Tsipras si një model për Tiranën

22 Shtator 2015, 18:40Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Ndoshta Aleksis Tsipras nuk duhej të kishte fituar. Ai bëri gjithçka për këtë. Haroi përbetimet kundër, memorandumit, trojkës dhe gjermanëve që i etiketonte si pushtues. Zhgënjeu idhtarët e 9 muajve më parë, të cilëve u premtoi fundin e masave të kursimit. Nuk përfilli votën plebishitare të referendumit të 5 qeshorit, që i tha një “Jo” të fortë një marveshjeje të re me FMN-në, BE-në dhe Bankën Europiane. Ndau keqas partinë e tij duke lënë jashtë saj përfaqësuesit e vijës së pastër, si Varufakis dhe Lafazanis, madje dhe tribunin e vjetër antifashist Manolis Glezos.

Madje, ai, bëri edhe më tepër sesa kaq. I dha një kthesë të fortë Syrizas nga një forcë ekstremiste e majtë, në një parti kokëulur qeverisëse. Nënshkroi nën trysni një memorandum të ri që i jepte vendit të tij 86 miliardë Euro, por që e detyronte ti nënshtrohej kushteve shumë më të rënda sesa propozimet e mëparshme. Këtë radhë ai bëri fushatë pa premtuar asgjë dhe duke i imponuar qytetarëve të vet një program që parashikon, shkurtim pensionesh, rritje taksash dhe vënien e TVSh-së për ishujt turistikë.

Natyrshëm pas gjithë kësaj tabloje, lind pyetja: po si arriti të fitojë duke qenë krejt i ndryshëm nga janari i kaluar?

Që pas shpalljes së “Programit të Selanikut” e deri tek fushata elektorale e 9 muajve më parë, ekzistenca e Tsiprasit mbahej në dy shtylla të mëdha: Refuzimi i recetave të trojkës që po mbysnin Greqinë dhe së dyti, lufta kundër korupsionit, elitave të kalbëzuara greke, familjeve të mëdha që mbanin peng vendin që prej rrëzimit të regjimit të kolonelëve (1974).

Në të parën ai dëeshtoi 100%. Ai i shpërfilli të gjitha premtimet. Por këtë radhë kali i tij i betejës u bë shtylla e dytë. Zgjedhësit e besuan edhe njëherë pasi ai jepte ende garanci se nuk qe peng i oligarkëve, armatorëve, bankierëve dhe pronarëve të mediave private që edhe njëherë i pati të gjithë kundër. Ata e votuan sepse pavarësisht se nuk i’a hoqi dot nga fyti Greqisë lakun e kapitalit të madh financiar, ai vazhdoi ti bindë njerëzit se mbetet kundër tij. Ata e mbajtën në pushtet se megjithëse dështoi ti mbronte të varfërit, pensionistët dhe të papunët, siç i takonte një radikali të majtë,  së paku i dha atyre garancinë, se nuk ishte rob i krahut tjetër. Aleksis Tsipras dështoi vërtet të hapte faqen e re të, për një Europe me fytyrë më humane, por bëri deri në fund betejë që kjo të ndodhte.  Dhe megjithëse një pjesë e mirë e ngrehinës së tij u shemb si një kështjellë rëre, ai përsëri fitoi.

Ai fitoi si politikani pa kravatë, që vazhdon të banojë në katin e fundit të një pallati në lagjen periferike Kipseli, si kryeministri familja e të cilit lëviz pa badigardë dhe ka për të vetmin luks disa ditë pushime mes miqsh, në ishullin pranë Athinës, Egine. Ai e kuptoi i pari këtë ndaj dhe në fjalën e tij menjëherë pas fitores nuk e përmendi më betejën kundër masave të kursimit, por vetëm luftën që e prise “kundër korrupsionit që po dominon vendin”.

Ai fitoi, sepse megjithëse nuk ia doli dot të bëhej mbrojtësi i « shtresave të paprivilegjuara » dëshmoi se mbetet në anën e tyre. Mes kastës dhe qytetarëve ai mbeti sërish me të dytët.

Dhe në këtë kuptim Aleksis Tsipras është një model edhe për politikanët shqiptarë. Jo për dështimin apo suksesin e politikave që ndjekin, por ,mbi të gjitha dhe sidomos për këtë, për mënyrën e të qenit. Pasi fitorja e tij e 20 shtatorit, dëshmoi se në kohë krizash, vështirësish dhe pamundësish, pavarësisht rezultateve, njerzit dinë të votojnë edhe vetëm për përkatësinë dhe virtytin. Pasi ajo tregoi se ata dinë ta bëjnë diferencën mes politikanëve që përpiqen dhe atyre që janë peng i kastës.

Lapsi.al

18 komente në “Tsipras si një model për Tiranën”

  1. Pilo Lala says:

    Greket kane nuhatje dhe e drejtojne by.then nga ata qe i kane ne ne dore.
    Tsiprasi nuk eshte gje tjeter, por pjelle e nje populli hileqar, tinzar.
    “Trimat” greke po shkojne te pastrojne halete e Gjermanise, sepse po marrin borxhin qe te bejne qejf edhe 7-8 muaj.

    1. anticensurë says:

      o pilo
      lëre ç’janë gërkët!lëre çështë qiprasi!
      shiko atë që të thotë bushati!!
      politika dhe politikani nuk për të “qit kanun”,si thonë kosovarët,as për tu treguar karderr,as për të shit pordhë!politika dhe politikanët duhet të çojnë shtetin përpara!!
      bushati ndryshe nga ai kosta,panajot,enter o turkosumë si quhet,ka bërë një krahasim të shkëlqyer,jep një këshill,model që mund të ndjekë politika jonë!!në vënd që të këthehet një një sundimtare,ajo duhet të këthehet në një shpëtimtare!shpëtimtare të atyre që i dhanë votën!!
      o pilooo ti je nga të paktët që po e mbron atë që ne e kemi përkrahur!!ti o je i dashuruar dh epër pasoj i verbër ose nuk di çtë them!!sot ajo që dje përfaqsonte popullin është më larg se kurrë!!më larg se byroja politike e gjysmës së dytë të viteve ’80!!
      pilo hap sytë dhe mos fol brroçkulla!!
      shkëlqyeshëm bushat!!nuk mund të them tjetër!
      si në këshillën për pisat tanë si për analizën e drejtë për qiprasin!!

  2. tfgs says:

    MOOOOOOOOOOOOOOOSSSSSSSSSSSSS,si mund te krahasohet Tsipra me politikanet e nje bourdelo-je sunite…………!!!!
    Dy popujt i ndajne 100vjt ndryshim dhe ADN turkoshake………..

  3. SuloKapedani says:

    Te gjitha kèto qe na ke servirur o bushat i di edhe nje nxenes i 9 veçares.Ne kete shkrim ke dashur ti tregosh Rames qe edhe ti duhet te mesosh nga SYRIZA e Tsipras.Je fare i vogel o Bushat por meqe do te mbushesh faqet e lapsit vazhdo.Ler edhe pak vend per skupin me syze.

  4. .... says:

    Bushat ja ke fut kot ,populli grek qe si cdo popull me pak perjashtime eshte bageti,votoi nga intuita per te qene me fituesin,ne greqi ne cdo 5 vete 3 punojne ne shtet ose kane lidhje me shtetin 2 te tjeret jane ne privat qe punojne per keta te 3,keshtu votuan per bythen e vet ,Tsipras eshte vetem ne fjale me qytetaret e ne vepra eshte ZERO,demagog,mashttues e genjeshtar,ne keto raste eshte ne fuqi ajo qe bagetite pra populli preferon me mire genjeshtra te embla se sa te verteta te hidhura,prit te fillojne masat shtrenguese te moratoriumit nr 3 qe solli Tsipra,po ky Tsipra qe ne janar i fitoi zgjedhjet me perrallat qe do i gris marreveshjet do coj rrogat 751 euro e te tjera traplliqe,e shkruaj prape per Tsiprasin,jo me kot shtypi gjerman sot thoshte Tsiprasi i janarit ska lidhje fare me kete te shtatorit,nese ky quhet politikan qe njerezit duhet te besojne,ngrejme duart perpjete!

  5. undefined says:

    Cipras ta rruan pa shkume dava sekretar Partie si ne kohen e Dulles ja kane bere te qarte padronet ose Reforma dhe ti futen punes halet parazite ose do ti shkerdhejn me keq sec i shkerdhyen Sulltanet 500 vjet mbas qafe e ka Cipras e rracat anadollake do ta krrcejn Sirtakin jevgjit me koke poshte

  6. Kostandin says:

    Nuk e kuptoj ju qe komentoni kunder Ciprasit e Grekeve ne kete menyre; “dembele, evgjite…”, “mire tu behet” “te lajne halete”, jini Shqiptare apo Turq Anadollake te kompleksuar?!
    Ciprasi eshte tendenca e re ne Evrope e Perendim, ka shtylle kurrizore e nje tjeter formim, nga ai i “liderve” e uzurpuesve te politikes shqiptare pa perjashtim, feudale te vegjel, bythelepires te te huajve e te verbyar nga parate..

    1. xxxx says:

      Merre e boje Kryeminister ke oborri jote kur e paske kaq qef Cipras

    2. xxxx says:

      Merre e boje Kryeminister ke oborri jote kur e paske kaq qef Cipras ha ha ha ha trongull Serash

    3. kd says:

      Ku ta kuptosh ti o Kostandine ti je dhjesht nje mercenare 300 cmim bordelloje me shume nuk thith ti

    4. undefined says:

      Heren tjeter kur te shkruajm mendimin tone rreth Camit Cipras do te te pyesim me perpara ty o Kostandin rendelja ik ore zullap shko haj nje pjate supe ka bodrumi i Janulles se aq vlere ka ti dhe te gjithe b….lepirsit si puna jote

  7. Kostandin says:

    Vetem banalitete dini te replikoni!
    Bodrumi i Janulles..,haj nje pjate supe, mercenar 300 çmim bordelloje…e me nje shqipe per turp, o pasardhes anadollakesh te mbetur ne kete dhe Shqiptar, dikur krenar..
    Sa tju gervishtesh njeçike cipen, nuk e mbani dot me vrerin qe kini brenda..
    kunder gjithe botes se qyteteruar.
    Sa ndyni gjuhen e fisme shqipe me ato qe thoni!
    Veç meshire te ngjallni!

    1. xxxx says:

      Kush eshte kjo Bote e qyteteruar “greket” parazite e mashtrues qe kane 200 vjet qe jetojn ne kurriz te takspaguesve europian ha ha ha ha ik ore Kastandinis gjej nbe tjeter e shitja keto perralla

  8. miri shkodra says:

    Turqit antigreke qe kometojne ketu me siguri do te quhen Armando, Roberto, James, Antonio, Jurgen. Rudolf etj.

    1. ..... says:

      Me mire te tille se sa djale i ri 20 vjecare me emer JANI apo Arqile apo Stavri si para 300 vjeteve ik ore palle shkodran nga Puka

  9. moisiu says:

    Konstandin ,kujdes ,mos perkrah Tsipras se ju ngel hatri atyre qe ju kercen Edi ! Edi kerkon te rruaje monopolet dhe korupsjonin,ju Konstandin beni komente pa vlera per kete sait,mos keshtu !

  10. drejtsia says:

    Bushate ne pikpamjen e nje analize drejte keni bere nje analize,ndoshta sic thote dikush me siper dhe per ti dhene shembullin Rames. Por ka nje ndryshim midis dy popujve,ne Shqiperi nu ndiet askush pamvarsisht inekzistences se qeveris ne hallet e ketij vendi ndersa ne Greqi pamvarsisht gjendjes se rende ekonomike qeveria perpiqet te jete prane qytetarit duke bere ceshte e mundur per daljen nga kriza.Sipas renditjes,botrore,per ekonomine Greqia rnditet e 26,Shqiperia ne vendin ???????. Ajo qe duet te nxirni mesime ju analistet por dhe votuesit Shqiptare eshte se populli Grek ka aftesi shume te larta shtet formuse ne krahasim me ne,vota pro Cipras ne Greqi eshte vote ndeshkuese per politiken klasike tradicjonale, te cilet mbas vitit 96 u perfshine ne disa skandale ekonomike dhe koruptive,te cilet nuk munden der ne 2009 te rikuperojne sistemin e koruptuar pertiak atje.Ketu qendron dhe zgjuarsia e popullit Grek i cili nepermjet votes po ripertrine te gjithe politikanet e vjeter Grek,pra po ndodh ndryshimi sistemit atje,pikpyetja shtroet po ne Shqipri kane kaluar 25 vje kur do ndodhi ndryshimi ? Sa per skandalet ne Shqipri spo flas foli draft raporti OSBE disa dite me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje