Mbrëmjen e djeshme emisioni investigativ “Striscia la notizia” ka publikuar një përgjim të një interviste me kamerë të fshehtë që i është bërë një konkurrenti në “Masterchef Albania 2”.
Gazetari italian flet me fituesin e shfaqjes Bleri Dervishi i cili rrëfeu teknikat e mashtrimit të “Masterchef Albania” që transmetohet në Top Channel.
Në këtë video fituesi tregon se, të katër finalistët ishin profesionistë dhe vinin nga kuzhinat e disa restoranteve prestigjioze.
Ata ishin shefa, gjë që bie ndesh me qëllimin e programit, i cili vë përpballë njëri-tjetrit vetëm të apasionuarit pas kuzhinës.
“Ishim të gjithë profesionistë dhe unë kisha frikë se do humbja, sepse ishim katër gjysmë-finalistë që punonim nëpër vende prestigjoze dhe unë isha më i riu”,- ka deklaruar fituesi Bleri Dervishi.
“U ndesha me njërin që punonte në ‘San Domenico’, vend me dy yje Michelin, një tjetër që punonte në ‘Alinea’, vend me tre yje në Amerikë, njëri që punonte tek ‘Crippa’ dhe të gjithë e dinim për njëri-tjetrin që ishim kuzhinierë profesionistë” – thotë Bleri në videon që zgjat rreth 3 minuta publikuar në “Canale 5”.
Në rrëfimin e tij ai tha se, ka punuar si shef në një kuzhinë që 16 vjeç, ndërsa në versionin “Master Chef”, thotë se ka punuar si pjatalarës që në moshën 10-vjeçare.
Si nuk behet nje gje pa hile ne ate vend. Do mashtrojme dhe per show televiziv. Tamom te paafte.. Turp, ne qofte se eshte kjo e verteta..
Trukim??? Po mire kush ka thene qe ata qe punojne neper restorante nuk mund te marrin pjese??? Une e kam pare persona qe kane deklaruar ne show qe punojne ne restorante apo ku di une. Ku eshte problemi ketu apo vk? Mbaruan hallet e Italise dhe ngeli masterchef Albania per tu diskutuar??? Ah po. Behet me fonde publike dhe paguhet nga taksapaguesit. Futja p….
Ore si plasi atyre se kush fiton ne shqiperi….por e kan me ENDEMOL..qe ka pantenten zyrtare te ketij show….kurse persa i perket regullores eshte shume e qarte….nuk lejohen profesioniste…por amator..ose e ben per profesioniste ose per amator….
Aman, trukime te tilla I ke ne cdo vend tjeter…
vlla dihet koncertet show te ndryshem 100 milion etj etj jane trukime big brother te gjitha ne shqiperi, une kam mare pjese ke nje show dhe mu kerkua te bashkepunoj por refuzova per kete edhe pse me intervistuan dhe me lane date per te shkuar pasi refuzova te bashkepunoj per tu eleminuar nuk me pranuan te marr pjese…
Rezart aga i ben keto mashtrime, harruat ci beri atij djalit nga vlora jetmirit te big brother??????beri cmos tja fuste….