Dritan Prifti: DIA ka paguar deputetë të LSI-së, kam dokumentat e transfertave bankare

29 Shtator 2015, 16:21Politika TEMA

Dritan Prifti pretendon fakte të reja, se si deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë para nga kompania “DIA” dhe ia kanë dhënë Ilir Metës për t’i përdorur në fushatën e vitit 2011-të. Në një intervistë për Vizion Plus, ish- Ministri i Ekonomisë thotë se ka një listë me emra të deputetëve të LSI-së dhe materiale të transfertave bankare nga “DIA”, në biznese të tyre.

“Nga llogaria e DIA-s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI-së.”

-Mund të na i thoni emrat e tyre?

“Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela. Nga “DIA” kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motorra që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-të.”

-E keni të vërtetuar këtë transaksion?

Absolutisht. Kam dokumentat bankare të transfertave, siç do t’i ketë më vonë besoj dhe Prokuroria.”

Ndërsa letrën e kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, drejtuar krerëve të shtetit shqiptar ku akuzohet ai dhe deputeti Tom Doshi se po thrurin një komplot për të destabilizuar vendin, e komenton me këto fjalë:

Unë atë femër nuk e njoh as po t’i shoh fytyrën, jo më ta kem takuar ndonjëherë dhe jo t’i kem bërë ndonjë lloj kërcënimi për çfarëdoqoftë.

Kjo çështje u rrëzua, por mbetet shantazhi i tmerrshëm që Spartak Braho i bën Shqipërisë me letrën e tij.

Se ai realisht ishte shantazh që thoshte se nëqoftëse drejtësia prek Ilir Metën, ne do t’i vemi zjarrin Shqipërisë. Do të destabilizojmë vendin.”

Dritan Prifti sqaron se nuk e ka takuar asnjëherë gruan e Kastriot Ismailajt, të akuzuarin kryesor për çështjen e CEZ, dhe jo më ta ketë kërcënuar atë.

Sipas tij, akuzat e Brahos janë të pavërtetueshme dhe jo të vërteta.

Në një shtet tjetër europian, thotë Prifti, nuk do të guxonte askush që ka një post si z.Braho të shpifë në këtë mënyrë, pa patur fakte.

Është një lajthitje në të gjitha kuptimet, një lajthitje njerëzore.

Pra, truri i “Baba Takut” nuk funksionon më normalisht.

Të gënjesh presidentin e Republikës, prokurorin e përgjithshëm, kreun e SHISH, të gjithë faktorin ndërkombëtar me një letër të tillë është një skandal i vërtetë.

Të kishte ndodh në çdo vend tjetër të botës, ky person nuk do të kishte më gradat që ka sot, sepse e ka kthyer një çështje personale, të shefit të partisë së tij në një çështje kombëtare përmes një gënjeshtre.”

Ai nënvizon se nëse nis një hetim ndërkombëtar, apo qoftë edhe nga Prokuroria shqiptare, do t’i verë në dispozicion të drejtësisë të gjitha provat dhe faktet që implikojnë Ilir Metën në këtë çështje.

Jam i gatshëm që të gjitha materialet që unë disponoj t’ia jap si prokurorëve të huaj, edhe shqiptarëve nëse ata do të hetojnë këtë çështje.

Do t’i kem të faktuara me dokumente kërkesën që më ka bërë mua Ilir Meta në kohën që isha ministër i Ekonomisë, që të ndikoja te çekët që të merrnin si firmë për mbledhjen e borxheve “DIA”.

Unë këtë nuk e bëra, se ndryshe nga të tjerët e njoh mirë Ilir Metën, ai hedh gurin dhe fsheh dorën. Për këtë arsye dhashë dorëheqjen, se nuk mund të merrja përgjegjësi penale mbi veten.”

Sa i përket marrëveshjes së qeverisë shqiptare me çekët e CEZ, Prifti thotë se kabineti Rama nuk kishte rrugë tjetër.

“Qeveria ka qënë e detyruar për shkak të vetos që Çekia vuri në Bashkimin Europian për Shqipërinë, dhe çfarëdolloj kostoje që të kishte vendosur qeveria të paguante unë them se është e justifikuar.”

Lidhur me emrat që ka publikuar kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe për 9 kompanitë, të cilat janë kontraktuar nga Berisha për të mbledhur borxhet e CEZ, Prifti thotë se nuk ka dijeni për asnjë prej tyre.

Ai shprehet se çështja “DIA” e detyroi atë të jepte dorëheqjen nga Ministria e Ekonomisë, pasi nuk mund ta ngarkonte veten me përgjegjësi penale, ku t’i kërkonte çekëve të kontraktonin kompaninë e Kastriot Ismaliaj në një kohë që ajo nuk kishte eksperiencë fare në këtë fushë.

Dritan Prifti thotë se kur të nisë hetimi, do t’i verë në dispozicion të drejtësisë faktet që Meta i ka kërkuar atij të ndikojë për çështjen e “DIA”-s.

30 komente në “Dritan Prifti: DIA ka paguar deputetë të LSI-së, kam dokumentat e transfertave bankare”

  1. AA says:

    KAM NJE MENDIM 100% SE DRITAN PRIFTI ESHTE NJERIU ME I URRYER NE TREVAT SHQIPTARE.

    ESHTE NJE SPIUN VULLNETAR OSE ME PAGESE I QARQEVE ANTISHQIPTARE.

    VIDEO E TIJ NE 2011 DOGJI SHQIPERINE SEPSE UJKU BERISHE..PASI PA VIDEON E PRIFTIT I THA COJA RAMES I CILI KALOI NE EKSTAZE..

    ILIR META DUHET TE DENOHET SI HAJDUT..POR PASI BERISHA TE DENOHET SI KRIMINEL DHE DRITAN PRIFTI SI “UNKNOW SPY “..

    1. hajdari says:

      Prifti nuk eshte aspak njeriu me i urryer. Si te gjithe poliqenet shqipkare ai eshte i perlyer me korrupsion, vjedhje, etj.

      Por te pakten ky ka patur burrerine t’i dale perballe mostrave si kokelopa…

      1. aqifi says:

        Po ku ja pe burrerine ketij mo hajdar. Se nuk po e marrim vesh.
        Edhe ne shekullin e 18 konzepti per Burrerine njihej me mire dhe nga burra qe ishin analfabete kurse ti qe dhe ditke te shkruash e ngaterron keq kete pune.
        Ky nuk eshte as me shume e as me pak nje mashtrues sajues hajdut qe i ipet hapesire per te folur po burrerine se tregon kurkund. Ky duhet te sqaroje njehere milionat qe ka bere me shitje fiktive. Po sa kohe qe kemi prokurore leshi do degjojme dhe opinione hajdutesh.

        1. err romanacio says:

          aqif pasha! meraba! ku ike provat per ato brrockulla megagalaktike qe shtie?
          sipas jush, aqif bej, dritan prifti spaska, le palle quadre, sqenka trim te dale e te denoncoje me ze e me figure kryemafiozin ilir meta?
          na e trego i here ti ate trimerine tende o pasha.

    2. Gerti says:

      Vallaj ky spiuni vete mire i ka bere shoqerise, i ka treguar cfare plehrash ka persiper. U shtofshin ishalla spiunet si ky.

    3. SHQUP i nevojtorshem says:

      @AA
      Perfect comment.

  2. fieraku4u says:

    ESHTE BERE SHQIPERIA NJE VEND VK PER TE JETUAR.

    E KAN KAPUR PREJ FYTI SHQIPERINE E SHKRETE, DISA MASHTRUESA, SERVILA,GANGSTERRA, VRASES QE NUK PO E LENE SHQIPERINE E SHKRETE TE ECI PERPARA…

    AQ SHUME NE MUT DHE NE LLUME JAN ZHYTUR TE GJITHE, SA NUK KA DITE QE NUK DEL NJE SKANDAL APO AFER KORRUPTIVE.

    SE NUK DOLI NJE GJENERAT QE VERTET TA DUAN, DHE TE BEJNE DICKA PER VENDIN E TYRE.

  3. Mezani Celoja says:

    E mora gjarper fole prape ti. Je bere si Espinoza i Oktapodit, koleksionist mynxyrash dhe shantazhues profesionist.

    Dhe ne fund e mbyll duke mbrojtur me gjasme Qeverine, per marreveshjen per CEZ, qe mos bllokohej statusi.

    Qeveria po mos ta mbyllte gjyqin me CEZ, do ta humbte dhe do ta hante sa krahu nje fature gjigande. Berisha kishte bere gafa te qellimshme mjaftueshem ne procedura qe CEZ ta fitonte gjyqin.

  4. ... says:

    po dihet ajo pune si fitoi ndryshe LSI ne shkoder pervec duke blere e vjedhur vota.. Duhet dikush ta sjelli me kembe ne toke deputetin e LSI shkoder sepse ai sebashku me perkrahesit e tij kane humbur realitetin dhe kujton se eshte perandor dhe jo deputet qe shume shpejt do i perendoje ora.

  5. tfgs says:

    Prifti: ”……..une e njoh mire I.Meten,ai hedh gurin e fsheh doren…….tipik korrak!

  6. Barbono says:

    Pse eshte I like dritani se nxori me ze the figure ilir maskarain duke vjedhur

  7. nini says:

    Prifti eshte anetar i skenarit kunder Metes .Ai shantazhoi Meten per vrasjen e Doshit ,eshte po ky hajdut I KESH- it qe shantazhon perseri .Pyetja eshte; se ku e gjete dokumentin qe jane bere transaksione bankare ne favor te deputeteve te LSI ,kur dihet qe ershte sekret bankar dhe kete te drejte e ka vetem prokuroria e pergjitheshme . Ketu kemi nje loje te piset te Saliut dhe kllouneve te tij Prifti dhe Doshi.Ne rast se keni prova ti coni ne prokurori.Ti duhet
    e japesh llogari per vjedhje milionash nga parat e shtetit ,kur ishte drejtor i KESH it dhe kur u bere minister i ekonomise .Ke lyer dhe ti si te tjeret duart me krim ekonomik.

    1. sit..back..and relaks →→→ says:

      ca halli ke lali? si e gjeti, ku e gjeti, nga e gjeti? vete ismailaj mund t’ja kete dhene priftit nje kopje te transferes per ket celen dhe ndoshta dhe kopje te transferave per deputetet e tjere dhe ndoshta edhe per vete meten. dhe ismailaj me kete i con mesazh brahos, metes etj qe ju me kercenoni me familje por mos harroni se une kam ca dokumenta qe ju implikojne. dhe ai keto dokumenta i ka per garanci jete, dhe fakti qe keto kopje transferash i ka prifti do te thote qe ismailaj eshte gati tja vere koken e metes ne tepsi priftit nqs meta tenton cdo lloj presioni apo veprimi kunder familjes se ismailajt. ndoshta per momentin i ka dhene vetem transferen per kete te shkodres, te tjerat presin vetem komanden send. brahos i ka djegur takimi i doshit me gruan e ismailajt duke e ditur qe doshi e prifti tashme kane aleance kunder metes. ai ka menduar qe ismailaj nepermjet gruas po negocion me krahun kundershtar te metes dhe ndermjetesi midis priftit dhe ismilajt eshte doshi dhe gruaja e ismailajt. letra e brahos ishte pikerisht kercenim per ismailajn qe ne rast se lidhte aleance me priftit duhej te mendohej mire. mos u habit sikur keto kopje transferash ismailaj tia kete dhene doshit nepermjet gruas se tij dhe doshi priftit me vone. avash avash do qartesohet tabloja.

    2. NYC says:

      Po ashtu edhe per koalicionin qe beri me Saleshin ne 2009. Ishte ky i pari qe deklaroi qe do te shkoj me Sali Berishen. Nuk shkoi per te miren e Shqiperise por per te vjedhur . Kur u zbulua mendoi qe mbrojtja me e mire eshte sulmi.

  8. Qwerty says:

    Lirindesa LEGENA! Kur nxorri videon Prifti dhe dolet e protestuat ne 21 janar ishte i mire. Por kur Likja beri koalicion me Rame u be burre i keq. Ptu fare e keqe se paskeni qene me zi se qlbesirat e Saliut.

    1. XxX says:

      Shume te drejt ke jan tamam fare e keqe

  9. Skar Pari says:

    Se pari ajo letra e Brahos eshte skandal edhe per faktin se ai nuk eshte agjensia e intelegjences qe ka mbledh informata.Une e dij qe eshte ne Parlament ,kryetar I komisionit te sigurise dhe materialet qe I shkojne jane me te pakta se ato te Presidentit apo kryeministrit.Per kete leter Braho duhet te ndeshkohet rende me ligj.Se pari duhet te fillohet nje hetim per te pse ka bere letren se thjesht e ka bere per te mbrojt kryetarin e Partise, hajdutin Meta.Ky Prifti heren e pare ja nxori me ze e figure korupsionin Likes por 5 gjyqtare qe moren secili 500 mije euro e mbyllen ceshtjen ne favor te Metes, pra 5-0 si thoshte Meta, por me popullin dhe nderkombetaret e ka te hapur ate gjyq apo me mire te themi e ka humbur.Tani nese Prifti I verteton Metes edhe parate e DIA s qe ka marre atehere merret vesh nuk kane me u vra perseri 4 vete por Meta te iki si nuset e Tropojes tek burri.

  10. iceberg says:

    OR E A KA NJERI TI FLAS TRURIT DHE MENDJES KETU ?
    DIKUSH THOTE CME INTERESON MUA
    UNE MBROJ PUNEN TIME ,TE ARDHURAT E MIA DHE TE FAMILJES SIME
    DHE TE PARTIS KU JAM RRESHTUAR PAVARESISHT E BESOJ APO JO ?????
    PERGJIGJEN E DI O ZOTERI ????
    :F… U …………..
    SE NE JEMI NJE KOMB PER TE ARDHUR KEQ DHE KJO ME DESHPERON ME TEPER.
    NE NGA DY PRINDER ME EMRA SHPRESA DHE PETRIT kemi nxjere dy femij me emra jani dhe jorgo …..
    dhe e dini pse ?//
    per pak pune dhe pasuri ne shesim gjithcka …..
    ka shume per te thene ketu po spo vazhdoj….
    NUK ARIJ TA KUPTOJ NJERI THOTE UNE DO BEJ SHTET DHE TJETRI
    THOTE ; votni per mua qe tu fus ne pune …
    prandaj ikin dhe nga PS dhe PD SE KY HA ME TE DYJA KRAHET
    dhe nga miku dhe nga fiku
    si do qe te ndoth paversisht se kush fiton PS apo PD KETA VAZHDOJNE PUNEN SIKUR TE MOS KETE NDODHUR ASGJE…
    ska ne voj per shum koment duhet shkatruar se na mori me qafe
    kush e kupton nje sahat e me pare
    me mire per te ,per familjen e tij dhe SHQIPERINE .
    AI PO LUAN NJE DOUBLE POKER…..
    DUHET SHKATRUAR ……

  11. Treviso says:

    Dritan Prifti e ka vertetuar veten se eshte jasht korrupsionit. Ai ka treguar seriozitet si ish minister dhe pas doreqjes.

  12. tan tirona says:

    Ore mduket se ishte ky qe deklaroi qe kishte 3milion euro pasuri te pa deklaruar dmth para te korrupsionit,dhe pagoi 3 milion lek si penalitet.tani ben maralistin.ta fillojm nga ktu pastaj te tjerat me rradhe

  13. Ajaxs says:

    RRofshin hajdutet e ketij vendi.Ky Popull te do me shume kur qeveritaret e vjedhin.

  14. Xy says:

    Z. Dritan ! Ben mire te gjitha gjerat qe i di me qetesi e dashuri ti thuash ne prokurori por jo “per te futur “Lilen ne burg se shqiperia “nuk ben ” dot pa lilen . Te keqen Dritan ” ruaje” Lilen .

  15. kanan tafili says:

    Eshte vertetuar shkencerisht se te Paret qe e ndjejn termetin jane minjet . keshtu po ndodh edhe me banden e saliut e priftit , doshit dita e llogarise po afron , prandaj per te shpetuar lekuren duan ti vene zjarrin shqiperise,

  16. haziz says:

    ne qoft se i. meta dhe kompani kane gisht ne keto afera te shkoje ne burg. por ky plera prifti me sj e sorollop duan plumbin .eshte hera e 3qe ky budalla hedh gur ne lum

  17. fidaiu says:

    Te parin qe duhet te arestoje prokuroia eshte Dritan Prifti dhe te gjitha keto le ti tregoje ne prokurori.K nje jete te tere qe ne kohen e Nanos kur ishte ne kesh qe cfare ska shpifur.Po te jete bure le ti provoje ne prokurori jo ne mediat te cilat jane bere mosmekeq per te dhene cdo genjeshter si laj te vertete

  18. iceberg says:

    JU KENI IKUR NGA MENDJA FARE ???
    DUKE U KERKUAR NDJESE PER KETO FJALE …
    POR PO U THEM DICKA
    UNE SOT DO VETE TE VJETH NJE BANKE ME SHOKET E MI
    DHE
    PO ME KAPEN
    DO THEM:
    FILLOJENI NGA FILLIMI,dmth DENONI KETE QE TE ME DENONI DHE MUA
    ………..NO SENS ?
    nga dikush duhet filluar paversisht ne MES,FUNE apo FILLIM
    duhet filluar……..
    NDRYSHE DO MERNI ME QAFE VETEN TUAJ,VILAT TUAJA BASHKE ME FEMIJET DHE MBESAT E NIPERIT TUAJ……
    Duhet kuptuar kjo :
    DUHET KEPUTUR ZINXHIRI SKA RENDESI NGA FILLON POR DUHET SHKATRUAR KY ZINXHIR MASARELLEKU NGA MESI APO NGA FUNDI

  19. saimir says:

    Te verteta jane, sidomos kercenimi i skrapardhive se so djegim shqipnin nqs preket liliputi qe na fyu kokpalare. Ta bajne prove ajo cete hajdutesh pa identitet.

  20. berti says:

    shumica qe komenton jane njerez te paguar qe te mbrojne hajdute te caktuar po ku ka tym ka zjarr por ky Ilir floriri me Sali hajdutin dhe me Edwinin po tallen me ndjenjat e popullit haram i qoft

  21. Lili says:

    Ah jo,shqiperia nuk di vjet me per kurvat politikes:53% te shqiptareve nuk i duan me keto kurva politikes,edhe nuk do perseritet me as 97 shit as 21 januari:me qetesi e dashuri populli i bashkuar do t’i dergoje ne burg horrat e politikes qe shkateruan kete vend edhe pasuria e grabitur do t’i rikthehet popullit!

  22. nini says:

    Meso or koqevar te flasesh shqip se nuk te klupton njeri ,pastaj komento .Njeriu kur ka trute mangut nxjerr jo fjale por disa shkronja pa kuptim . Sa per te mesuar se fajesine e jep gjykata ,keshtu dhe puna e Metes .Prifti ,Saliut e tjer .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje