkon qe eshte i demokracise.Nuk e ke bere mire bilancin.Si Nastradini qe kishte kaapitalin e tij 10 gamar.Kur hipte mbi gomar i numeronte dhe i dilnin nente,kur zbriste,i dilnin tamam dhjete.Prandaj o zoteni zbrit nga gomari qe te dalin dhe kryeministrat tamam.
7 te vrare, 10 te denuar me vdekje, 3 te burgosur dhe nje i Doktor i cmendur.
Shvejk! me ke bere te qesh.Tamam edhe nje kryeminister te çmendur.
Per mendimin tim jo vetem nga koha ne detyre por dhe nga formimi intelektual Mehmet Shehu mund te jete nje nga 5 kryeminstrat me racjonale ne bote..sepse edhe pse po zbatonin nje teori (te detyruar nga koha) qe nuk pershtatej me vendin ai kreu reforma dhe arritje te pabesueshme
Dyshja Enver Hoxha- Mehmet Shehu mbajti gjalle ate vend dhe sapo ato u percane..ai vend u rrezua.
Nqs do krahesonim raportin Mehmet shehu -salehberisha ky I fundi nuk eshte as sa nje bole e Mehmetit
Xeni! Ke te drejte.Perçarjen e Enver Hoxhes me Mehmet Shehun e beri Evrpa me Ameriken,te cilet ndoqen nje politike perça dhe sundo.Uniteti midise tyre ishte i madhe,ku çuditej e gjithe bota.
Ne fakt sipas listes se Wikipedia paskan qene 45 kryeministra, perjashtuar Vrionin qe ka qene ne post dy here ne mandate te ndare.
1. Ismail Qemali
2. Fejzi bej Alizoti
3. Turhan Pasha Përmeti
4. Esat Pashë Toptani
5. Turhan Pasha Përmeti
6. Sulejman Pashë Delvina
7. Iliaz Bej Vrioni
8. Pandeli Evangjeli
9. Qazim Koculi
10. Hasan Prishtina
11. Idhomene Kosturi
12. Xhafer Ypi
13. Ahmet Zogu
14. Shefqet Vërlaci
15. Iliaz Bej Vrioni
16. Fan Noli
17. Ahmet Zogu
18. Koço Kota
19. Pandeli Evangjeli
20. Mehdi Bej Frashëri
21. Koço Kota
22. Shefqet Vërlaci
23. Mustafa Kruja
24. Eqrem Bej Libohova
25. Maliq Bushati
26. Eqrem Bej Libohova
27. Ibrahim Bej Biçaku
28. Mehdi Bej Frashëri
29. Rexhep Bej Mitrovica
30. Fiqri Dine
31. Enver Hoxha
32. Mehmet Shehu
33. Adil Çarçani
34. Fatos Nano
35. Ylli Bufi
36. Vilson Ahmeti
37. Aleksandër Meksi
38. Bashkim Fino
39. Fatos Nano
40. Pandeli Majko
41. Ilir Meta
42. Pandeli Majko
43. Fatos Nano
44. Sali Berisha
45. Edi Rama
Me falni, gabim e paskam pasur, 37 paskan qene. 8 prej tyre kane pasur dy mandate ne kohe te ndryshme!
1. Ismail Qemali
2. Fejzi bej Alizoti
3. Turhan Pasha Përmeti (x2)
4. Esat Pashë Toptani
5. Sulejman Pashë Delvina
6. Iliaz Bej Vrioni (x2)
7. Pandeli Evangjeli (x2)
8. Qazim Koculi
9. Hasan Prishtina
10. Idhomene Kosturi
11. Xhafer Ypi
12. Ahmet Zogu (x2)
13. Shefqet Vërlaci (x2)
14. Fan Noli
15. Koço Kota (x2)
16. Mehdi Bej Frashëri (x2)
17. Mustafa Kruja
18. Eqrem Bej Libohova (x2)
19. Maliq Bushati
20. Ibrahim Bej Biçaku
21. Rexhep Bej Mitrovica
22. Fiqri Dine
23. Enver Hoxha
24. Mehmet Shehu
25. Adil Çarçani
26. Fatos Nano
27. Ylli Bufi
28. Vilson Ahmeti
29. Aleksandër Meksi
30. Bashkim Fino
31. Fatos Nano
32. Pandeli Majko
33. Ilir Meta
34. Pandeli Majko
35. Fatos Nano
36. Sali Berisha
37. Edi Rama
Prape i ke llogaritur gabim rishikoje dhe njehere
Bete mire qe na njohet me kryeministrat e shtetit shqiptar nder vite, midis tyre ka te vrare, te burgosur, pore kure doti vi dita te mesojme qe kete fate e pesoi dhe Sali Berisha.
Ne liste vetem tre jane “shqipetare” Ylli, Iliri, Fatosi te tjeret ose kane emra dhe mniemra Turq ose Greke.
Mos me thoni qe komb eshte duke ndruar emrat tre here ne dite, ne mengjes Turk, ne dreke Greke dhe ne darke Katolike.
Edhe ata te tre te rroje Diktatura Komuniste qe me nje liste me emra nevitet gjashtedhjete me aksione te perqendruara njerezit u detyruan ti bejne elvis, Eduart, Sokol vetem turq dhe greke jo.Ah kjo historia jone e lavdishme kombi me I vjeter ne bote qe ne vitin 1912te.
Jane shtuar shume keto tipa me simptoma kanibaleske kunder kombit shqiptar si puna e ketij Qafoku dhe mendon se vetem ne shqiperi ndodhin te tilla gjera.
Pe rkenaqsine e lexuesve dhe Amerika qe eshte djepi demokracise i ka normale keto qe rrjeshton Qafoku
Assassinations (vrasje)
Abraham Lincoln – Lincoln was shot in the head while watching a play on April 14, 1865. His assassin, John Wilkes Booth escaped and was later shot and killed.Conspirators who helped plan Lincoln’s assassination were found guilty and hung.
James Garfield –
Charles J. Guiteau, a mentally disturbed government office seeker, shot Garfield on July 2, 1881. The president did not die until September 19th of blood poisoning. This was related more to the manner in which the physicians attended to the president than to the wounds themselves. Guiteau was convicted of murder and hanged on June 30, 1882.
William McKinley –
McKinley was shot two times by anarchist Leon Czolgosz while the president was visiting the Pan-American Exhibit in Buffalo, New York on September 6, 1901. He died on September 14, 1901. Czolgosz stated that he shot McKinley because he was an enemy of working people. He was convicted of the murder and electrocuted on October 29, 1901.
John F. Kennedy –
On November 22, 1963, John F. Kennedy was mortally wounded while riding in a motorcade in Dallas, Texas. His apparent assassin, Lee Harvey Oswald, was killed by Jack Ruby before standing trial. The Warren Commission was called to investigate Kennedy’s death and found that Oswald had acted alone to kill Kennedy.
%%%%%%%%%%%%%%
Assassination Attempts (tentative per vrasje)
Andrew Jackson
– On January 30, 1835, Andrew Jackson was attending a funeral for Congressman Warren Davis. Richard Lawrence, attempted to shoot him with two different derringers, each of which misfired. He was tried for the attempted assassination but was found not guilty by reason of insanity. He spent the rest of his life in an insane asylum.
Theodore Roosevelt
– An assassination attempt was actually not made on Roosevelt’s life while he was in the office of president. Instead, it occurred after he had left office and decided to run for another term against William Howard Taft. While campaigning on October 14, 1912, he was shot in the chest by John Schrank, a mentally disturbed New York saloonkeeper. Luckily, Roosevelt had a speech and his spectacle case in his pocket that slowed down the .38 caliber bullet. The bullet was never removed but allowed to heal over.
Franklin Roosevelt –
After giving a speech in Miami on February 15, 1933, Giuseppe Zangara shot six shots into the crowd. None hit Roosevelt though the Mayor of Chicago, Anton Cermak was shot in the stomach. Zangara blamed wealthy capitalists for his plights and those of other working people. He was convicted of attempted murder and then after Cermak’s death due to the shooting he was retried for murder. He was executed by electric chair in March, 1933.
Harry Truman –
On November 1, 1950, two Puerto Rican nationals attempted to kill President Truman
to bring attention to the case for Puerto Rican independence. The President and his family were staying at the Blair House across from the White House and the two attempted assassins, Oscar Collazo and Griselio Torresola, tried to shoot their way into the house. Torresola killed one and wounded another policeman while Collazo wounded one policeman. Torresola died in the gunfight. Collazo was arrested and sentenced to death which Truman commuted to life in prison. Carter freed Collazo from prison in 1979.
Gerald Ford
– Ford escaped two assassination attempts, both by women. First on September 5, 1975, Lynette Fromme, a follower of Charles Manson, pointed a gun at him but did not fire. She was convicted of attempting to assassinate the president and sentenced to life in prison. The second attempt on Ford’s life occurred on September 22, 1975 when Sara Jane Moore fired one shot that was deflected by a bystander. Moore was trying to prove herself to some radical friends with the assassination of the president. She was convicted of attempted assassination and sentenced to life in prison.
Ronald Reagan –
On March 30, 1981, Reagan was shot in the lung by John Hinckley, Jr. Hinckley hoped that by assassinating the president, he would earn enough notoriety to impress Jodie Foster. He also shot Press Secretary James Brady along with an officer and a security agent. He was arrested but found not guilty by reason of insanity. He was sentenced to life in a mental institution.
Sa te lehin vete shqiptaret kunder shqiptareve si ky QAFOKU kurre nuk do behet ai vend qe eshte mbushur me qafoke
race qensh qe hane njeri tjetrin,….milet kanibal
Nje fakt bie ne sy ne kete liste: asnje kryeminister shqiptar ne 100 vite shtet shqiptar i besimit katolik. Pyetja qe shtrohet eshte nese ekziston lidhje shkakesore ndemjet ketij fakti dhe faktit tjeter qe vendi yne edhe pas 100 vitesh pavaresi mbetet vendi me i varfer dhe i prapambetur ne europe dhe me eliten politike me te korruptuar dhe gjakatare.
Po nga i gjen keto rekordet ky Qafoku. Ke librat e Fevzos? Ne vitet 1800-1900 thuajse the gjithe vendet ndryshonin qeverite çdo 3 muaj. pasi nuk ekzistonin zgjedhjet e pergjithshme si tani ku te gjithe kane te drejten e votes. Votonin vetem meshkujt qe kalonin nje kufi te ardhurash. Shko shiko Qafok sa qeveri ka ndryshuar jo vetem Britania e madhe apo Kina, po le te marrim Bullgarine apo Rumanine qe nderronin 2 kryeministra ne vit. Dhe sa per rekordin e Mehmet Shehut, e kane tejkaluar Çu En Lai apo Çaushesku. Po me ate redaksi injorante qe ka Devati, nga te presesh informacion politik-historik te sakte?
Njeni ma i mir se tjetri. E kan ba Shqipnin lule.