Me temp të shpejtë: Politika e azilit në Gjermani ndryshon

29 Shtator 2015, 16:55Bota TEMA

Më pak se një javë pas samitit të Berlinit për refugjatët, kabineti qeveritar gjerman vendosi të martën në Berlin shpalljen e tre vendeve të tjera të Ballkanit si “vende të sigurta origjine”, pra Shqipërisë, Kosovës e Malit të Zi, në kuadrin e një pakete ligjore që parasheh ndryshime në politikën e azilit dhe të refugjatëve. Me këtë hap derdhet në ligj ujdia e arritur në samitin e para pak ditëve për refugjatët mes federatës dhe landeve, ku ndër të tjera u ra dakord për shpërndarjen e shpenzimeve për sfidën e refugjatëve, si edhe akomodimin dhe kujdesin shëndetësor për ta. Në këtë samit u ra në ujdi për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine, gjë që do të shkojë paralelisht me shkurtimin e asistencave për këto grupe refugjatësh.

Për qeverinë gjermane refugjatët që vijnë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi nuk janë të përndjekur politikisht. Por për miratimin e paketës së re ligjore qeveria e Unionit CDU/CSU dhe socialdemokratëve duhet të marrë edhe miratimin e Të Gjelbërve në Këshillin Federal. Dy nga landet e bashkëqeverisura me Të Gjelbrit duhet të thonë së paku Po. Sinjalet janë që kësaj here qeveria do të marrën miratimin e Këshillit Federal për shpalljen e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si vende të sigurta origjine.

Ndër të tjera paketa e re ligjore parasheh rregulla më të ashpra për azilin, procedura të përshpejtuara azili, dhe rritje të fondeve të federatës për landet për përballimin e numrit të lartë të refugjatëve. Për shkak të valës pa ndalim të refugjatëve, qeveria gjermane po vepron me shpejtësi. Paketa ligjore e kabinetit do të diskutohet së shpejti në Bundestag, ndërsa në fillim të tetorit do të vuloset në parlamentet e landeve. Ligjet e reja pritet që të hyjnë në fuqi më 1 nëntor. Federata ka premtuar angazhimin financiar afatgjatë për refugjatët. Deri më tani barra financiare është përballuar nga landet dhe komunat. Nga viti 2016 federata do të paguajë për azilkërkuesit një shumë fikse prej 670 eurosh për refugjat tek landet. Edhe ngritja e qendrave të reja për azilkërkuesit parashihet të lehtësohet nga pengesat burokratike. Federata këtu pritet të angazhohet me 500 milionë euro.

Në bazë të rregulloreve të reja refugjatët në qendrat e pranimit në të ardhmen do të marrin vetëm “aq sa është e mundur” shërbime materiale. Në rast pagese me para në dorë, kërkohet paradhënia vetëm për një muaj. Nëse për disa grupe azilkërkuesish parashihen shkurtime të dukshme të asistencave, për azilkërkuesit me shanse pranimi të azilit do të synohet integrimi më i shpejtë përmes ndjekjes së kurseve të gjuhës.

7 komente në “Me temp të shpejtë: Politika e azilit në Gjermani ndryshon”

  1. tfgs says:

    Merkel,origjina e gyzeleve te Zikes eshte Kawkazi e jo Shqiperia,kshq cojini andej nga edhe kane ardhur………..

    1. Ndok Llesh Preng Gjon Ndue Din Gjin says:

      Po ty te qifsha tetame ca origjine je ti? Rrace greku i zi rraca me e dhjere ne bote. Rrace qylsash qe nuk punoni vetem qiheni ne bythe nga prifti dhe hani gerrneten ne sume nga prifti lagjes

  2. Albatros says:

    Done,investitore te huaj ju? Ju hapni deren te huajve rrace e poshter skllavi na haeni tani.Po ta kishte bere ndonje shqiptar kete qe beri italiani nuk do pushonin komentet veturryese por meqe e ka bere italiani te tere heshtin
    Edhe keto dy komente mesiper jane nje sherr midis prezervativit te janulles dhe dashnorit te mamit te grekofagot.Por perseri nuk kane fare lidhje me temen

  3. Mali says:

    o gazet leshi me gjithe keta gazetar leshi, shkruani shqip ju lutem???
    Çfar eshte “temp”????
    E derrmuat gjuhen shqipe.
    Ne ç’do shkrim qe beni te pakten nje fjale te huaj e vini!!

  4. sokol says:

    duket qarte qe si doni shqiptaret por zoti eshte I madh.ti gezoni fekalet e lindjes mesme arabe qe do tju asimilojne.

    1. ..... says:

      Po ore ke shume te drejte,per disa vjet gjermania nuk do te jete me e bardhe por plot me parazita evgjit e terrorista!Leri moterqirat te marin ate qe meritojne.

      1. Jungelrule says:

        Gjermani i ka marre keta per ti punesuar, dhe naften ne vendi e prejardhjes do ia menaxhoje.

        Ne nuk kemi nafte, por mundohena ti kompensojme me pordhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje