Z.Mediu, a e ndjeheni më të fortë, më të bashkuar dhe më ndryshe se herë të tjera përballë të majtës në këto zgjedhje 2005?
Fatmir Mediu: Së pari nuk e ndjej thjesht të fortë të djathtën për faktin se janë bashkuar partitë politike të djathta, e ndjej më të fortë në raport me qytetarët shqiptarë, ndjesinë e qytetarëve shqiptarë për të ndryshuar situatën politike në vend dhe për të ndërtuar një qeverisje që u përgjigjet interesave të tyre. Natyrisht që këtu roli i lidershipit politik të së djathtës ka vendin e vet dhe mendoj se ka një ndërgjegje ndryshe politike nga herët e tjera duke kapërcyer interesa të vogla dhe për t’u bashkuar në një interes që është më i madh, në një aleancë e cila në radhë të parë synon që sfiduesit kryesorë që kanë dal nën logon e Partisë Demokratike për shkak të ligjit, të jenë të tillë dhe të konkurrojnë denjësisht, ndershmërisht për të fituar përballë konkurrentëve të Partisë Socialiste dhe shanset janë absolutisht pozitive, mbi 60 % të Shqipërisë kemi shanse për të fituar në maxhorancë dhe njëkohësisht për të shmangur çdo lloj humbje që mund të vinte për shkak të mungesës së azhornimit dhe organizimit të opozitës në vende proporcionale dhe nga i gjithë aktiviteti politik dhe elektoral deri tani i forcave të koalicionit të djathtë, mendoj që kemi arritur që të jemi një mbështetje shumë domethënëse për qytetarët shqiptarë.
Do doja të dija prej z. Shehi, tashmë u bë kohë që fushata ka nisur, ka nisur edhe para se të niste, si e ndjeni veten jashtë aleancave politike. Nuk po sulmoheni nga pak prej të gjithëve? Nuk po sqarohet pozicioni juaj, kam përshtypjen edhe sot z. Berisha kërkoi të mos votohej kandidati juaj, bëhet fjalë për kandidatë të së djathtës. Z. Mediu para disa kohësh ka folur gjithashtu për Lëvizjen tuaj.
Dashamir Shehi: Ne jemi një Lëvizje elektorale, jemi e re, nëse jemi e vogël, apo e madhe do ta tregojnë votimet. Për sa i përket pse ne nuk jemi në aleancë, ne nuk jemi në aleancë se nuk gjykojmë se ka realisht një aleancë të djathtë. Ne gjykojmë se Partia Demokratike është në pozicionin e vet, shpresojmë që të marrë një numër të mjaftueshëm votash, që të bëjë të mundur bashkë me ne alternimin e pushtetit, por në këto përrallat e Berishës dhe të Mediut unë nuk besoj fare.
Fatmir Mediu: Mos na trego përrallat, muhabete kafenesh Dashi. Mos më ngatërro me veten tënde. Dëgjo dhe fol mirë kur flet se je dhe shumë i lëvizshëm në Lëvizje.
Dashamir Shehi: Ne jemi forca realisht e djathtë në Shqipëri dhe në qoftë se do të krijohet një e djathtë, do krijohet pikërisht nga bërthama e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Edhe për një fakt fare të thjesht, ai që kemi vënë për simbol është mbreti i shqiptarëve dhe nuk besoj se ka asnjë tjetër që mund të gjykojë se mbreti është i majtë, ndërsa zotërinjtë e tjerë po ti numërojmë në ndryshim të 3–4 vetëve, pjesa tjetër vijnë të gjithë nga Partia e Punës së vjetër, një pjesë e këtyre të ardhurve, të kthyerve, të rikthyerve vijnë nga Partia Socialiste, një pjesë tjetër vijnë nga Partia e Gjinushit, 2–3 kandidatë për deputetë dhe po ta shikojmë e gjithë PD-ja nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se është kthyer në krah të majtë duke pretenduar që të marrë ato vota. Kjo është e drejta e saj, mund ta bëjë fare mirë, e drejta jonë është që të vazhdojmë të pretendojmë të ndërtojmë të djathtën shqiptare, pastaj me votat e qytetarëve do të shikojmë, do të gjykojmë sesa të fortë jemi ne dhe sa të fortë janë pala tjetër.
Duket se është në tregun politik dhe atë mediatik shprehja se LZHK bën lojën e PS-së. Kjo është shprehur edhe prej jush në një mënyrë tjetër z. Mediu. Pse e mendoni këtë? I prish punë të djathtës kjo Lëvizje?
Fatmir Mediu: Së pari, më lejoni të them se mbreti nuk është i djathtë se është gjynah sesi është katandisur me disa njerëz që mban rreth e rrotull të cilët lozin me emrin e mbretit, edhe me historinë mbretërore në Shqipëri.
Për faktin se po bëj analizë, një pjesë e njerëzve që janë rreth mbretit kanë qenë antimonarkistë shumë të thekur, duke filluar nga Dash Shehi, që kur erdhi mbreti për herë të parë në Shqipëri ishte Zv. Kryeministër në ’97, nuk ka votuar për mbretin, nuk ka votuar asnjëherë për pronarët, i ka nxjerrë me dhunë nga greva e urisë të përndjekurit politikë etj. Kështu që, lojëra politike, fjalë mund të servirim sa të duam. Nga ana tjetër, po paradoksale për gjykimin tim, është momenti kur thuhet se këta që janë të PD-së tani, janë komunistë, janë të ardhur nga e majta etj. etj., por për çudi dashkan të qeverisin pasi të mbarojnë zgjedhjet dhe nuk e di pse tani nuk mund të ecim së bashku se qenkemi komunistë dhe kur të mbarojmë zgjedhjet ndryshokemi formë. Ka interesa Dashi apo ndonjë tjetër që futet diku në ndonjë qoshe për të përfituar dhe kështu zgjidhet dhe problemi i atij moralit politik.
Pse nuk jam kundër LZHK-së për të përcaktuar identitet të qartë politik, monarkist apo të çdo lloj forme? Është e drejta e çdo subjekti dhe çdo individi që të organizohet për të marrë mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Ku e shikoj të metën e LZHK-së? Të metën e LZHK-së e shoh në faktin që pretendon të shkatërrojë garën maxhoritare të sfidantëve kryesorë nën siglën e Partisë Demokratike për shkak se përzgjedhja është bërë në një raport dhe diskutim të të gjithë përfaqësuesve të opozitës shqiptare që janë në koalicion. Vetë z. Shehi nuk ka marrë ndonjëherë më tepër se 1200–1700 vota dhe nuk ka ndonjë shans për të fituar maxhoritarin, nuk ka asnjë figurë tjetër që të fitojë maxhoritarin nga LZHK, kështu që nuk bëhet gjë tjetër veçse copëzohet kuota maxhoritare duke i dhënë shans një kandidati të majtë. Unë kam dëgjuar po ashtu që z. Shehi dhe disa të tjerë, që kanë thënë se kjo është një qeverisje e korruptuar, e inkriminuar, që duhet larguar sa më shpejt dhe nuk e di si mund ta largojmë nëse ne me dashje ose pa dashje, me naivitet ose qëllim i bëjmë një shërbim disa kandidatëve që në fund të fundit kthehen në numra parlamentare që krijojnë ose nuk krijojnë maxhoranca parlamentare.
Nuk kam parë veç atij sloganit bëjmë shtet, nuk e di se me çfarë bëhet shteti, me analfabetë apo me njerëz që dalin nga kafenetë apo qebaptoret. Megjithatë është e drejta e gjithsecilit që të fusë në garën politike e elektorale elementë nga ata që pëlqen ose nuk i pëlqen, është çështje e tyre.
Dashamir Shehi: Kur dëgjoj z. Mediu që përfaqëson të djathtën, që do të luftojë korrupsionin, që do të bllokojë trafiqet, bindem se ne nuk kemi asnjë lloj motivi për t’u bashkuar me atë grup. Z. Mediu, mund t’ju tregoj dhe dokumentet, është një personazh i arrestuar në Itali. E ke dosjen të plotë fare.
Fatmir Mediu: Hape, hape.
Dashamir Shehi: Ja ta hap unë. Edhe po ta lexoj madje. Me vendim gjykate je i dënuar 3 vjet për trafikim tranzit të personave të cilët janë të dënuar 24 vjet burg, domethënë një nga grupet më të rrezikshme që janë në Itali.
Fatmir Mediu: Ashtu ëëë.
Dashamir Shehi: Ja, e ke këtu vendimin e Gjykatës italiane, ke apeluar. Fatmirësisht ke bashkëpunuar, ti mirë ke bërë, megjithatë vendimi ka mbetur në fuqi, është vendimi i Apelit italian.
Fatmir Mediu: Në çfarë viti bëhet fjalë?
Dashamir Shehi: Është afër fare, viti 2000–2002, një kopje ja kam nisur edhe z. Berisha që ta dijë cilin ka në krah, sigurisht edhe institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Fatmir Mediu: Rolin e spiunit dhe falsifikatorit e bën shumë bukur. Mos u bëj karagjoz.
Dashamir Shehi: Ti je i dënuar nga Gjykata italiane dhe me vendim të Apelit. Për pesë vjet nuk duhet të bësh asnjë funksion shtetëror dhe administrativ. Ty nuk duhet të të vendosin as portier në Bashki ndërsa ti merresh me politikë dhe hipën në tribunë. Këto letrat po t’i dorëzoj ty, edhe pse jam i sigurt që i ke.
Fatmir Mediu: Unë mendoj se kam ardhur jo për të folur me pijanecë. E dyta, unë nuk kam qenë ndonjëherë në administratë, as kam vjedhur, as kam bërë. Ka qenë një problem që ka lindur në 1998 që e dinë që të gjithë, që e kanë përdorur si shoku Dash edhe Fatosi. O Dashi, se ti nuk je as dash, je dele… Është e thjesht, unë kam lëvizur në Itali, kam takuar Ministrin e Jashtëm të Italisë, jam në marrëdhënie krejt të qarta me drejtësinë italiane. Ka qenë një moment që unë kam qenë me një deputet të Partisë Socialiste, me një gazetar të Radio Radicale, kur është ndaluar një i ri në grupin tonë që shkonim në Strasburg. Ky, është e vërtetë që është penalizuar, por nuk është penalizuar Fatmir Mediu. Unë do të ndërhyja, siç kam ndërhyrë për këdo sepse ka qenë logjika ime si njeri publik, normalisht duhet të interesohem për bashkëqytetarët e mi, nuk i kam parë të zinj apo të bardhë, dash apo dele, sesi kanë qenë, por kam marrë përsipër përgjegjësitë e mia politike. Po të dojë Dashi mund t’i shkojmë deri në fund, për shkak të shpifjeve apo të pisllëqeve që bën. Dashi është debatikas i fortë, ka filluar të shkruajë edhe nëpër mure.
Dashamir Shehi: Lëri këto përralla. Unë kam punuar 15 vjet për shtetin shqiptar.
Fatmir Mediu: Në qoftë se ato që thotë Dashi janë të vërteta, unë që nesër jap dorëheqjen nga jeta politike
Dashamir Shehi: T’i dorëzoj që sonte…
Fatmir Mediu: Po lëre more karagjoz, se edhe dosjen të kuqe e ke.
Dashamir Shehi: Unë kam 15 vjet që i shërbej shtetit shqiptar.
Fatmir Mediu: Po çfarë shërbimi? Ku di të shërbesh ti? Një copë magazinieri ke qenë ti, një copë injoranti….
Debati ne Shqip, nga Rudina Xhunga
Me gjithe keto fakte dhe vendime gjykatash, ku kane shprehur qarte denimin e Mediut, qe i lodhi preherin Saliut, perse i publikoni pas 10 vitesh, apo u skuqte dhe u bente me boje te kuqe, xhaxhi Sali Krimineli. Turp.
edhe ti shehu je nje burr kurv. Fole pra nje her. Te solli pafajsin nga gjykata lart. Je bo si ato kurvat qe meren vetem me llafe. Leqe ju te gjith prostituta jeni.
kjo beteja shehu-mediu eshte nje poker spiunesh.
e vecanta eshte se ky dashamir shehu deklaroi para disa ditesh se jam “bej” dhe nqs se jane keshtu si ky bejleret tane..pse duhet te akuzojme enver hoxhen qe I trodhi keta plehra..
te luftosh mediun dhe te mbyllesh sqepin per saliun sic ben ky pijaneci turkoshak shehu eshte harakiri.
eshte I urryer mediu por dhe ky dashehu eshte monster
Po qe se ministri mbrojtjes do te ishte adap per punen e tije nuk do te kishte ndodhur tragjedia e gerdecit ku u vrane 26 veta dhe ku u dogjen e percelluan qindra te tjere, te vjen cudi si behen kaq trima hajdutet,kriminelet,vrasesit dhe tradhetaret e ketije vendi?
lu lutem nese eshte ndonjeri ketu qe e njeh kete fatmir mediun, mundet te na tregoje se kush eshte, nga eshte , arsimin qe ka,punen qe ka bere…./
flmd
shoku i ngushte i Fatmir Kajollit,,i cili ka qene edhe financuesi i tij. F.Kajolli eshte i denuarne itali me 25 vjetper trafik droge.
+100 per dashon
Fatmir mediu eshte nje rrugac ordiner, nje kurvar desh e la gruan per Eli Faren por operoi djalin dhe ju desh te hiqte dore