Është prezantuar dje në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës çmimi letrar “Kadare”. Ky çmim, i cili ka marrë edhe bekimin e shkrimtarit të madh të letrave shqipe, do i akordohet prozës shqipe dhe, që tani ka hapur thirrjet ku mirëpriten të sjellin dorëshkrimet autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Çmimi do të akordohet në fundjavën në prag të hapjes së Panairit të Librit në mes të muajit nëntor dhe mban vlerën e 10 mijë eurove për fituesin, vlera më e lartë aktualisht për çmimet letrare që akordohen në vend.
Letërsia është kapriçioze në çmime…është i mendimit avokat Spartak Ngjela, ndërsa përgëzoi idenë e çmimit “Kadare”, çmimi më i ri letrar, i cili u prezantua ditën e djeshme në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës. Në këtë ceremoni prezantimi merrnin pjesë emra të njohur nga bota e letrave, akademikë e gazetarë.
Ky çmim, i cili ka marrë edhe bekimin e shkrimtarit të madh të letrave shqipe, do i akordohet prozës shqipe dhe që tani ka hapur thirrjet ku mirëpriten të sjellin dorëshkrimet autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Çmimi do të akordohet në fundjavën në prag të hapjes së Panairit të Librit në mes të muajit nëntor dhe mban vlerën e 10 mijë eurove për fituesin; vlera më e lartë aktualisht për çmimet letrare që akordohen në vend.
Në vite të tjera ky çmim do të jepet në javën e parë të muajit maj, në Ditët Letrare të Razmës. Bashkë me këtë çmim u promovua edhe Qendra e Studimeve të Letërsisë Shqipe “Kadare”, pranë Universitetit Europian të Tiranës.
Gazetari Alfred Lela, anëtar i bordit të Fondacionit MAPO, i cili akordon këtë çmim, u shpreh se Çmimi Kadare është vetëm një pjesë e një katërkëndëshi ku përshihet Qendra e Studimeve Letrare “Kadare”, “Ditët Letrare të Razmës” dhe hapja e një dege “Shkrimi Krijues” (Creative Writing) në UET. Ndërsa suplementi i fundjavës në gazetën Mapo, “Mapo Libri&Ide” do i kushtohet vetëm letërsisë.
Sipas Lelës, do të pranohen dorëshkrime deri më 31 tetor. Kushti është që në këtë çmim duhet të paraqiten vetëm vepra të autorëve në shqip dhe nga përkthyes, pasi bëhet fjalë për një çmim që i akordohet prozës shqipe dhe jo përkthimeve nga gjuhë të huaja.
Juria që do të akordojë këtë çmim në muajin nëntor, përbëhet nga bordi i Fondacionit MAPO dhe pjesë e saj do të jenë emra si Artur Zheji, Alfred Lela, Gilman Bakalli, Henri Çili, Ylljet Aliçka, Preç Zogaj, Rudolf Marku, Virgjil Muçi. “Nëse një nga anëtarët e jurisë dëshiron të konkurrojë për çmimin me veprën e tij, i duhet të tërhiqet nga juria”, – u shpreh Alfred Lela, duke shtuar se fituesi do të botohet ekskluzivisht nga Botimet Mapo dhe ia kalon të drejtat këtij enti.
Çmimi Kadare lindi si një ide për të sjellë një emër të madh që prodhon letërsi të madhe shqipe.
“Nënë Tereza dhe Ismail Kadare janë dy figura me rezonancë botërore dhe kjo i bën nder Universitetit Europian të Tiranës, pasi janë të parët që japin një çmim të tillë”, – u shpreh Spartak Ngjela gjatë ceremonisë. “Unë mendoj që është një hap përpara për letërsinë që dallon se është në krizë fermentimi. Të gjitha shoqëritë kështu e kalojnë letërsinë. Vjen një fazë pas krizave të mëdha që letërsia është në krizë fermentimi. Shpresojmë që kjo shkrepësja juaj të ndezë një zjarr normal për letërsinë. Besoj se ju pas 15-20 vitesh ndoshta keni bërë një përzgjedhje të mirë të letërsisë shqipe, por se si do ta saktësoni statutin tuaj, nuk e di. Ju uroj suksese dhe ju presim të jepni çmimin e parë”, – përfundoi avokat Ngjela.
Motivet se pse ky çmim do të akordohet vetëm për letërsinë artistike, themeluesit e shpjegojnë me faktin se vetë Kadare njihet në radhë të parë si romancier, edhe pse ka ka shkruar edhe eseistikë, ku ndër më të njohurat janë “Dantja i pashmangshëm”, “Eskili ky humbës i madh”, “Mosmarrëveshja” etj. Nëse eseistika do të jetë kadareane, themeluesit mendojnë se mund të përfshihet në çmim, në vitet e ardhshëm.
-Çmimi “Kadare” do të akordohet nga Fondacioni Mapo në muajin nëntor
-Vitet e ardhshme do të akordohet në fillim të majit, gjatë aktivitetit “Ditët Letrare të Razmës”
-Pranohen vetëm vepra shqip në dorëshkrim
-Aplikimet janë të hapura deri më 31 tetor
Juria
Artur Zheji
Alfred Lela
Gilman Bakalli
Henri Çili
Ylljet Aliçka
Preç Zogaj
Rudolf Marku
Virgjil Muçi
Vlera monetare
10 mijë euro
Çmimin Goncourt ne France jep vetem nje darke per fituesin,po eshte nder çmimet ma te lakmueshme franceze! Po aty ka vlera,jo shitje vlerave si ne kete rast ,per perfitime materiale!
Universiteti Europian i Tiranes?! C’eshtja eshte “Kristal” e qarte!
Cmimin e pare do e marri komentuesi i Temes tfgs dhe soji i tij per shkak te antareve te jurise dhe se Kadare eshte grekofil e dhenderr greku, mos harrojme cmimin princi i Asturias e mori nga gereket ne Spanje nje Spanje qe se bashku me Greqine se njohin Kosoven dhe ishin kundra bombardimeve te NATO s ne Serbi.
Edhe si jury,paskan mbledhur, sic thone miqte Francezet te kadarese, nje ‘belle brochette’te bythelepyres e is spiuna! Po ,kjo eshte gje ma se normale,bile e detyrueshme, per nje çmimin kadare!
Ne te vertete edhe une desha te paraqitja nje vepren time letrare per te konkuruar,por ne te gjithe shtypin shqiptar nuk tregohet se si do te paraqiten doreshkrimet…si do te jene formatet…etj..etj..
Pra edhe ne kete aspekt çdo gje i lihet subjektivitetit.
Ndersa ne konkuset letrare serioze per tu shmangur korrupsionit i kushtojne kujdes organizimit.Shikoni e mesoni nga shembulli i me poshtem:
Konkursi Letrar BIBER
Une po organizoj pra çmimin Havzi Nela ne kollovoz te kukesit,çmimin per vlera ne letersi!
E gjithe juria:
O bir Selman i nenes
Cfare te qaje me pare
me mire cmimi nasho jorgaqi, se
eshte me i cilter e me i thjeshte si njeri e shkrimtar.
kadare duhet te kushtoje 1oooo cent si ngatrestar……
Cmimin Nasho Jorgaqi do e japim ne konkusrsin e spiuneve me te dalluar. Ky cmim eshte per letersine e jo per agjenturen.
“Suferina”, them te marresh nje brisk te mirre roje dhe ti ruash bolet Nasho Jorgaqit, se eshte punetor, njeri dhe shkrimtar, jo sharlatan si ty, apo keta bajgat e Henri Cilit!
Kaco, duket qe edhe ti je i atij oturakut te Jorgaqit, por ha mut sa te mundish e mos na caj bythen.Legen i kuq…
Po parate 10.000 euro kush i jep?
Kurkush,eshte vetem me bâ propagande per kursin-me pagese-te universitetit nje here,pastaj fituesi i cmimit le te rropatet me marrjen e pareve!
Me mire te lexosh komentet! U kenaqa, me me mend populli se hajvanet e te ashtuquajtures “elite biografish”. Nga menyra si shkruajne komentuesit, duhet te jene te gjithe brez i para 90-tes, e mundesisht te ikur nga Shqiperia. rrofshi se me nxorret mallin e humorit dikur, dikur. Nje pyetje kam une pse u dashka bekimi i shkrimtarit Kadare, sikur eshte Papa ai!!! gazetare dhe intelektuale qe nuk dine as kuptimin e fjaleve. Po ai cmimi tjeter Kadare cfare u be me te??? Sa cmime Kadare ndahen ne Shqiperi?
Po Nasho Jorgaqit i eshte marre dora per kete cmim, se mund ta hedhe ne ere gjithe aktivitetin me ndonje leter te hapur agjentesh?
Une kam nje proze per te dorezuar, por e anullova kur pashe jurine dhe tani po qesh me vehte. Vete ali, vete kadi, kadare mbi tepsi.
Sigurisht qe s mund te konkurosh me nje zhuri te tlle.Te gjitha mund t i kete ajo , po integritetin, jo.E ka shitur me kohe shpirtin te pushteti(i cfardolloji) dhe te paraja.
Hipotetikisht,por mendoni per nje moment sikur keta komentues ketu te kishin fatet e Shqiperise ne dore?
Sa para kishte per te ecur Shqiperia.
Edhe menyren e te shkruarit do ta kishim me te thejeshte.Me plot gabime ,por me te thjeshte dhe do i sherbente me mire kombit.
Sa fort i duan partite keta komentues ketu.
Ata i duhan te tille dhe kurre nuk do te duhan te ndryshojne.
Jane keta,pa jane ata.
Iu shtofshin pasurite krereve te partive!
Ja dhe me ne Fund , nji pordh e re,
Ne shQypni , ndajet “Cmimi Kakare ” !
Yyyyyyrraaa -ahahahaha
Fitore islam
Tani vetem , “cmimi berisha” i mungon shqipkarve