Rama: Terrorizmin ta luftojmë së bashku, pa hequr dorë nga vlerat e shenjta

27 Shtator 2015, 09:51Politika TEMA

Rrezikun terrorist duhet ta luftojmë së bashku, por pa hequr dorë nga vlerat tona të shenjta, është shprehur kryeministri Edi Rama në takimin e nivelit të lartë “Harmonia Sociale për Zhvillim të Qëndrueshëm: Promovimi i mirëkuptimit dhe respektit në kohën e intolerancës”, nismë e iniciuar nga Shqipëria.

Kësaj nisme iu bashkua Jordania dhe Vatikani, dhe të pranishëm ishin Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Jordanisë, Nasser Judeh, Kryeipeshkvi Paul R. Gallagher, Sekretar i Marrëdhënieve me Shtetet i Selisë së Shenjtë etj.

Rama evidentoi se vendi ynë është një model në bashkekzistencën paqësore dhe një vend i vëllazërisë fetare, por historia e Shqipërisë ka treguar se kemi ditur gjithnjë te ndërtojmë mbi të përbashkëtat dhe të respektojmë ndryshimet për sa i përket besimit fetar.

Ministri Bushati nënvizoi se historia e Shqipërisë dëshmon se nuk ekzistojnë pengesa në zhvillimin e një dialogu dhe komunikimi; ajo demonstron qartë një bashkëjetesë në paqe dhe harmoni, në një atmosferë respekti dhe besimi reciprok./TCh

9 komente në “Rama: Terrorizmin ta luftojmë së bashku, pa hequr dorë nga vlerat e shenjta”

  1. ku me? says:

    Ja ke fut kot Edo! Ne vendin tone vlerat e harmonise ose bashkejeteses fetare i perfaqesojne njerezit indiferent ndaj feve. Kete e kupton kur lexon neper blogje, se si shprehen myslimanet dhe te krishteret per njeri-tjetrin. Njera pale i akuzon si greko-serb, tjetra si turq. Konkluzioni: Ne Shqiperi jane shqiptare vetem ata qe nuk merren fare me fe.

    1. mumi says:

      propagande per te fituar kredibilitet tek te huajt ne emer te terrorrizmit i cili kontrollohet nga keta te huaj po ashtu qe kane masakruar Sirine dhe Libine ne emer te gjoja “demokracise”. Pislliqe pa fund ku dh eky trapi yne eshte bere pjese per te patur pushtet. MAjmuni

  2. apostulli xix says:

    haaa haaa!
    shqiptart jan njerz pa ligje dhe rregulla
    jan edhe myslyma edhe kristjane .edhe emri i heroit kombtar esht mikstur krishti e muhameti bashk.
    si bicim biseksualet edhe pallojn edhe pallohen
    edhe edi na dul tip gjysmagjeli n familje. edhe me krisht edhe nme muhamet. prit kur t na shkoj ai djali bebe i tij e t na shpallet budist apo hindu!
    shqiptart jan cuda. mosrespektimin e ligjit e quajn liri. ndrrimin e besimeve fetare te tyre “porsi veshjet sipas stines qe vjen” e quajn toleranc fetare!
    dikur ,para kristjanizmit ishte besimi ne shum zoter e perendi . ke grekt e lasht.
    shqiptart jan ala mijra vjet mbrapa.
    po me e forta osht se botes i pelqe kjo. sa me shum ti rrejsh aq me shum t dun. dhe edi ja ka mor doren.
    po s rrejte s rritesh

  3. apostulli xix says:

    sepse genjeshtra i ka kembet e shkurtna por jeten e gjat

  4. astronomi says:

    hajde more e mbaj premtimet qe i ke dhene popullit..e leri fjalimet e ekspozitat neper vende te ndryshme te botes qe i ben me taksat e ketij populli te varfer

  5. A says:

    Papa Francesku, gjate vizites se tij ne SHBA tha: ” Kushdo nga religjionet ose besimet fetare qe perkrah filozofi ne teori dhe praktika injorantesh dhe fondamentaliste duhen luftuar qe ne gen pa meshire”.
    Me kete tregon qe me kete rast shqiptaret nuk duhen te ngaterrohen vete me kembet e tyre me vendet dhe shtetet islamike muslimane me karakter fondamentalist, por dhe as me vendet e Amerikes Latine qe jane te krishtera katolike, ku kemi injorance te thekesuar dhe teori dhe praktika te renduara mafioze, shperdorimi, korrupsioni dhe banda drogmenesh me keqtrajtim te njeriut dhe ne menyre te vecante te femres.
    Kete duhet te bejne edhe shqiptaret qe mos te lejojne filozofi, rryma te zbatuara si ne teori dhe ne praktike me karakter dhe tradita jo shqiptare, xhihadiste, fondamentaliste, injorante duke u veshur deri si ne vendet arabe islamike qe nuk kane asgje te perbashket me zakonet dhe traditat shqiptare. Thirrja ne minaret e xhamive te mos behet me altoparlanta te fuqishem, por po t’ja mbajti bitha te hipi hoxha vete ne minare pa mikrofon dhe te bertasi sa te duan pese here ne dite.
    Duhet te ngrihen grupe pune me njerezit me te arsimuar, me te kulturuar, me te qyteteruar dhe me te emancipuar me te vertete qe studjojne arsimin, kulturen, traditat me te mira te shqiptarit dhe te vendeve me te zhvilluara ne Evrope dhe ne bote qe ti futen ketij populli ne gen, ne mendje dhe ne shpirte duke ja pershtatur me te mirat me te mundeshme.

  6. faro says:

    Edi eshte ne rregull se sheh larg dhe nuk eshte nga ata qe ndrydhen brenda fanatizmit fetar, duke e kthyer deri ne urrejtje .
    Feja e Shqiptarit te vertete eshte SHQIPTARIA !
    Ky ideal i larte, i mbeshtetur mbi perjetesine e nje historie sh te lashte, mbushur me dhune, gjak, grabitje, madje edhe me zbime masive e eksode masive, te bere nga perandorite me te fuqishme te botes, ka ne themel gjuhen shume te lashte te trasheguar si nga askush popull tjeter te pakten, ne pellgun tone, qe eshte edhe pellgu me i lashte i njerezimit
    Te lumte Edi !

  7. Varet se per cilet terroriste e ka fjalen z.Rama .
    Ka disa kategori terroristash qe jene aktiv sote ne shqiperi .

    1- TERRORISTET ISLAMIKE qe verpojn ne Shqiperi nen carcafin e fese

    2- imamet e xhamive ne Shqiperi ,qe te paimpresionuar s’fidojn shtetin fallso Shqiptare
    3- imamet qe i kann shndruar xhamite ne karantina rekrutimi xhihadistesh ,financuar nga “miqte e shqiperise”
    4- terrori mediatik ,media shqiptare ne pergjithsi ,e cila ka nji karakter antikombetare
    5-Terrori shteteror i Ministrise Kultures qe s’baton axhentat e janullatosit per c’kombetarizimin e zhdukjen e Identitetit Shqiptare -Historise kombetare duke na e paraqitur turkun si rindertues kalashe ,nderkoh kur dime se fara turke ala sot ,di vetem te shkaterroj ,
    5- terroristet nen veladonin e prifterinjve grek ,qe financojn faktorin rradikal Islamist ne shqiperi dhe influencoj madje menaxhojn mediat shqiptare si kjo ktu , duke i ber shplarje truri me idiotizma shqiptareve
    6- Nuk e di se cfar koncepon me Vlera te Shenjta nji kryminister kukull i kurvave nderkombetare ,kur e vemja gje e Shenjte ne kte Bote e eshte Dashuria per Atdheun dhe ti sherbesh atij me mishe e shpirt pa e tradhetuar ate kurr ,per asnjipasuri ,ne asnjirrethane deri ne vdekje me perkushtimin me te madhe .
    Vlerat e shenjterise fantazmave te fese ,qe ju fluturojn kafkave idiote mbi kok , lerja se kaluares ,historise ,mos bej te kaluren te tashme ,sepse shqiperia ala exziston ! Apo Jo !

  8. noah says:

    Rama mburret me harmoninë fetare në Shqipëri! Mburret sikur ai është nxitës dhe çelikosës i saj!!! Së pari harmonia fetare në Shqipëri është vendosur me shekuj, së dyti kjo harmoni nuk është meritë e asnjë partie politike. Që në një familje shqiptare ka pjesëtarë të të feve të ndryshme është e njohur prej kohësh, bile edhe para kohës së diktaturës. Më mirë të thuhet që shumica e shqiptarëve nuk besojnë në fe dhe ata që besojnë e kanë gjetur të mesmen e artë, të mos tregojnë se në cilën fe besojnë. Bota me sa duket na njeh më mirë, kur me shumë zor po na pranon në BE! Rama do të bëjë mirë të zhbëjë ato qendra të ekstremit islamik që kanë dërguar “luftëtarë” në ISIS dhe të dënojë në mënyrë shëmbullore ata që janë në gjyq si islamikë ekstremistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje