Arben Duka: Të shpëtojmë poetin Ardi Omeri. I sëmurë në qeli, e dënuan një vit burg për rripin e sigurimit

18 Shtator 2015, 09:07Kulturë TEMA

Poeti Arben Duka ka kërkuar sensibilizim për një tjetër poet.

Bëhet fjalë për Ardi Omerin.

Ky i fundit është dënuar me një vit burg, pasi ka udhëtuar pa vendosur rripin e sigurimit dhe ka shkaktuar një aksident, por pa shkaktuar viktima.

Duka shkruan për Dita, se Omeri ka probleme të rënda shëndetësore dhe nëse qendron në burg, rrezikon jetën.

Poeti i talentuar Ardi Omeri (Albar Omeri) është dënuar me një vit burg për thyerje të Kodit Rrugor, ka udhëtuar pa rrip sigurimi dhe ka dalë nga rruga, po pa shkaktuar viktima.

Tani ndodhet në burgun e Rrogozhinës, por me probleme të rënda shëndetësore, që i rrezikojnë jetën.

Në datën 22 të këtij muaji ka një masë të re rivlerësimi të vuajtjes së dënimit, nisur nga gjendja e rënduar shëndetësore.

Çështjen e ka në shqyrtim gjyqtari Sulejman Kurti.

Shpresojmë në një gjykim human, për ta çuar poetin në shtëpi, për të kryer atje pjesën e mbetur të dënimit.

Në rast të kundërt i bëj thirrje Presidentit të Republikës, ta fali poetin Ardi Omeri.

Një poet është gjithmonë pa rrezikshmëri shoqërore. Aq më shumë një poet shumë i sëmurë dhe pa asnjë mbështetje financiare.

Duke shpresuar për një akt human nga ata që e kanë në dorë këtë çështje”, shkruan Arben Duka./b.l

29 komente në “Arben Duka: Të shpëtojmë poetin Ardi Omeri. I sëmurë në qeli, e dënuan një vit burg për rripin e sigurimit”

  1. polici says:

    kjo pra eshte rilindja o arbeni i dukajve… thuru lavde tani dhe kendoi kenge rames dhe tahirit o arbeni dukajve… poeti shkrete pa rrip dhe nje vit burg imagjino po ta kishte hequr rripin te godiste njeri si prenga do e kishin denu me burgim te perjetshem,,,per kete bej poezi jo per marrina

    1. Futja kot nashti says:

      Po nese ka qene gabim perse duhet sensibilizuar opinioni ? Ja ta zene beme edhe ne si ai , apo njerezit tane te afert . Po pastaj ? Te rrime ne burg , sepse nuk jemi poete ? Muhabet koti….

  2. Claus says:

    Hajde regjim, hajde!
    Kemishezinjte e Mussolinit kane ardhur ne pushtet.
    Turp te quhet socialiste kjo parti, nacional-socialiste po.

    1. kadoshi says:

      o hajdar, e ka denuar gjykata me burg jo policia.
      policia e ka kallzuar pas aksidentit. Veprim normal apo jo? Gjykatsi i plepit XhiXhoni pas kerkeses se prekuror Dhalles, per te plotesuar nr e vendimeve me burg ja ka fut si kau peles.

      1. Tiransi says:

        GJYJTARI PO ZGJEDH RUGEN ME TE THJESHT PER TE RUAJTUR KOKEN E TIJ,FUT TJETRIN NE BURG PER TE QEN NE REGULL ME prokurorin dhe RILINDJEN, KUPTONI CA PO BEHET,kjo eshte rilindja e bythes si ne kohen e xhaxhit burg burg kot me kot.

    2. arbereshi says:

      Ik ore plere katunar i rrit vetem ne kundravajtje dhe mizerje mer guximin te gjykosh ti kelysh pule qe keni ngrene mut gjith jeten BOLE

  3. Adriana says:

    Uroj qe heren tjeter..ky i papergjegjshem ti shtype …dike Arben Dukes!!Nje poet para se te jete i tille eshte nje person..i denueshem nga ligji…dhe sipas Kushtetutes..ligji duhet te jete i barabarte per te gjithe!!

    1. arbereshi says:

      Ne qofte se veprimi i tij eshte penal per cfar diskuton more djale, ai eshte poet i mire dikush tjeter eshte ekonomist i mire dikush tjeter kamarjer i mire qutetar i mire katunar i mire.E dyta ai nuk eshte denuar se nuk ka vene rripin por ka dale nga rruga sepse ka qene me shpejtesi, ka dale nga rruga sepse ka parakaluar jo ne rregull, nuk ka dale nga rruga se nuk ka vu rripin, le te jemi me serioz natyrisht me vjen keq per ate dhe per kedo qe mund ti ndodhe nje farkeqesi por ai mund te krijonte nje fatkeqesi ne nje familje tjeter qe nuk ja ka per borxh

  4. lala says:

    EEEEEEDDDDIIIII NDIHMEN
    NDIHME NDAJ KETI NJERIU.

  5. salem says:

    Me vjen keq qe qenka i semure,po ti je maskara qe nuk thua te verteten.
    Nuk te fut njeri ne burg per rripin e sigurimit.

  6. aqifi says:

    ky nuk mud te lirohet se e kan zen radhen ata te droges . Ketu eshte kollaj per te hyr por shum zor per te dal.“

  7. dinjiteti says:

    Po çja fusni kot,po qe ka qene tape pse nuk e thojne dhe qe nuk eshte hera e pare,si gjithmone shqiptaret gjerat i thojne gjysma gjyama,zoteri duam te bejme shtet keshtu behet dhe lerini LLOQET KAFENEVE,jemi popull qe na pelqen te flasim po jo te zbatojme zegullat..nuk te fut njeri ne shqiperi ne burg per RRIP,KESHTU MOS NA TREGONI HISTORINA…

  8. o zot! says:

    Ardi,durim.Sinqerisht me vjen keq.Mua me goditi me makine nje i pire llulle,sa dhe policet i rrinin larg,,pa patente,pa siguracion,e futen ne burg,dhe…pas nje ore,komandanti i qaekullimit,Laurenti,ne mos gaboj emrin,prej Peqini,e con ne polici me makinen e tij dhe…Ty te gjeten,eh,durim.Policia ne Durres duhet radikalisht te tjetersohet.Jane skandal.Per mos te mbetur si fotograf,verifikojini,police me shtepi 3-4 kateshe,me targa te serise A dhe B.Kohen e lire i ke o ne baste,o ne zyra siguracionesh.Ju lutem verifikojini,se SHKB-ja fle gjume…

  9. Kritiku says:

    Eshte per te vene duart ne koke kur shikon se ne cilin nivel ka vajtur gazetaria shqiptare. Gazetare analfabete funksionale qe ne vend te informojne bejne te kunderten. Gazetare qe as vete nuk e kane idene e berjes se puneve dhe jo me te japin mend mbi ligjet e shtetit.
    Nje shkrim injorant qe eshte shkruar nga nje injorant. Titulli eshte skandaloz qe me shume ngaterron njerezit se sa jep nje informacion.
    Perpara se te shkruante kete shkrim, qe as nje nxenes i klases se trete fillore nuk do ta shkruante kaq keq, duhet qe te informoheshe me mire mbi akuzen dhe dhenien e denimit, te bazuar ne cilin ligj. Nuk futet njeri ne burg sepse nuk vendosi rripin e sigurimit, or gazetar shpellar!
    Sa per keta injorante komentues qe me vrap fajesojne qeverine per vendime qe i ka ne dore vetem gjykata, u them qe te shkojne e te bejne nje dore dru se dimri po vjen dalengadale, sepse do t’ju ftohen edhe ato pak qeliza truri qe u kane ngelur. Nuk gjykon dhe denon qeveria, ore Tunxh, por denon gjykata!

  10. tulipani says:

    Ka qene TAPE NE TIMON ,POR 1 VIT BURG ESHTE SHUME ,HEQJA E PATENTES MJAFTONTE.
    KRIMINELET DENOHEJ ME 6MUAJ .
    QEVERI HALE

  11. "BALASHI" says:

    Kur doli paketa e sanksioneve te qarkullimit rrugor, ne asnje vend nuk thuhet se mos venia e rripit denohet deri ne 1 vit burg. Tregouni i vertete, jo brockulla. Me kapen me shpejtesi 48 km mbi normen e lejuar. Dola ne komision, me denuan 8500 leke dhe 1 muaj heqie patente.
    Me vjen keq per poetin. Per shendetin. Po poeti duhet ti paraprije zhvillimit e jo te behet pengese. Une nuk di forme tjeter per te vene rregull vec sanksioneve.

  12. Dakesha says:

    Arben Duka, thuaja Edit me vargje, ashtu sic di vetem ti, qe te lumte pema e dora, vetem mos harro te shash Saliun ne fund.

    Mjeran!!!

  13. Alpha says:

    O, Arben Duka !?
    Ky poeti, para se te beje vargje, eshte nje qytetar si gjithe te tjeret.
    Prandaj, te denohet, per fajin qe ka bere.
    Se dyti, çdo te thote kjo? Faleni poetin?
    Po ne Shqiperi, mund te kete dhjete mije poete e prozatore te tille.
    Te nxjerrim nje ligj te posaçem qe artistet nuk denohen per krime?
    Hajde Zululand, hajde!

  14. goni says:

    Ben me vjen keq per Ardin dhe kam respekt. Por mos ju drejto presidentit per keto gjera se i je drejtuar me vargje nja 2-3 here. Te lutem drejtohu me vargje njehere dhe Nasipit(naco) vllait te bujarit dhe Ben (ametes)vllait te ….. dhe Sajmirit tone.

  15. artan kola says:

    O Beno shkruaj nje poeme satirike dhe vendos drejtesi.

  16. V.Dulka. says:

    SOLIDARIZOHEM ME KERKESEN E ZOTIT ARBEN, POR JO ME SHUME KOMENTE QE KRITIKOJNE APO IRONIZOJNE ZBATIMIN E LIGJIT. TE GJENDEN NENET QE MUND TE NDRYSHOJNE VENDIMIN ME BURG NE VENDIM PER TA KRYER DENIMIN NE SHTEPI DUKE MARRE PARASYSH KUSHTET QE PARASHTRON Z. ARBEN DHE FAKKTIN SE E KA KRYER NJE PJESE TE DENIMIT.

    Me respekt per lexuesit V.Duka.

  17. xoni says:

    Edhe shpellaret presin qe te behet shtet,ja qe ketu fillon shthurja e ligjit kur Duka mbron nje qe ka thyer ligjin se ben poezi te mira dhe na i iken frymezimi ne burg.
    Nje politikan mbron dhe nuk denon nje politikan hajdut kriminel se edhe ai eshte si ai.
    nje gjyqtar nuk denon nje gjyqtar sa do i korruptuar te jete ai sepse edhe ai eshte si vete ai,po keshtu ndodh me prokurorin,me policin me tatimorin dhe deri tek ata qe nuk paguajne dritat qe disave ju vjen keq pse te ashpersohet ligji dhe te denohen ata qe vjedhin energjin,kur ketyre ju vjen keq per shkelsit e ligjit ,le tju paguajne energjine ketyre hajduteve,le te nxjerin nga burgu kriminelet dhe te futen vete keta bamires dhe mbrojtes te krimit.
    Ky vend ka marre rrugene mutit dhe nuk ka per tu bere ndonjehere.

  18. Ajaxs says:

    Nuk besoj te denohet per mos venie te rripit te sigurimit dhe dalje jashte rruge. Me siguri do kete plagosur 2- 3 veta .

  19. Loni says:

    Gjykatesit e korruptuar duhet te plotesojne planin me numrin e te burgosurve per justifikim.

  20. Moro Boza says:

    Arben ! Kujdes mos leviz dhe ti pa rrip se nuk kemi cte bejme. Do bejme shtet

  21. qiri says:

    Ju lutem, mos kerkoni te falet poeti ( kushdo qe ka shkelur ligjin penal), por kerkoni qe te denohen edhe te tjeret qe jane shkelur ligjin dhe nuk po denohen akoma. Kjo eshte rruga e drejte per demokracine e vertete. Ne se poeti eshte i semure, ka spital burgu. Le t’i veme gur zemres dhe te behemi te drejte, sepse vetem keshtu mund te ndrroje gjendja ne kete vend (qe s’ka per te ndrruar asnjehere sic e shikoni).

  22. Sokol says:

    Shoku Duka, mos nderhyj ne punet e drejtesise.
    Po per ato qe s’jane poete pse nuk e ngre zerin? Apo poetet jane rilindas???
    Po per ato qe futen ne burg se s’kane buke te hane dhe e shkelin ligjin per mbijetese nuk ben asnje vjershe?
    Duhet te iu ankohesh udheheqesve te tu shpirterore shokut Rama e Kokedhimi se ato e kane marre peng kete vend.

  23. Rilindasi says:

    Poeti ka qene i pire dhe ka aksidentuar nje turiste italiane qe kishte me vete

    1. AAAA says:

      Ti rilindas e ju qe shkruani sikur dini faktet jeni per tu meshiruar. Gjykimi ishte tendencioz dhe i pa ligjshem. ASNJE SHKELJE NUK ESHTE BERE, MADJE SKA MARE ASNJE LEK GJOBE PER KETE. Nuk ka paguar nen dore dhe e kane denuar. Ky eshte fakti e lerini fantazite. Shyqyr qe mbaroi me kaq dhe u vendos drejtesia. Sikur te sensibilizohej shoqeria per cdo pa drejtesi sic ben poeti A. Duka do te ishim me mire. Prandaj mos ironizoni po lutuni te kete njerez me zemer, sa me shume.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje