Nga Bujar Nepravishta*
Kohet e fundit nepermjet organeve te mediave te shkruara dhe atyre vizive si dhe te disa personaliteteve politike e publike eshte “hedhur balte” ne menyre te pamerituar mbi personin tim dhe mbi te vetmin organ vendim marres te ERE-s, Bordin e Komisionereve.
Gjithshka qe parashtrohet ne kete shkrim eshte lehtesisht e verifikueshme, pasi cdo gje eshte e mbeshtetur ne dokumente te publikuara te cilat mund te verifikohen ne faqen e web-it te ERE-s ne internet.
Sikurse tashme eshte bere e njohur, me 7 Dhjetor 2010, ne perputhje me procedurat perkatese, Bordi i Komisionereve te ERE-s mori vendimet per cmimet dhe tarifat e energjise elektrike qe do te zbatoheshin gjate vitit 2011. Ne kete kuader Bordi mori edhe vendimin per cmimin me te cilin KESH-i do ti shiste energjine elektrike OSSH-se. Ky cmim sipas vendimit u ul me 27% nga niveli 2.02 lek/kWh, qe ishte per vitin 2010, ne 1.48 lek/kWh per vitin 2011.
Ky fakt, per fat te keq, gjate ketyre javeve te fundit eshte cilesuar nga disa personalitete politike e publike dhe disa media si nje akt i paster korruptiv qe ka demtuar financiarisht KESH-in ne nje shume rreth 30 milion Euro dhe ka favorizuar OSSH ne pronesi te CEZ.
Lidhur me kete akuze kaqe te rende, e cila duke qene e pavertete e dizinformon opinionin publik, ndjej detyrimin qytetar qe duke ju referuar vetem fakteve lehtesisht te vertetueshme te shpjegoj sa me poshte:
1- Enti Rregullator i Energjise (ERE) ne thelb te egzistences se tij mbeshtetet mbi principin e mbrojtjes se konsumatorit te energjise elektrike nga efektet e demshme te nje tregu monopol te energjise elektrike. Sikurse dihet korporatat e energjise elektrike ne vendin tone KESH, OST dhe OSSH ne tregun e energjise elektrike ndodhen ne pozicion monopol. Duke ju nenshtruar principit rregullator te gjitha korporatat publike ose jo publike qe marrin pjese ne kete treg duhet te trajtohen nga institucioni rregullator ne menyre te barabarte dhe pa asnje diskriminim apo anesi ndermjet tyre, ndersa nga ana tjeter konsumatori mbrohet duke mos lejuar qe ai te behet viktime e cmimeve te nje tregu te lire te monopolizuar, per kete me ligj, cmimet dhe tarifat e energjise elektrike caktohen ne menyre ekskluzive nga autoriteti rregullator qe ne kete rast eshte ERE.
2- Metodologjia e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike (EE) ne vendin tone eshte e publikuar dhe mbeshtetet ne parimin qe me te ardhurat e realizuara sipas cmimeve dhe tarifave te vleresuara nga ERE te mbulohen te gjitha kostot e arsyeshme operative dhe kapitale te cdo korporate individualisht dhe te lejohet gjithashtu nje fitim i arsyeshem.
3- Ne muajin Dhjetor te cdo viti, ERE, ne perputhje me metodologjine, vendos cmimet dhe tarifat e EE per vitin pasardhes. Ne kete menyre cmimet dhe tarifat e EE per vitin 2011 u vendosen nga ERE me 7 Dhjetor 2010. Keto cmime mbeshteten mbi parashikime te priteshme dhe prandaj nuk mund te jene rigorozisht tesakta. Vleresimi i tyre mbeshtetet mbi dy hipoteza baze: a- Mbi madhesine e prodhimit te pritshem te EE per vitin pasardhes, i cili sipas metodologjise eshte pranuar 4.2 miliard kwh ne vit (TWh).Kjo shifer i referohet prodhimit mesatar vjetor te EE ne vendin tone me mundesi ose probabilitet qe te ndodhi 70%. b- Mbi madhesine e konsumit te pritshem te EE per vitin pasardhes, i cili sipas metodologjise parashikohet sa konsumi i vitit te meparshem plus nje rritje mesatare vjetore prej 3 deri 5% Duke qene se ne vendin tone prodhimi i EE realizohet ne masen 99% nga HEC-et, kushtet e motit luajne nje rol vendimtar mbi sasine e prodhimit te EE ne vecanti dhe mbi bilancin energjitik te vendit ne teresi.
4- Cmimet e EE te shitur nga KESH te OSSH per periudhen 2009-2012 kane qene perkatesisht per cdo vit: 1.61 lek/kwh ne 2009; 2.02 lek/kwh ne 2010; 1.48 lek/kwh ne 2011 dhe 2.83 lek/kwh ne 2012. Ky ndryshim i konsiderueshem i cmimeve nga njeri vit ne tjetrin ka rezultuar kryesisht per efekt te ndryshimeve te theksuara te prodhimit te EE ne keto vite, e cila ka sjelle si pasoje edhe ndryshimin e theksuar te importeve dhe eksporteve te EE, cka per kushtet e vendit tone ne nje mase vendimtare ato kushtezohen nga kushtet vjetore te motit, ose te motit hidrologjik. Ndersa per vitet 2010 dhe 2011 pervec ketyre faktoreve nje ndikim te rendesishem ka pasur edhe bilanci energjetik i TEC-it te Vlores. Me konkretisht: a- Ne vitin 2009 u importuan nga KESH-i per plotesimin e nevojave te vendit me EE, 53 Milion kwh (Gwh) me nje kosto totale prej 2.6 Milion Euro (ME). b- Ne vitin 2010 KESH nuk importoi asnje kWh EE, por perkundrazi eksportoi 2.93 TWh duke siguruar nje te ardhur nga shitja e EE ne tregun e eksportit prej 119 ME. Viti 2010 perfaqson nje perjashtim te lumtur ne te gjithe historine e elektroenergjetikes shqiptare per prodhimin rekord te energjise elektrike. Vetem nga KESH ne kete vit u prodhuan 7.55 TWh, dhe se bashku me prodhuesit privat 7.74 TWh, ndersa konsumi vjetor ishte 6.9 TWh. Nga ana tjeter, OSSH ne respektim te kerkesave te Modelit te Tregut te EE importoi 1.9 TWh me nje kosto totale prej 86.7 ME, per mbulimin e humbjeve te EE. Sqaroj se Modeli i Tregut e detyronte OSSH-ne ta blente EE per mbulimin e humbjeve ne tregun nderkombetar per ta bere ate sa me te interesuar per zvogelimin e humbjeve, mbasi te gjitha perfitimet financiare per shkak te zvogelimit te humbjeve nen vleften e parashikuar ne kontrate shkonin gjate atij viti ne dobi te tije. c- Ne vitin 2011 per shkak te kushteve te motit prodhimi i EE ra ne 4.16 TWh ose me rreth 47% me pak kundrejt vitit paraardhes 2010 ndersa konsumi vjetor i EE u rrit me 5% duke shenuar 7.3 TWh. Importet e energjise elektrike per kete vit arriten ne total 3,25 TWh nga te cilat 1.8 TWh u importuan nga OSSH per mbulimin e humbjeve te EE, me nje kosto prej 113.1 ME dhe 1.45 TWh u importuan nga KESH-i per mbulimin e nevojave te vendit per EE, me nje kosto prej 87.6 ME.
5- Ne perputhje me Metodologjine e Caktimit te Cmimeve dhe Tarifave te EE, te gjitha diferencat financiare ne te ardhura dhe shpenzime ndermjet faktit te realizuar gjate vitit ushtrimor dhe dhe atyre te parashikuara sipas cmimeve dhe tarifave te vendosura nga ERE mbarten si kosto per vleresimin e cmimeve dhe tarifave per vitin pasardhes. Duke qene keshtu, Metodologjia e perjashton mundesine e krijimit te “demit ekonomik” te subjekteve per shkak te vendosjes se cmimeve dhe tarifave nga ERE, sepse “demi” i shkaktuar nga kushtet e ndryshme faktike te vitit ushtrimor, kundrejt atyre te parashikuara nga ERE, merret parasysh si kosto ne tarifen e vitit pasardhes dhe ne kete menyre realizohet automatikisht edhe kompensimi i “demit”.
6- KESH-i ne aplikimin per cmime dhe tarifa per vitin 2011 kerkoi nje rritje cmimi prej 95%, ose nje rritje nga 2.02 lek/kWh, qe ishte ne vitin 2010 ne 3.97 lek/kWh per vitin 2011. Kjo rritje argumentohej me faktin se KESH-i kishte planifikuar te prodhonte me TEC-in e Vlores gjate viti 2011 nje sasi EE prej 246GWh per realizimin e se ciles duhej te blinte ne treg rreth 50 mije ton nafte-dizel te cilesise se larte. Por nese ERE cmimin e EE per vitin 2010 e rriti nga 1.6 ne 2.02 lek/kWh arsyeja kryesore ishte se do te vihej ne shfrytezim TEC-i i Vlores per te prodhuar 200 GWh, EE ne perputhje me kerkesat e kushteve te garancise te vendosura nga kompania ndertuese e TEC-it. Duke marre parasysh kete fakt, ERE vleresoi se me kete rritje cmimi deri ne 2.02 lek/kWh KESH-it i mundesohej edhe blerja me cmimet e tregut te sasise se nevojshme te naftes diesel prej 43439 Ton me vlere 3.1 miliard leke, e cila perfaqsonte nje kosto te rendesishme financiare ne shpenzimet e parashikuara. ERE e miratoi kete kerkese te KESH-it se behej fjale per garancine teknike te TEC-it. Ne rast se nuk do te merrej ne konsiderate kjo kosto, atehere cmimi i EE per vitin 2010 do te kishte rezultuar 1.45 lek/kWh. Por gjate vitit 2010, per arsye teknike, KESH-i prodhoi me TEC-in e Vlores vetem 28.7 GWh nga 200 GWh te parashikuara dhe per te cilat ishte blere 43439 Ton nafte diesel. Duke qen keshtu, nga TEC-i u shpenzuan gjate vitit 2010 vetem rreth 6200 Ton nafte diesel.
7- Duke qene se KESH-i e kishte gjendje apo te kontraktuar naften diesel per prodhimin e EE te nevojshme sipas kushteve te garancise se TEC-it, sepse ajo ju garantua KESH-it nga ERE nepermjet cmimit te EE per KESH-in per vitin 2010, ne vleften 2.02 lek/kWh, ERE e refuzoi kerkesen e KESH-it ne aplikimin e ketij te fundit per cmime e tarifa per vitin 2011. ERE nuk mund te pajtohej kursesi me kerkesen qe KESH-i te importonte edhe rreth 50 mije Ton te tjera nafte diesel me justifikimin se gjate vitit 2011 kishte planifikuar te prodhonte 246 GWh. Nga analiza e kesaj situate ERE i njohu KESH-it vetem shpenzimet per prodhimin me TEC-in e Vlores vetem te 26GWh EE, ose aq sa ai kishte shpenzuar gjate vitit 2010 per venien ne pune te TEC-it por qe per arsye teknike nuk mundi te plotesonte prodhimin e te gjithe EE te kerkuar per garancine teknike. Duhet te theksojme se kostoja e prodhimit te energjise elektrike ngaTEC-i i Vlores rezultonte rreth 21 lek/kWh ne nje kohe qe kostoja mesatare e importit te EE per ate periudhe rezultonte jo me shume se 9lek/kWh. Ne keto kushte ERE nuk mund te pranonte futjen ne pune te TEC-it te Vlores per asnje arsye tjeter vecse per respektimin e kushteve te garancise teknike nga ana e ndertuesit.
8- Sikurse eshte theksuar ne piken 4-c me siper, kushtet hidrologjike per vitin 2011 ishin krejtesisht te ndryshme nga ato te vitit 2010. Per efekt te ketyre ndryshimeve qe mund ti quanim dramatike, mbasi prodhimi i EE ra me 47%, konsumi u rrit me 5% dhe importi total u rrit me 70% cmimi i vendosur nga ERE sipas metodologjise perkatese prej 1.48lek/kWh per KESH-in, nuk mund ti mbulonte keto kosto faktike ne rritje te theksuar. Eshte kjo arsyeja qe keto kosto te pambuluara nga cmimi 1.48 lek/kWh per vitin 2011, ne perputhje me Metodologjine e Cmimeve dhe Tarifave u transferuan si shpenzime ne vleresimin e cmimit te EE per KESH-in per vitin 2012, duke kompensuar ne kete menyre , automatikisht “demin financiar” te shkaktuar KESH-it nga tarifa 1.48 lek/kWh e vitit 2011. Vendimi i Bordit te Komisionereve te ERE-s i Dhjetorit 2011 per cmimet dhe tarifat e vitit 2012 , sipas te cilit cmimi i shitjes se EE nga KESH-i te OSSH, ose sikurse quhet cmimi i Furnizuesit Publik me Shumice u vendos ne 2.86 lek/kWh, duke kompensuar ne kete menyre per llogari te KESH-it te gjitha kostot e teperta te krijuara nga viti i meparshem.
9- Qeveria, si pronare e Korporates Shteterore KESH, duke marre ne konsiderate pretendimin e KESH-it per nje rritje te cmimit te EE ne masen 95% per vitin 2011, nuk u pajtua me vendimin e ERE-s te 7 Dhjetorit 2010 dhe i kerkoi KESH-it qe te paraqiste konform procedurave perkatese, ankimim ne ERE per ndryshimin e cmimit. Bordi i Komisionereve te ERE-s mbasi shqyrtoi ankimimin nuk gjeti asnje argument te ri qe te perligjte ndryshimin e cmimit dhe prandaj la ne fuqi cmimin e miratuar ne Dhjetor 2010. Duhet theksuar se te dy vendimet u votuan ne unanimitet nga te 5-te antaret e Bordit.
10- Mbas ketij vendimi, KESH-i me kerkese te Qeverise e paditi ERE-n ne Gjykaten e Shkalles se Pare ne Tirane, per te rrezuar vendimin e ERE-s. Mbasi e shqyrtoi padine gjykata la ne fuqi vendimin e ERE-s. Mbas kesaj KESH-i e apeloi kete vendimin ne Gjykaten e Apelit ne Tirane, e cila me vendim te forms se prere la gjithashtu ne fuqi vendimin e ERE-s.
11- Ne klimen e ketij ballafaqimi mosbesimi nga ana e Qeverise ndaj Bordit te Komisionereve dhe vecanerisht ndaj meje, ne menyre te personalizuar, ne daten 7 Shkurt 2011 i paraqita zyrtarisht Kryetares se Kuvendit, Zonjes Topalli, doreheqien e pakthyeshme. Shpreh keqardhjen qe nga disa personalitete politike te opozites se sotme parlamentare, deklarohet ne menyre te pavertete, sikur une jame ndeshkuar nga Qeveria duke u shkarkuar nga detyra. Por shkarkimi im sikurse edhe emrimi, sipas ligjit mund te kryhej vetem me vendim te Kuvendit te Shqiperise dhe me votim ne séance plenare, gje qe nuk ka ndodhur kurre.
12- Sherbimi i Auditit i Kuvendit, mbasi une isha larguar nga detyra, e auditoi te gjithe procesin per caktimin e cmimeve te EE per vitin 2011 nga ana e ERE-s dhe rezultatet e ketij auditimi jane reflektuar ne Rezoluten e Kuvendit te Shqiperise “Per vleresimin e veprimtarise se Entit Rregullator te Energjise, (ERE) per vitin 2010” e cila u miratua me votim ne seancen plenare te Kuvendit te date 26 Maj 2011. Nuk deshiroj te bej asnje koment per permbajtjen e rezolutes sepse ajo eshte publike ne web-in e Kuvendit te Shqiperise, por e ndjej te nevojshme te citoj vetem vleresimin qe ajo i ben caktimit te cmimit te EE nga ERE per vitin 2011, si me poshte: “Mbeshtetur ne metodologjine perkatese, ka kryer ne kohe percaktimin e tarifave te reja per veprimtarite e prodhimit, furnizimit publik me shumice, transmetimit dhe furnizimit public me pakice te energjise elektrike per klientet tarifor.”
13- Gjate kesaj periudhe, ne shortin e hedhur nga ILDKP, mua me ra llotaria per tu hetuar nga ana e ketij institucioni ne menyre te hollesishme per te ardhurat dhe gjendjen pasurore te familjes sime. Ne perfundim te hetimit mu dorezua nje kopje e procesverbalit ne te cilin deklarohej se ne te ardhurat dhe ne gjendjen pasurore te familjes sime nuk kishte asnje element anti ligjor apo abuziv.
14- Mendoj se eshte me rendesi te theksoj se ERE, vecanerisht ne veprimtarine per vleresimin e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike mbas privatizimit te OSSH-se nga CEZ eshte asistuar me ekspert te cmimeve dhe tarifave te rregulluara te cilet jane atashuar prane Drejtorise se Cmimeve e Tarifave ne ERE per gjate gjithe periudhes se analizes dhe caktimit te cmimeve. Keta ekspert te kompanise konsulente amerikane AEIA jane financuar nga programi i USAID-it per mbeshtetjen e ERE-s ne menyre qe vendimet per cmimet dhe tarifat te ishin sa me objektive, te paanshme dhe te pavarura.
*Ish-kreu i ERE-s
Nga keto qe thua dukesh me qelibar nga qelibari.
Sipas logjikes se ketij homologut kur Zoti dergon shi dhe KESH-i prodhon me teprice energji, KESH-i ja shet me lire energjine CEZ-it dhe CEZ-i natyrisht fiton me shume. Dhe kjo paturpesisht paraqitet si veprim per mbrojtjen e konsumatorit. Nje pyetje: pasi KESH-i i uli cmimin CEZ-it, a u ul cmimi per qytetaret apo u rrit fitimi per CEZ? Kete te sqaroje ky homologu dhe jo te beje sofizma qe i kuptojne apo nuk i kuptoje 5-6 veta ne gjithe Shqiperine…
Bujar Nepravishta eshte nje njeri i ngurte me mendesi komuniste edhe pse i ati i tij eshte pushkatuar nga sistemi komunist dhe ky u rrit nga tezja e vete. Ai eshte nje nder njerezit qe duhej te drejtonte energjetiken shqiptare ne drejtimin e duhur per ti dhene mundesi te zhvillohej ashtu sic duhet, por mangesia e vizionit te tij dhe stafit te tij ne ERE e cila perbehej nga nje tufe dallkaukesh me ne krye drejtoreshen e tarifave, drejtorin ligjor dhe komisioneret me dru qe mund te egzistojne, e cuan energjetiken shqiptare drejt gremines. Ju garantoj se 90% e specialistve ne energjetike kane te njejtin konstatim. gjergj Bojaxhi e ka thene kete gje publikisht.
Mgja duhet thene nje e vertete Z Bujar Nepravishta eshte nje nder burokratet me te paster qe ka njohur vendi yne. E verteta eshte se ai eshte vertet qelibar! Te akuzosh ate per mitmarrje eshte si te akuzosh Meten qe eshte i pakorruptuar.
E kunderta e tij eshte kryetari aktual i ERE Petrit Ahmeti. Ai eshte njeriu me e korruptuar qe mund te egzistoje ne Shqiperi pas Ilir Metes!!!
Po kater votuesit e tjere te ERE perse nuk reagojne por perdorin kryetaret dhe fshihen pas tyre Ata kane te drejte te barabarte vote dhe vota e tyre eshte e mbuluar me atributet e mbrojtjes se pasurise se popullit qe i ka votbesuar nepermjet Kuvendit E keqja eshte se aty shkojne edhe persona qe nuk e meritojne ,prandaj edhe nuk reagojne pa dale shefat e tyre me pare Ky shkrim qe ka publikuar Nepravishta duhej te publilkohej ne radhe te pare nga ERE aktuale e cila e ka tager dhe detyrim ligjor raportimin ne Kuvend. sepse ketu behet fjale per shperdorim apo korrupsion te pasurise se popullit i cili e ka besuar ne pese votat e tyre dhe te gjitha te dhenat e Neravishtes ne radhe te pare i kane keta ne dosjet vjetore te ERE apo raportet e saj .
Ik o loqe derdellit kot, po leket qe ka marre Ahmetaj per uljen e cmimit I din, sa ka qene cmimi nderkombetar I energjise o trap per vitin 2011 apo vari karet le te fitojme ca lek pa se shkon KESh per lesh s’na duhetgje, ti je nje lolo mor idiot dhe asgje me shume, por mbase ke marre ca dhurata edhe ti.
Nje ish inxh elektrik ish naftetar, nuk mund te shkruaje ndryshe pervec se nepermjet argumentave dhe shifrave. Vetem se menyra e caktimit te cmimit cdo vit me duket subjektive Duhet gjetur nje formule kontrolluese qe te marre ne konsiderate faktoret e tregut dhe vet prodhimin te harmonizuar per te mos e lene gjithe kete vlere pasurore te popullit ne dore te pese votueseve ne mirbesim Mirebesimi duhet qe edhe te kontrollohet
I jashtzakonshem,Ralle mund te gjesh ne administraten publike njerez te tille.
Njerezet totalisht te papergjegjeshme si ky nuk gjen vertet:asnje minutes nuk iu ka shkuar nder mend se shiu mundet mos me rra me siguri!asnje minute nuk iu shkuar nder mend se mundet me pas -per shume arsye ma pak prodhim?
Apo vete keta Kane organizuar formimin ne tana anet:çmimin te lire per CEzin,qe cezt’ua ktheje’nderen’,çmimin edhe ma te shtrenj per import qe EFTja te va ‘ktheje nderen’ me disa dergesa ne bankat jashte!
Po si Kane lindur ato ‘metodologji’qe ky kleptokrat na permend? Kush Jane ato experte qe konsultuhet?Cilet ishin rekomandimet e experteteve te usaid,te Cilet mos Jane si ato ‘ experte’ qe keshilluan per rrugen e kombit!?
Po kulmi i turpit per ne tegjithe e per kete’zotni’te ralle sipas jush eshte kur ky fuqin e 5 kleptokrateve do me vu mbi fuqine e qeverise,dmth 5 vjedhese duhet te kene ma shume fuqi se Shteti Shqiptar!!!
Vjedhes e kriminele bile eshte e asgje tjeter!Sofizmat e tij per jo metodologjia i ka fajet,jo shiu,eshte kulmi ..
Sipas logjikes se ketij homologut kur Zoti dergon shi dhe KESH-i prodhon me teprice energji, KESH-i ja shet me lire energjine CEZ-it dhe CEZ-i natyrisht fiton me shume. Dhe kjo paturpesisht paraqitet si veprim per mbrojtjen e konsumatorit. Nje pyetje: pasi KESH-i i uli cmimin CEZ-it, a u ul cmimi per qytetaret apo u rrit fitimi per CEZ? Kete te sqaroje ky homologu dhe jo te beje sofizma qe i kuptojne apo nuk i kuptoje 5-6 veta ne gjithe Shqiperine…
Shume gjate I ke rene te provosh se nuk je I korruptuar; ne fakt I gjithe shkrimi provon se je hajdut me cizme, megjithate ne kete rast e ke bere se te kane urdheruar. Gjithashtu media nuk te ka akuzuar ty per kete, ka akuzuar te tjere me larte se ty, por ty te ka zene frika se mos hapen letrat dhe e ha; keshtu eshte kur je pa shtylle kurrizore. Ne te vertete e keqja me madhe ketij populli I vjen nga vemjet dhe sherbetoret e felliqur si ty. Pa vemjet si ju, politikanet e felliqur s’kane ajer te jetojne. Plehra!
Nga koqe si ky me ketp arsyetime idiote e kemi ngrene kaq vjet. Bajga!
A ka ndonje vend tjeter ne bote qe loz keshtu me çmimet, prodhuam nuk prodhuam. Ka nje treg e nje burse ballkanike ku çmimet kurre nuk kane lozur si thote zotria. Me gjithe kete mundesi luhatjeje te çmimit te energjise-ku çdo qindarke perfaqesonte miliarda qe dilnin nga xhepi i shtetit per te privati, keta te ERE-s kane bere “loje te rende”. Mire na e keni bere.
Po ata qe firmosen per TEC-in e famshem pse nuk i paditen ne Prokurori keta te Entit administrues te energjise?
E Para 2.83-1.61 lek/kwh ndryshimi 2012/2009 ose 1.22 lek/kwh per 4 gjet nuk justifikon kete rritje cmimi.
E dyta ne kater vjet eshte punu per HECet private dhe CEZin nga paraardhesit Tuaj.
E treta dhe me e rendesishmja Paraardhesit Tuaj Kane qene lavire dhe aspak me integritet moral e professional.
Ju jeni Shum lart krahasuar me ato paraardhes.
Pak balte eshte hedhur:ju meritoni burgun vetem per faktin qe keni pranuar nje hulje te tille cmime,kur duhet se ne gjithe tregun balkanik mungon rryma…
Po kete Petrit ahmetaj e ka shkruar se Bujari ka rrejedhur me kohe e vakt.ERe e ka drejtuar komunisti Petrit Ahmetaj i afert me Meten nepermjet Engjeell Zeqos te Prodhimit KESH.
Ndersa une i shkreti dhe shume pagues të tjere tërregullt, cmimin e energjise e kemi paguar gjithmone naaaa, kaq sa krahu!. Gjithmone kemi ndjere vetem rritjje çmimi, asniehere ulje te tij. Te shkrtet ne!
Ndersa une qyqari dhe shume pagues të tjere tërregullt, cmimin e energjise e kemi paguar gjithmone naaaa, kaq sa krahu!. Gjithmone kemi ndjere vetem rritjje çmimi, asnjëherë ulje te tij. Te shkrtet ne!
Mashtim i trashe qe mundohet te fshihet ne rremuje shifrash. E verteta esht qe Berisha e perdori kete zyrtar pa integritet dhe e flaku si limon te shtrydhur si dhe shum te tjere te ngjashem. Po ashtu dy pasardhesit e tij u larguan dhe punojne i pari Drejtues tek Hec Ashta dhe tjetri esht drejtor i TAP Albania, ne konflikt te hapur interesi me subjekte qe i lecensuan dhe i ben favore ne dem te shtetit.
Kjo esht historia e trishte e drejtuesve te ERES, nje tufe hajdutesh dhe njerezish pa dinjitet qe gezojme Zero respekt ne komunitetin e energjise ne kete vend, le pastaj tek homologet.
Ky Bujar Carcani(Nepravishta)qe ne mars te vitit 1992 u be Zv/minister me minister Abdyl Xhajen,qe atehere filluan te vjedhin me licensat e karburanteve e pastaj shkoi ne Ere,i hipi pushtetit qe prodhonte para e mbasi u ngop mire u terhoq me te bute pasi pasuria qe e majme.Atehere ne pushtet nuk u fliste shokeve qe njihte me pare.Eshte nje servil i lindur dhe nuk ka shtylle kurrizore,keshtu ka lindur se mesa duket eshte rrahur qe ne vogeli.T’i rroje partise demokratike.
Beji dhe dy pyetje, sa ka vjedhur me kompanite e ndertimit??? Sa tendera I ka dhene firmes Gener 2 shpk dhe doko shpk.ku I ka ndare parate me to dhe si I ka ndare? A eshte aksioner gjekundi? Ky servil I poshter nuk duhet lene pa denuar, ku servil qe bente planet per hedhjen ne ere te shtyllave te tensionit dhe bente tendera te drejteperdrejte. Mallkim enver hoxha per kete vend, duhet te kishte pushkatuar jo vete te atin e tij por dhe faren e keqe kete fare bujari dhe sot do ishim me nje hajdut me pak ne kete vend.
Je i sigurte per shifrat o njeri ?
C’te duhet qe shkruan.
TE JESH I SIGURTE QE PROKURORIA NJE DITE DO I PERDORE SHIFRAT TUAJA.
Je shume konfuz per vitin 2011.
Vemje…vemje nga i pari tek i fundit!
Hajdutët e Saliut, tani na dalkan edhe “mbrojtës të konsumatorit”…???!!! O burra, vidhni kush të mundet, sepse vjedhja te ne, përveç se “zotësi”, është dhe “e moralëshme”…(???!!!) Në vënd që këta “zotërinj”-banditë, të jenë prapa hekurave, na dalin të gravatosur dhe tallen me këtë popull fukara që “i paguan të gjitha”…!
Loje shifrash.Kujt ja thua.Sa eshte kosto e 1 kv kur del nga Komani+ transmetim,puntori.Pse nuk thua qe ke miratuar shitjen nen kosto te EE.Harron qe ka dhe te tjere qe i njohin mire punet(jo une).Me mire mos fol o kaqol.Ke qene vegel,ndryshe kush te vinte.Pse e vune Ramadanin,pse e cuan ne Mjede(Ashte) pasi e hoqen nga ERE.Ashta Ka me shume rendesi se ERE,apo jo Plakush.Mbase do kene kohe te merren dhe me ty.CEZ duhej te fitonte me cdo kusht,gjalle a vdeke.Pasi u firmos kontrata,ceket ta mernin ku te donin energjine,e jo ta ulje ti matuf,sa here donin para me thase ceket etj.Dhe populli e hante dhe e hante.Majmun.
Si eshte e mundur qe ju po degjoni shifra 600.000 euro, si eshte e mundur qe ju degjoni se u vodh floriri i krrabes, si eshte e mundur qe shihni video me shifra 750.000 euro, si eshte e mundur qe degjoni akuza per organizim vrasjesh, si eshte e mundur qe shihni video seksi nga deputet, si eshte e mundur qe shihni e degjoni se askush nuk ndiqet e denohet, si eshte e mundur qe ju degjoni se munde te destabilizohet vendi vetem per nje njeri, si eshte e mundur qe ju shihni dhe degjoni shume e shume gjera te tjera te renda dhe nuk reagoni,nuk i denoni, perkundrazi bashkoheni me to.
Bujar nepravishta eshte nje specie ne zhdukje fatkeqesisht, personifikim i ndershemris perfekte, e pastertis, e moralit, e shkencetarit (ju skini nivelin ta kuptoni). Bujari eshte nje person i rrallle, qe ne te gjithe jeten e tij kudo ku ka shkelur ka lene vetem gjurmet e nje njeriu te shkelqyer. Ka ndonje nga ju qe e njeh nga afer Bujarin ? Athere munde te flasi. Vete fjalori qe ju fisisni, kuptohet se cnivel jeni.
Bujari eshte nje RUBIN qe nuk munde ta njollosni dot. Balta dhe llumi qe ju kerkoni tja vini atij, nuk munde te njollosin figuren e tij, ato do te bien ne vete llumin nga ku dalin, dhe ai do te qendroj i paster dhe me vlera te paarriteshme nga kjo shoqeri e kalbezuar.
Ju keshilloj miqesisht qe pyesni ata qe e njohin Bujarin nga afer dhe do te pendoheni per cfare keni shkruar.
Tanja
Po Tanja
Bujari eshte figure e rrelle. Lum ai qe e ka njohur dhe ka pasur mundesin te punoj me te.
..