Një pyetje e “vështirë” për ambasadoren e BE-së në Tiranë

29 Shtator 2015, 09:24Lifestyle TEMA

Nga Blendi Salaj

 

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin mund të ketë marrë shumë pyetje gjatë karrierës së saj, por unë kam bindjen se kjo është e para e këtij lloji.

Një gazetar i Balkanweb i shkon problemit drejt e në zemër me një artikull prej dy paragrafësh ku i bën pyetjen e vështirë, “Me dinamit i ke krehur flokët?”.

Mund të tingëllojë si diçka nga shkolla fillore, por është në fakt pyetje nga një i apo e rritur që paguhet si gazetar/e profesionist/e për të pasqyruar të vërtetat.

Mezi pres që zonja nga Kroacia tu kthejë përgjigje pyetjeve të forta të shtypit shqiptar.

Ndërkohë jam kurioz të di edhe se e kujt është mendia gjeniale dhe zemra guximtare që i doli ballas ambasadores për kaçurrelat.

5 komente në “Një pyetje e “vështirë” për ambasadoren e BE-së në Tiranë”

  1. Laveri says:

    Mire i paska thene,ose edhe mund ta pyeste ,direkt mbas te q… ke ardhur per konference shtypi

  2. Iris says:

    Pyetja dhe jehona e saj ne Tema, nuk jane shpoti spiritoze, por thjesht nje sjellje rrugace. Nga te gjitha vendet europiane, vetem ne Shqiperi, burrat politike, mistrecat gojeshthurrur te kesaj periudhe, ia lejojne vetes sjellje te tilla, me njeri tjetrin, me grate, dhe per me teper me miqte dhe te deleguarit nga bota, qe nuk na kane faj per frustrimin emocional qe ndien cdo shqiptar nga te qenit vulnerabel ne cdo kohe. Shpresoj se shpreh ndjenjen e shume grave, zonja te ketij vendi, me deshiren per t’i kerkuar te falur Zonjes Vlahutin, qe iu desh te perballet me gjela te tille koke e zemerbosh. Shpresoj qe, Perfaqesueses se BE t’i kene kaluar anash shigjeta te tilla, sinjifikative vetem per personalitetin e atij qe i thote.

    1. LORA says:

      Iris,kam pershtypjen se klasi i drejtperdrejte zonjes se respektuar Romana Vlahutin,si e para perfaqesuese serioze e BE-se ne Tiranen zyrtare,i percellon sumen mjaft mender-politikaneve te mbytur ne krim e korrupsionqe ,te cilet frymezojne pyetje te tilla tek gazetare rrugace.
      Mendoj se ne grate shqiptare nuk kemi pse te kerkojme falje per turpe rrugacesh meshkuj,po aq sa jam e bindur qe zonja Vlahutin e ka kuptuar fort mire superioritetin ne pergjithesi te grave e vajzave shqiptare mbi gjinine tjeter.
      Une e vleresoj me respekt punen e zonjes Vlahutin,deri tani,,,,si asnje tjeter para saj.

  3. pilo says:

    Forma eshte e lidhur me permbajtjen, megjithese duket sikur nuk shkon ne shprehje, por shkon ne mendim. A eshte bukuri kjo menyre te mbajturi flokesh?! Mendoj se mendimin keshtu e ka si floket dhe hajde prit direktivat e BE-se nga kjo femer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje