Tigri Sumatran vret kujdestaren e kopshtit zoologjik

20 Shtator 2015, 16:28Lifestyle TEMA

Kujdestarja e kopshtit zoologjik Hamilton, 127 kilometra në jug të kryeqytetit të Zelandës së Re Auckland, vdiq pasi u sulmua nga tigri Sumatran.

Policia theksoi se kishin marrë një telefonatë rreth orës 11:00, kur ata erdhën në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të gruas, pranë kafazit të tigrave. Ngjarja tragjike ndodhi në kohën kur në kopshtin zoologjik ndodheshin disa qindra vizitorë. Të gjithë u evakuuan, kurse nga drejtoria e kopshtit zoologjik njoftohet se muzeu është mbyllur për vizitorët deri të enjten.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Kopshti zoologjik në Hamilton në vit vizitohet nga 128,000 persona duke e bërë atë të katërtin në vend për nga popullariteti. Në rreth 25 hektarë hapësirë, ndodhet rreth 600 kafshë, kryesisht specie ekzotike.

Viktima e fundit në një kopsht zoologjik në Zelandën e Re është në vitin 2012 kur elefanti vrau kujdestaren.

Tigrat Sumatran janë kafshë shumë të çmuara, lloji i të cilëve mund të gjendet vetëm në ishullin indonezian Sumatra. Popullsia vlerësohet të jetë rreth 500 kafshë që mbahen në kopshte kombëtare. Tigrat Sumatran janë një specie e rrezikuar, kështuqë me peshën dhe pamjen, paraqesin tigrat më të vegjël nga të gjitha speciet e këtij mishngrënësi.

1 komente në “Tigri Sumatran vret kujdestaren e kopshtit zoologjik”

  1. latif says:

    S`ka faj tigri.Te denohet si Fullani,nje jave arrest shtepie!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje