Nga Hong Kong në Bogota, ja 10 qytetet ku punohet më shumë në botë

21 Shtator 2015, 18:19Lifestyle TEMA

Nëse flasim për qytetet ku punohet më shumë në botë natyrisht që mendja do të na shkojë te aziatikët të cilët janë shumë punëtorë, dhe në fakt në listën e qyteteve ku punohet më shumë ka qytete aziatike.

Hong Kongu është qyteti ku punohet më shumë në gjithë botën, Plot 2606 orë pune në vit për person.

Natyrisht që ky qytet nuk është një surprizë pasi është një ndër qendrat financiare më të mëdha në botë.

Java e punës në të është 50 orë dhe vetëm 17 ditë pushin të paguar në vit./a.l

Ja cilët janë 10 qytetet më punëtorë të botës:

Hong Kong, vendi i 1, 2606 ore pune

Mumbai, vendi i 2, 2277 ore pune

Meksiko, vendi i 3, 2261 ore pune

Nju Delhi, vendi i 4, 2214 ore pune

Bangkok, vendi i 5, 2191 ore pune

Dubai, vendi i 6, 2186 ore pune

Nairobi, vendi i 7, 2184 ore pune

Taiperi, vendi i 8, 2141 ore pune

Xhakarta, vendi i 9, 2102 ore pune

Bogota, vendi i 10, 2096 orë pune

 

 

9 komente në “Nga Hong Kong në Bogota, ja 10 qytetet ku punohet më shumë në botë”

  1. eklipso says:

    Pyetja është sa është niveli mesatar i jetesës dhe niveli i varfërisë?
    Ndërkohë, Suedia po mendon të vendosë ditën e punës 6 orëshe.

    Prandaj ekonomistët zakonisht marrin produktivitetin për bazë.

    1. Qari says:

      Eshte ndryshe te rish ne pune dhe te punosh
      Dhe ne kohen e xhaxhit te gjithe dilnin ne pune po gjysma tallte gerneten

  2. josephina says:

    Vëndi i parë në botë është Shqipëria por këtu çdo gjë bëhet informale.
    Me mijra punëtor në Shqipëri punojnë nga e hëna në të hënë, 365 ditë të vitit nga 14 deri 16 orë në ditë.
    Pa asnjë ditë pushim në vit dhe me një pagesë sa për të mbajtur frymën gjallë..
    Këtu vepron në mënyrë të fshehtë skllavopronaria.

  3. Dan says:

    Bull shit.

    New York is the first with well over 2700 hours a year.

    1. luli i sales says:

      tamam asnje nuk punon me shume se new yorku

  4. miri suedi says:

    @ josephina…ai flet per shtetet, jo per kolonite.

  5. Gentile... says:

    Puna eshte i vetmi mjet i ndryshimit te jetes nga mizerja e parazitlliku ne nji tjeter Status qytetari ,e padyshim permiresimi jetes ,prurja e te mirave materiale e jo vetem kaq .

    Si thoshte A.Celentano dikur ne rinine e tij ?

    Chi non lavora non fa l’AMORE !

  6. as says:

    Ne Shqiperi punohet shume ne aktivitetin privat dhe pak ne ate publik.
    Ne aktivitetin publik jane dy dite pushim ne jave ose 52×2=104 dite, ka 14 dite festa zyrtare, 30 dite pushime vjetore dhe 50 dite raporte (pushime)+ ore ne kafe dhe lodra ne kompiuter, qe bejne gjithsej pa gabim 200 dite pushim.
    Dhe thone se shhqipetaret jane te varfer. Me 200 dite pushime ne vit nuk mund te arrihet niveli i Evropes per shume kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje